Arkiv-Lajme
Forca elektorale e LSI-së - dobësi elektorale e PD-së
Eduard Zaloshnja, bashkëpuntor i përhershëm i ResPublica-s, deklaroi në emisionin Opinion të Blendi Fevziut se forca elektorale e LSI-së shpjegohet me faktin se 30 mijë përkrahës të saj kanë zënë vendet e punës së 30 mijë përkrahësve të PD-së. E pyetëm Zaloshnjën se ku bazohej ajo llogari dhe kjo ishte përgjigjia e tij:
Kryeprokurorja përgënjeshtron RD-në dhe i tregon dhëmbët Berishës
Pritet një riaktizivim i fortë i Prokurorisë bazuar në raportin e FBI-së mbi 21 janarin, dhe kjo pritmëri nuk duket se është pa gjë. Është vetë sjellja e maxhorancës që të bën ta besosh këtë version. Berisha vetë ka dhënë një seri intervistash në të gjitha studiot e mundshme, dhe është fokusuar ekskluzivisht tek 21 janari, tek puçi, tek puçistët, tek organizatorët e protestës, etj. Intervistat e tij kanë qenë nervoze. I njëjti nervozizëm vihet re sot edhe në gazetën e Partisë Demokratike, ku sulmohet Ina Rama.
Rama flet si mik i “miqve të Shqipërisë”; dhe siguron se autorët e 21 janarit do gjykohen
Edi Rama foli në sallën e Akademisë Arteve dhe la të kuptohej se “miqtë e popullit shqiptar” janë duke bërë çmos për ta zbardhur të vërtetën e 21 janarit 2011. Dhe me “miqtë e Shqipërisë” kish parasysh mbi të gjitha SHBA-të, të cilëve iu kthye tri herë në fjalën e vet. “Drejtësinë e kërkon Shqipëria, por e kërkojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, me në krye SHBA-atë, që kanë angazhuar agjencinë më të madhe të botës, FBI-në, për të zbardhur 21 janarin. Pa mbështetjen e SHBA-së, Shqipëria nuk do të shihte asnjë hetim për 21 janarin.”, tha ai fillimisht.
Familjarët e opozitarëve të vrarë nga regjimi emocionojnë sallën e Akademisë së Arteve
Në sallën e Akademisë së Arteve, pas homazheve në bulevard, është mbajtur një takim përkujtimor. Kanë folur familjarë të katër opozitarëve që u vranë nga regjimi. Fjalët janë të thjeshta, por skena ishte emocionuese. Ja ndonjë pasazh nga fjala e tyre, dhe nga fjala e Zogajt dhe Ramës.
Ku ishin, dhe çfarë bënin, gazetarët ‘puçistë’ fiks një vit më parë?
Pyetjes që shtrojmë qysh në titull lidhur me gazetarët ‘puçistë’ (F. Çakuli, S. Balla, A. Bushati dhe M. Baze) i jep përgjigje Mero Baze në një shkrim të vetin të publikuar në Tema. Ja ç’thotë ai: “Ne nuk ishim katër. [Ndërsa ne të katër] nuk ishim bashkë më 21 Janar. Filip Çakuli nuk ishte fare në Tiranë, pasi i kishte vdekur vjehrra në Divjakë. Sokol Balla ishte duke ndjekur protestat për llogari të vet, ndërsa Andi Bushati u ul në tavolinën time pak pasi në bulevard filluan krismat.
Policë pa fund në manifestimin e opozitës; por gjithçka u zhvillua paqësisht
Njerëzit e opozitës përkujtuan një vjetorin e 21 janarit. Ishte një manifestim jo imponues në pikëpamje numerike, por edhe nuk ishte paralajmëruar si i tillë. Duhet të ishin 2-3 mijë vetë, të cilët bënë një marshim të ndadaltë në gjithë gjatësinë e bulevardit, në heshtje, me muzikë funebër në sfond. Pranë kryeministrisë, aty ku mbetën të vrarë katër opozitarë një vit më parë nën breshërinë e plumbave të Gardës, turma ish planifikuar të ndalonte në secilin vendngjarje, të vendoste lule, e të merrte kthesën. Lëvizja e turmës ish e organizuar.
Berisha: 21 janarin do ta hetoj unë pas largimit të puçistëve
Ju ftojmë ta ndiqni këtë intervistë të kryeministrit Berisha dhënë Alfred Pezës në Vizion Plus. Kemi hequr nëpër të pjesë të përgjigjeve, por për ta shkurtuar disi, e duke u kujdesur që të mos deformohet konteksti. Biseda tek-tuk duket surreale. Duket qartë se kryeministri është i terrorizuar nga data 21 janar. Respublica.al.
Peza: Ju keni deklaruar se vazhdoni t’i qëndroni mendimeve që keni dhënë më 23 janar të një viti më parë. Eshtë një deklaratë që në fakt më shumë është komentuar si një kërcënim për z.Edi Rama …
Berisha nuk e di mirë historinë e shpalljes së pavarësisë
Në intervistën me Alfred Pezën në Vizion Plus, Berisha tha: “Nuk duhet të harrojmë se pavarësia e Shqipërisë, nuk ishte një pavarësi pa cen; ishte një pavarësi e shpallur në 1/3 e territoreve shqiptare dhe imagjinoni ju se çfarë dhimbjeje, se çfarë drame, krijoi ajo tek ¾ e shqiptarëve që mbetën jashtë territorit të Shqipërisë, veçanërisht në Kosovë, që bëri luftërat e mëdha, të cilat imponuan pavarësinë.” Në fakt, pavarësia u shpall në vitin 1912 nga përfaqësuesit e të katër ish-vilajeteve osmane me popullsi shqiptare – dhe për të katër vilajetet.
PS-ja e LSI-ja i rikthehen “luftës për jetë a vdekje”
Ka patur një moment, para disa muajsh, kur shumëkush zuri të besonte se një afrim mes PS-së e LSI-së, jo vetëm nuk ishte i pamundur, por edhe po kërkohej nga të dyja palët. Kjo stinë kulmoi me deklarimin e Ramës, teka fliste mbi librin e vet tek programi Top Story i Kol Ballës. “Secili e meriton një shans të dytë”, tha Rama, duke ndjellë të nesërmen një valë të paparë kritikash e refuzimesh të asaj që la të kuptohet.
Pse qeveria ‘Thaçi’ ushtroi dhunë ndaj Vetvendosjes?
Pse qeveria Thaçi reagoi dhunshëm kundër protestuesve të Vetvendosjes në Merdare e në Dheun e Bardhë? Një përgjigje e jep opinionisti i Prishtinës, Halil Matoshi, në shkrimin e sotëm të publikuar në Kohën Ditore.