Rama flet si mik i “miqve të Shqipërisë”; dhe siguron se autorët e 21 janarit do gjykohen

Edi Rama foli në sallën e Akademisë Arteve dhe la të kuptohej se “miqtë e popullit shqiptar” janë duke bërë çmos për ta zbardhur të vërtetën e 21 janarit 2011. Dhe me “miqtë e Shqipërisë” kish parasysh mbi të gjitha SHBA-të, të cilëve iu kthye tri herë në fjalën e vet. “Drejtësinë e kërkon Shqipëria, por e kërkojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, me në krye SHBA-atë, që kanë angazhuar agjencinë më të madhe të botës, FBI-në, për të zbardhur 21 janarin. Pa mbështetjen e SHBA-së, Shqipëria nuk do të shihte asnjë hetim për 21 janarin.”, tha ai fillimisht.
Pak më poshtë, në tentativë për të shpjeguar optimizmin e vet, se krimi i 21 janarit do të hetohet e gjykohet, u kthehet prapë miqve: “Jam i bindur se 21 janarin e ardhshëm, drejtësia do të vihet, sepse provat e FBI-së do të hedhin dritën që nuk mund të shuhet në asnjë mënyrë nga drejtësia e korruptuar. Prandaj, shpreh një mirënjohje të thellë ndaj SHBA-së dhe ndaj ambasadorit Aleksandër Arvizu.” Dhe kjo ishte hera e dytë.
Në fund bën një lidhje mes shpresës së familjarëve për drejtësi dhe prononcimit më të fundit të ambasadorit Arvizu në Top Story: “Lajmi i ambasadorit amerikan për hetimet e FBI-së, u ka dhënë shpresë atyre se drejtësia do të vihet në vend, u ka dhënë mbrapsht shpresën e rifillimit të jetës së tyre, pas vënies së drejtësisë për Faikun.” Dhe kjo ishte e treta.
Dy ishin mesazhet që Rama ka dashur të përcjellë: 1. Diplomacia perëndimore, dhe ajo amerikane, janë me opozitën tanimë, dhe 2. Drejtësia do ta zbardhë se s’bën krimin e krye një vit më parë.
Re.Pu.
Comments
Rama foli shume bukur sot. U
<p>Rama foli shume bukur sot. U shfaq si skulptor qe e skalit fjalen me 'dalten' e shpirtit dhe 'goditjen' e zemres. Dhe 'guret' i shndrroi ne 'plasteline'. Dhe mendova: Me mire te provojme 'cmendurine' e artisteve sesa te cubave. Artistat, maksimumi i te keqes vetvriten, ndersa cubat te vrasin dhe s'te paguajne...Mbase ja vlen. Ta provojme.</p>
E mira do te ishte qe Edi
<p>E mira do te ishte qe Edi Rama te mos e shperdoronte besimin qe, mes dhunes shteterore, po perpiqemi t'i japim. Te mos ndjeke rrugen e paraardhesve te tij, qofshin te majte apo te djathte. Le te tregoje se eshte vertete burre qe e mban fjalen, pasi pasuria, te cilen shume politikane mundohen ta vene vetem me pushtetin qe marrin nga populli, mundet qe nje dite te ike nga duart (gje qe ka ndodhur edhe me pare ne Shqiperi), ndersa, emri i mire qe le njeriu me vepra nuk iken kurre. Te shpresojme, pasi te gjithe nuk mund te behemi udheheqes dhe as pushtetare, por votues do te jemi gjithe jeten dhe dikujt do ia japim te drejten per te drejtuar vendin.</p>
Add new comment