Arkiv-Lajme

Berisha nuk lodhet me 'shpjegimet e veta' mbi 21 janarin

Postuar në 25 Janar, 2012 16:24

Kryeministri Sali Berisha ka qenë në studion e Shkëlqim Pekës, dhe e gjithë biseda, për herë të n-të, ka qenë e fokusuar tek 21 janari. Ishte një përçartje e gjatë, thelbi i së cilës ish premtimi i tij se “21 janari do hetohet nga një prokuror që do ta zgjedhë ai vetë”. Duket i trazuar. Ja disa pasazhe me ‘kripë’:

Presidenca daneze e BE-së ndalet tek çështja 'Meta'

Postuar në 25 Janar, 2012 14:34

Versioni online i Temës ka një lajm mbi qëndrimin e danezëve, si kryesues të Presidencës së BE-së deri në fund të qershorit, lidhur me Shqipërinë. Ky lajm nuk gjendet në agjenci të tjera, dhe gazetarët e Temës i referohen televizionit AS (Albanian Screen), që me sa duket është burimi i këtij informacioni. Ministri danez për Çështjet Europiane, Nicolai Wammen, ka folur në parlamentin Europian mbi axhendën e presidencës së vendit të vet, e mbi përparësitë që ata do kenë.

Arrestimi i komandantit të Gardës, një ngjarje që po komentohet nga të gjithë

Postuar në 25 Janar, 2012 12:20

Bob Hand, këshilltar në komisionin amerikan të Helsinkit, flet për 21 janarin dhe në mendje ka katër të vrarët. I intervistuar nga Zëri i Amerikës, ai shpreson që arrestimi të finalizohet me gjykimin e fajtorëve, në mënyrë që “i gjithë ky proces të çojë në një besim më të madh te sistemi gjyqësor në Shqipëri”. Kur gazetarja i flet për kritikat e kryeministrit në adresë të kryeprokurores, zoti Hand futet më thellë, duke dëshmuar se e di për ç’kritika bëhet fjalë, dhe e di se janë më shumë se kritika.

Vijon jehona e WikiLeaks-it: Prifti Andon Merdani përgënjeshtron një kabllogram

Postuar në 25 Janar, 2012 11:56

Në versionin online të Mapos gjendet një përgënjeshtrim që i bëhet një kabllogrami të Wikileaks-it nga ana e Andon Merdanit, i cili emërtohet si episkopi i Krujës në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Lidhur me këtë kabllogram, ku bëhet fjalë për një bisedë mes Merdanit dhe diplomatëve amerikanë e ku Merdani del të ketë folur mbi një përfshirje të Kishës në punën e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, ka pasur dhe një diatribë të ashpër publike mes historianit Arben Puto e Janullatosit, kryepeshkopit të Kishës sonë ortodokse.

Zyra e Stefan Fule-s: Prokuroria ka mbështetjen tonë në hetimin e 21 janarit

Postuar në 25 Janar, 2012 09:30

Arta Tozaj, korrespondente e Top-channel-it në Bruksel, ka intervistuar Peter Stano-n, zëdhënësin e komisionerit Stefan Fule, lidhur me ngjarjet e fundit në Tiranë, riaktivizimin e fortë të prokurorisë pas raportit të FBI-së. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e BE-së për këtë çështje. Ja një pjesë e intervistës:

Pyetje: Si i vlerësoni zhvillimet e fundit në Shqipëri për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit?

Protesta e Vetvendosjes nuk ishte një aksion i mirëmenduar

Postuar në 25 Janar, 2012 08:15

Nuk ka më lajme mbi protestën e lëvizjes Vetvendosje në dy pikat kufitare. E nuk ka se si të ketë, pasi protesta praktikisht është ndërprerë. Ishte e pritshme kjo gjë. Nuk kish asnjë gjasë që ajo protestë (në natyrë, larg qëndrave të banimit, në dimër) të vijonte non stop, natën dhe ditën, derisa qeveria të garantonte reciprocitetin në pikat doganore. E prandaj aposteriori mund të thuhet, se protesta nuk ishte e menduar mirë. Rezultoi se ajo “kish një kuptim” për sa kohë protestuesit u ndeshën me policinë, por në momentin që policia nuk ndërhyri, protesta u fik.

Pika e dobët e vijës së fundit të mbrojtjes berishiane për vrasjet e 21 janarit

Postuar në 25 Janar, 2012 06:28

Në mbrëmjen e 21 janarit 2011, Berisha deklaroi me siguri të plotë se të vrarët e asaj pasdite ishin qëlluar nga afër me armë të kalibrit të vogël, jo në dispozicion forcave të policisë apo të gardës. Madje ai i përsëriti dy herë këto fjalë, duke tundur dhe gishtin. Kjo ishte vija e parë e mbrojtjes, e cila iu shkërmoq vetëm pas disa orësh, kur gazetari investigativ Artan Hoxha (jo analisti proqeveritar Artan Hoxha) demonstroi me video në News 24 se të paktën njëri nga të vrarët ishte qëlluar nga një gardist.

Doda “ngrihet” në nivelin e Opinionit: Te palmat do varesh!, i thotë Tahirit

Postuar në 25 Janar, 2012 04:56

Në programin Opinion të TV Klanit, ku moderatori Fevziu tërhiqet rëndom në rolin e atij që bën sehir teatrin rrugaç që inskenohet para syve të tij, me lejen e tij, e të shumtën e herëve me inkurajimin e tij, ka ndodhur parmbrëmë një përplasje që ka lënë pa gojë shumë vetë. Andej nga fundi i programit, debati mbi 21 janarin, i risjellë në vëmendjen tonë edhe prej arrestimeve të ditëve të fundit, ka mbetur mes Saimir Tahirit e Mesila Dodës.

Behar Gjoka: Migjeni është sllav? E çfarë pastaj … sikur të ishte?

Postuar në 25 Janar, 2012 04:10

Mbi ‘origjinën jo shqiptare’ të Migjenit është folur prej kohësh. “Është me origjinë malazeze”, është thënë. S’është e vërtetë? Studjuesi i letërsisë shqipe, Behar Gjoka, nënvizon dy gjëra lidhur me këtë argument në një shkrim të tijin në Gazetën Shqiptare. Nuk dihet me saktësi që ai nuk është shqiptar, thotë Gjoka. Duke lënë mënjanë ca “njerëz që janë në rrethin e gjakut të poetit, të cilët pretendojnë e provojnë origjinën e tyre sllave”, Gjoka është i mendimit se kjo tezë ngrihet mbi dy fakte që nuk janë shumë domethënëse: 1.

Obama në fjalimin përpara kombit: Përballë rregullave jemi të gjithë njësoj

Postuar në 25 Janar, 2012 02:34

Në fund të janarit, për çdo vit, Presidenti amerikan mban një fjalë përpara të gjithë Kongresit, që quhet State of the Union address. Është një praktikë që buron si detyrim nga kushtetuta qysh në krye të herës. Dhe kjo është një rrethanë, në të cilën Presidenti, duke prezantuar gjendjen e vendit, bën me dije dhe axhendën e vet për vitin në vijim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme