Berisha nuk lodhet me 'shpjegimet e veta' mbi 21 janarin

Kryeministri Sali Berisha ka qenë në studion e Shkëlqim Pekës, dhe e gjithë biseda, për herë të n-të, ka qenë e fokusuar tek 21 janari. Ishte një përçartje e gjatë, thelbi i së cilës ish premtimi i tij se “21 janari do hetohet nga një prokuror që do ta zgjedhë ai vetë”. Duket i trazuar. Ja disa pasazhe me ‘kripë’:
- Zoti Rama do të vinte të mbante fjalim tek zyra ime, dhe natyrisht qeveria bëhej e pa qenë, dhe pastaj unë, po të kisha shpëtuar prej tyre, do të thirresha të bëja një marrëveshje mbi dhunën dhe forcën, ose dikush tjetër do të përfaqësonte PD-në, ishte një skenar shumë i studiuar.
-[Ju thoni se pse] unë jam në unison me komunitetin ndërkombëtar? Sepse unë nuk kam kërkuar asgjë tjetër përveç hetimit të organizatorëve, hetimit të sulmuesve, të sponsorizuesve, të vrasjeve dhe të ngjarjeve të tjera.
-Kryetari i opozitës më rrethoi mua duke ndenjur tek Kullat shumicën e kohës ku kishte veshë dhe sy që e qarkonin aty dhe që e dëgjonin në çdo gjë bashkë me lejtnantët e tij. Unë u rrethova,unë nuk lëviza vendit, qëndrova gjakftohtë.
- Nuk jam fare i shqetësuar për hetimin, sepse hetimin nuk mund ta bëjnë ata të cilët do të hetohen. Jo. Një gjë të jeni të sigurt.
- Hetim nga Ina Rama?! Çfarë hetimi! Nga Ina Rama ka vetëm prishje të provave intensive, shitje të dokumenteve dhe pengesa nga më serioze të hetimit gjatë një viti.
- Absolutisht, familjeve të viktimave do t’i garantoj se në përputhje me të gjitha kapacitetet e shtetit ligjor, gjithçka do të hetohet rreth vrasjes së njerëzve të tyre.
- Pastaj a ishin të qëllimshme [të shtënat], a ishin me nishan, a ishin rikoshet, ato do të qartësohen.
- Ligji përcakton qartësisht, po u sulmua objekti, do të shtish në ajër, po u vazhdua do të shtish në këmbë, po vazhdoi do ta asgjësosh.
- PS e ka udhëhequr për një kohë të gjatë Fatos Nano. Fatos Nano rridhte nga një familje, do të me fali por dogmatike, porsa i përket doktrinës, por vetë ama, e vërteta është se ai ishte problemi i saj. Ishte problemi i saj. Gjatë gjithë periudhës së tij në pushtet me të gjitha plus minuset e tij askush nuk mund të thotë se u përpoq të rikthente klishetë e së shkuarës. Kurse ky zotëri [Edi Rama], ka vetëm një linjë dhe një fill, të vendosë në kupolë, fëmijët e ish-byrosë politike.
Re.Pu.
Comments
Berisha nuk lodhet dhe ju nuk

Berisha nuk lodhet dhe ju nuk lodheni se shkruari per Berishen. Mendoni per pak ju lutem se sa te lodhur jemi ne lexuesit dhe mos shkruani nje here per te. Do te ishte kaq mire, sikur te provonit pershembull per çdo shfaqje te shkruanit nje here po, nje here jo. Cilesia e jetes do te rritej, shendeti do te permiresohej, eficenca ne pune do te rritej, ekonomia gjithashtu, dhe si perfundim edhe sasia e lumturise. Mendoni pak!

Per fat te keq publikimi sot
Per fat te keq publikimi sot I gjithe detajeve te prokurorise/FBI eshte ne rastin me te mire miopi profesionale dhe I shkon per shtat vec Berishes pasi do te pretendoje neser (dhe para gjykatesve te tij te tredhur e maskarenj) se eshte prokuroria dhe pucistja Ina Rama qe I Kane dhene keto dokumenta medias opozitare duke krijuar keshtu klecka proceduriale qe ti line te lire kriminelet qe Kane urdheruar per te qelluar mbi disa shqiptare te pafajshem qe te terrorizojne dhe mbajne nen dhune gjithe popullin.
Jam shume dakort me ty Sali

Jam shume dakort me ty Sali kur thua se Fatos Nano rridhte nga një familje doktrinale, po ti? Ti o Sali rrjedh nga një familje qe une nuk di se si tja ve emrin, por një gjë e di, qe shtepia jote i ka pasur dritaret (Frëngji-të) 20x20 cm qe sherbenin per te nxjerre pushken. Ti mo i dashur je mësuar te shikosh ngado armiq që në fëmijëri e deri ne ditët e sotme.

Eshte qarte fare gjithshka

Eshte qarte fare gjithshka sapon dodh.....Saliu nuk do te njohe hetimet e prokurorise duke i zvarritur deri ne zgjedhjen e presidentit te Ri dhe me vone me Prokuror-Kukull te Ri do ti jape drejtimin qe do....mundet qe ky gjykim ta ktheje kunder Rames me Prokurorin e Ri dhe ta coje Ramen drejt burgut...gje qe i intereson shume Metes...kjo do behet pasi te kete vjedhur edhe zgjedhjet e 2013 dhe Rama automatikisht jep doreheqjen nga Kryetar i PS ......dhe mbetet i pambrojtur Politikisht , pastaj Meta me Parate qe ka vjedhur lart e poshte do bleje gjithe PS nga e Para , kush nuk pranon largohet.........Mbetet qe Rama te luaje fort me Nanon president , pasi ky iu fundit do e perdorte Saliu-n sa per tu zgjedhur dhe pastaj do lozte per hesap te vet duke mos u bere kukull ne duart e Saliut ashtu sic beri edhe Top-i.......Mbetet per tu pare, por nje gje nuk duhet harruar Sali-u asnjehere nuk do te shkoje ne burg......edhe sikur Shqiperine ta djege nga e para edhe sikur gjykatat, prokurorine ta marri zvarre ai nuk do lere njeri sa te jete me kembe dhe dore te preki Familjen e Tij dhe Klanin e tij tashme te zhytyr ne Krim........Krim pjell Krim.......

Ky taleban duhet arrestuar

Ky taleban duhet arrestuar dhe te jape llogari njehere e mire per malin me krime qe ka mbi kurriz. Te vret, te vjedh dhe te tregon edhe ligjet ky njeri i rritur me dhite.

Shtypi duhet te shkruaj per te ....por ama duhet te kembengule me force qe te cohet ne pranga dhe te jape llogari per krimet e kryera...sa per bla bla bla-te e tij te gjithe e dime qe flet kodra pas bregut dhe habitem si durohet me kljo kerme kriminele!

Lere qe Berisha nuk po

Lere qe Berisha nuk po lodhet,po ju qe po shkruani,po jeni me te palodhur se ai.Jeni bere ca llafazane te bezdisshem,bile te neveritshem,bile-bile te padurueshem.

Lere qe Berisha nuk po

Lere qe Berisha nuk po lodhet,po ju qe po shkruani,po jeni me te palodhur se ai.Jeni bere ca llafazane te bezdisshem,bile te neveritshem,bile-bile te padurueshem.

Deri ku do te vazhdoje te

Deri ku do te vazhdoje te rrjedhe ky burre shteti,qe, si shume te tjere para tij, vazhdojne t'i bejne gropen ketij vendi te bekuar nga Perendia e te shkaterruar nga njerezia. Kush eshte ky "Zot" qe garanton se do ta zbardhr ai vete 21 Janarin e pergjakur?! Po KY po ia "merr" edhe shokut Enver per nga alucinacionet qe s'paskan te sosur! Mjere ky vend e ky popull qe pjell te tille "burra"!

Kush ka mundur qofte dhe nje

Kush ka mundur qofte dhe nje nate te vetme te veshtroj natyren duhet t'a kete vene re qarte se erresira me e madhe krijohet para agimit.

Eshte e vertete qe ka thene

Eshte e vertete qe ka thene qe do hetohet familja e Ziver veizit per deklaraten e vellait te Ziverit? E ka degjuar ndokush intervisten apo thjesht percillni copa te marra majtas djathtas?

Add new comment