Arkiv-Lajme

Berisha e Rama (Ina), dy interpretime të ‘ligjit’ për Gardën

Postuar në 27 Janar, 2012 03:14

Ja ç’thotë Berisha në programin e Fred Pezës: “Urdhri [më 21 janar] ishte ky, që ta dish ti, ai që do të hynte brenda, ai nuk do të mund të dilte më; [ky ishte] i vetmi urdhër. Cili është ligji i Gardës? Ligji i Gardës është ky, po e gjuajte ushtarin me gur, me dru, me çdo gjë tjetër, nuk të gjuan me gur, nuk të gjuan me dru; nuk ka ushtar në botë që, po ta gjuash, nuk të drejton armën.“

Koment në të nxehtë: Ina Rama tek Opinioni i Fevziut

Postuar në 26 Janar, 2012 16:14

Në qoftë se Opinionin e Fevziut sot do ta shihje pa zë, Ina Rama, Kryeprokurorja e Shqipërisë, mund të ishte dukur si një gjimnaziste që po intervistohej për aktivitete jashtëshkollore… Por zëri ishte shumë më ndryshe nga figura – Ina Rama, me zë, dukej me goxha tru! Sidoqoftë, kur përgjigjet kishin të bënin me akuzat ndaj qeverisë, fjalët dhe sytë e Inës kishin një sinkronizim të pasfidueshëm – i.e. fjalët duhet të kenë qenë të vërteta. Kur përgjigjet e Ina Ramës, në anën tjetër, lidheshin me akuzat ndaj opozitës, përputhja mes fjalëve dhe syve nuk ishte aq perfekte…

E.Zaloshnja

Kryeministri kthehet i këndellur nga Mali i Zi

Postuar në 26 Janar, 2012 13:50

Berisha kthehet më entusiazëm në atdhe pas një vizite në fqinjin e vogël të veriut. Edhe nëj vizitë në Washington nuk do t’i kish dhënë kaq këndellje. Dhe ka zënë të flasë për me superlativa për aksionin e transparencës që ka ndërmend ta ndërmarrë, apo që e ka arritur tanimë: “Çdo akt kontrolli të botohet në faqen zyrtare të institucioneve si një dëshmi dhe vullnet i transparencës së plotë. Transparenca totale e institucioneve është parësore për qeverinë shqiptare".

Monumentet e kulturës në duar të privatëve? “Është gjëja më e gabuar”, thonë studjuesit

Postuar në 26 Janar, 2012 11:36

“Është një legjendë ajo që thotë se Shqipëria ka shumë monumente në raport me fqinjët. Jemi një nga vendet me më pak monumente”, shprehet Artan Shkreli në një intervistë të fokusuar tek nisma e maxhorancës për të kaluar në duar të privatëve një numër monumentesh të kulturës (janë rreth 40 monumentet, që do t’u jepen privatëve për t’i administruar).

Marine Le Pen: Duhet t’ua kthejmë Francën francezëve

Postuar në 26 Janar, 2012 10:22

Në Francë ka sa të duash euro-skeptikë apo eurofobë (ka edhe në të majtë për arsye nga më të ndryshmet), por sikur t’i kërkosh një francezi çfarëdo emrin e një anti-BE-isti me damkë në vendin e vet, përgjigja do të ishte e kollajtë: Marine Le Pen, udhëheqësja e Frontit Nacional që tani po garon për postin e Presidentit. Ajo e krahason BE-në me “një kalë Troje që e shtien në punë forcat e globalizmit ultraliberal”.

Çfarë ka në videon e dytë të Dritan Priftit?

Postuar në 26 Janar, 2012 04:40

Gazetari Lorenc Vangjeli ka shkruar një artikull lidhur me video-përgjimet, të publikuar në të përjavshmen Java. Dhe mes të tjerash, nxjerr në shesh dhe përmbajtjen e videos së dytë, asaj ku është filmuar Prifti vetë, dhe zv.ministri Leonard Beqiri. Diçka ka rrjedhur për publikun, por Vangjeli rrëfen diçka më shumë (nuk dihet, nëse e ka parë vetë videon, apo ia kanë kallzuar të tjerët se çfarë ka brenda): “Edhe në audio, edhe në video, dallohen disa dhjetra mijëra euro, 69 mijë saktësisht (sipas audios), të cilat u ndanë në masën 35 mijë me 34 mijë mes dy bashkëbiseduesve.

Sa peshë kanë fjalët e Bob Hand-it rreth aftësisë së Berishës për të drejtuar vendin?

Postuar në 26 Janar, 2012 04:28

Në një intervistë dhënë dje Zërit të Amerikës, Bob Hand tha: ”Të ngresh akuza për grusht shteti apo të kërcënosh se do të ndjekësh ligjërisht zyrtarët pasi të jenë larguar nga posti, kjo sigurisht nuk është e dobishme. Mendoj se, duke vepruar kështu, Kryeministri dhe zyrtarët e qeverisë nuk do të bëjnë tjetër veçse do të krijojnë më tepër mosbesim në aftësinë që kanë për të drejtuar Shqipërinë” Por sa peshë kanë fjalët e tij?

Albin Kurti: Duam të bashkojmë Kosovën me Shqipërinë; jo anasjelltas

Postuar në 26 Janar, 2012 03:58

Në programin televiziv Tonight Ilva Tare, Albin Kurti i mëshon dhe njëherë idesë së bashkimit kombëtar, të cilën zyrtarët e diplomatët ndërkombëtarë e mendojnë, sipas tij, si “një çështje të natyrshme e të kuptueshme”, s’ka gjë se “këtë ide e hedhin vetëm privatisht e jo publikisht”. Ilva e çon Albinin me mendje në një situatë hipotetike të bashkimit, dhe i kërkon të thotë se cili do duhej të ish kryeqyteti i shqiptarëve, Tirana apo Prishtina. “Tirana”, thotë i pari i Vetvendosjes, “por s’është kjo më e rëndësishmja”.

Obama i pakënaqur nga një libër i guvernatores Brewer; dhe plas “sherri”

Postuar në 26 Janar, 2012 02:02

Në foton që shoqëron këtë shkrim duket presidenti Obama dhe guvernatorja e Arizonës, Jan Brewer. Janë takuar diku në periferi të qytetit Phoenix, ku Brewer, një republikane, kish dalë ta priste e ta përshëndeste Presidentin. Mirë në foto duken duke bërë fjalë e duke shkëmbyer pakënaqësi.

Merkel: Greqinë nuk e shpëtojmë dot; ndërsa vendet e tjera duhet t’na binden neve

Postuar në 26 Janar, 2012 01:29

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka dhënë një intervistë të njëkohshme gjashtë gazetave më të rëndësishme të kontinentit, mes të cilave dhe së përditshmes londineze the Guardian, dhe aty s’ka mundur më ta mbajë për vete dyshimin se Greqia mund t’mos ia dalë: “Jemi ende në gjeratoren e krizës”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se më e keqja po kalon. “Ndërsa përsa i takon Greqisë, kemi të bëjmë me një rast të veçantë, ku megjithë përpjekjet që janë bërë, nuk kemi mundur ta mbajmë nën kontroll situatën”. Nuk e përmendi fjalën default, por kuptohej që e kish në mendje.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme