Kryeministri kthehet i këndellur nga Mali i Zi

Postuar në 26 Janar, 2012 13:50

Berisha kthehet më entusiazëm në atdhe pas një vizite në fqinjin e vogël të veriut. Edhe nëj vizitë në Washington nuk do t’i kish dhënë kaq këndellje. Dhe ka zënë të flasë për me superlativa për aksionin e transparencës që ka ndërmend ta ndërmarrë, apo që e ka arritur tanimë: “Çdo akt kontrolli të botohet në faqen zyrtare të institucioneve si një dëshmi dhe vullnet i transparencës së plotë. Transparenca totale e institucioneve është parësore për qeverinë shqiptare".

Ka dalluar dhe një arritje në këtë lëmë: “Ministria e Financave ia doli që në sistemet e saj të paraqesë të gjitha shpenzimet e një viti më parë. Kjo është një arritje e madhe, dhe kjo bën që qeveria shqiptare të jetë një nga qeveritë e para [sa qejf i ka këto përcaktorë: e para, më e mira, etj. Re.Pu.]që paraqet shpenzimet. Qytetarët të mos i lexojnë vetëm në faqen zyrtare të ministrisë, por të cdo agjencie që varet nga ministria. Z Pollo duhet të bëhet gjithcka në mënyrë që kjo në kohën më të shkurtër të bëhet realitet”.  

Dhe në fund një ledhatim për secilin: “Nga një kontroll i bërë në web-et e juaja pashë që janë të larmishme. Ngjasojnë, por kanë nevojë për përmirësime të reja. Ndaj është e dosmodsohme që brenda 1 muaji e gjysëm ti përmirësojmë dhe t’i sjellim në parametrat e duhur”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

<p>Dhe ne fund fare &quot;ju lumte dora e vogel&quot; &quot;10*</p><p>PIKA QE NUK I BIE</p>

Submitted by Atila (not verified) on

<p>&nbsp;Duket qe Sala eshte nga &quot;fshati&quot; i gruas prandaj eshte i kendellur.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.