Kryeministri kthehet i këndellur nga Mali i Zi

Berisha kthehet më entusiazëm në atdhe pas një vizite në fqinjin e vogël të veriut. Edhe nëj vizitë në Washington nuk do t’i kish dhënë kaq këndellje. Dhe ka zënë të flasë për me superlativa për aksionin e transparencës që ka ndërmend ta ndërmarrë, apo që e ka arritur tanimë: “Çdo akt kontrolli të botohet në faqen zyrtare të institucioneve si një dëshmi dhe vullnet i transparencës së plotë. Transparenca totale e institucioneve është parësore për qeverinë shqiptare".
Ka dalluar dhe një arritje në këtë lëmë: “Ministria e Financave ia doli që në sistemet e saj të paraqesë të gjitha shpenzimet e një viti më parë. Kjo është një arritje e madhe, dhe kjo bën që qeveria shqiptare të jetë një nga qeveritë e para [sa qejf i ka këto përcaktorë: e para, më e mira, etj. Re.Pu.]që paraqet shpenzimet. Qytetarët të mos i lexojnë vetëm në faqen zyrtare të ministrisë, por të cdo agjencie që varet nga ministria. Z Pollo duhet të bëhet gjithcka në mënyrë që kjo në kohën më të shkurtër të bëhet realitet”.
Dhe në fund një ledhatim për secilin: “Nga një kontroll i bërë në web-et e juaja pashë që janë të larmishme. Ngjasojnë, por kanë nevojë për përmirësime të reja. Ndaj është e dosmodsohme që brenda 1 muaji e gjysëm ti përmirësojmë dhe t’i sjellim në parametrat e duhur”.
Re.Pu.
Comments
Dhe ne fund fare "ju lumte
<p>Dhe ne fund fare "ju lumte dora e vogel" "10*</p><p>PIKA QE NUK I BIE</p>
Kur do te na hiqet sysh ky i
<p>Kur do te na hiqet sysh ky i semure patologjik.</p>
Duket qe Sala eshte nga
<p> Duket qe Sala eshte nga "fshati" i gruas prandaj eshte i kendellur.</p>
Add new comment