Obama i pakënaqur nga një libër i guvernatores Brewer; dhe plas “sherri”

Në foton që shoqëron këtë shkrim duket presidenti Obama dhe guvernatorja e Arizonës, Jan Brewer. Janë takuar diku në periferi të qytetit Phoenix, ku Brewer, një republikane, kish dalë ta priste e ta përshëndeste Presidentin. Mirë në foto duken duke bërë fjalë e duke shkëmbyer pakënaqësi.
Çfarë ka ndodhur saktësisht? Guvernatorja Brewer ka shkruar një libër me titull "Scorpions for Breakfast”, dhe aty ajo përshkruan një takim të vitit 2010 në Shtëpinë e Bardhë, dhe lidhur me këtë takim, ku po flitej për emigracionin ilegal, mes të tjerash shkruan: “U ndjeva keq, pasi ai po më fliste me ton qortues dhe mua po më ngjante vetja si një fëmijë i vogël në shkollën fillore, ndërsa ai si mësuesi ....”
Obama-s, siç duket, i ka mbetur në mendje ky përshkrim i takimit, dhe në takimin e djeshëm në Phoenix, u shfaq, sipas fjalëve të Brewer-it, “disi i bezdisur prej librit”, por ndoshta dhe prej një interviste televizive të nëntorit të vjetshëm, në të cilën guvernatorja rrëfen lidhur me një takim tjetër në Universitetin e Arizonës, ku Presidenti i “ish hakërryer”.
E bukura është, se ajo e përshkruan takimin e djeshëm, që prej fotos duket shumë ‘acid’, si të përzemërt: “I thashë që më vinte keq, nëse ai ai ish prekur nga libri; por sidoqoftë, ne jemi shumë të kënaqur, që ai është këtu, mes nesh”.
Re.Pu.
Comments
Lajm me rendesi nderkombetare
<p>Lajm me rendesi nderkombetare !</p>
Add new comment