Monumentet e kulturës në duar të privatëve? “Është gjëja më e gabuar”, thonë studjuesit

“Është një legjendë ajo që thotë se Shqipëria ka shumë monumente në raport me fqinjët. Jemi një nga vendet me më pak monumente”, shprehet Artan Shkreli në një intervistë të fokusuar tek nisma e maxhorancës për të kaluar në duar të privatëve një numër monumentesh të kulturës (janë rreth 40 monumentet, që do t’u jepen privatëve për t’i administruar).
Janë të shumtë ata që janë shqetësuar nga kjo nismë. Tok me Shkrelin, është bërë i gjallë Lorenc Bejko, Gjergj Frashëri, Artan Lame, etj, dhe sot këtij grupi iu bashkua dhe Ardian Klosi me anë të një shkrimi të publikuar në respublica. Të gjithë këta, por edhe të tjerë, sjellin në vëmendje praktika të huaja, ku nisma të tilla ose kanë dështuar, ose nuk ndërmerren; por ilustrimi më i mirë i shqetësimit të tyre janë dy raste shqiptare, kalaja e Lezhës dhe ajo e Tepelenës, ku privatët, sipas tyre, kanë bërë, e pritet të bëjnë akoma më shumë, dëme të mëdha në këto monumente të kulturës.
Re.Pu.
Add new comment