Presidenca daneze e BE-së ndalet tek çështja 'Meta'

Postuar në 25 Janar, 2012 14:34

Versioni online i Temës ka një lajm mbi qëndrimin e danezëve, si kryesues të Presidencës së BE-së deri në fund të qershorit, lidhur me Shqipërinë. Ky lajm nuk gjendet në agjenci të tjera, dhe gazetarët e Temës i referohen televizionit AS (Albanian Screen), që me sa duket është burimi i këtij informacioni. Ministri danez për Çështjet Europiane, Nicolai Wammen, ka folur në parlamentin Europian mbi axhendën e presidencës së vendit të vet, e mbi përparësitë që ata do kenë. I pyetur nga eurodeputeti Eduard Kukan, ministri danez citohet të ketë thënë, se “për sa i përket Shqipërisë, ne e kemi mirëpritur marrëveshjen e kohëve të fundit midis qeverisë dhe opozitës si dhe ngritjen e një komisioni të përbashkët në parlament për realizimin e reformës zgjedhore, por mbetet për t’u bërë shumë më tepër për shtetin e së drejtës dhe këtu jam duke iu referuar edhe vendimit gjyqësor për çështjen Meta; ky rast na ka befasuar shumë.”

Me sa duket, presidenca daneze do t’u hapë punë sundimtarëve të Tiranës, dhe në këtë mes nuk është hiç e zorshme të hamendësohet një rol i madh i ambasadorit të tyre në Tiranë, i cili në një numër rastesh është skandalizuar me çfarë ka ndodhur këtej nga anët tona.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.