Zyra e Stefan Fule-s: Prokuroria ka mbështetjen tonë në hetimin e 21 janarit

Postuar në 25 Janar, 2012 09:30

Arta Tozaj, korrespondente e Top-channel-it në Bruksel, ka intervistuar Peter Stano-n, zëdhënësin e komisionerit Stefan Fule, lidhur me ngjarjet e fundit në Tiranë, riaktivizimin e fortë të prokurorisë pas raportit të FBI-së. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e BE-së për këtë çështje. Ja një pjesë e intervistës:

Pyetje: Si i vlerësoni zhvillimet e fundit në Shqipëri për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit?

Përgjigje: Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian e kanë përsëritur disa herë se, në lidhje me ngjarjet e 21 janarit është e nevojshme të bëhet gjithçka është e mundur për të hedhur dritë mbi çfarë ndodhi, të thuhet qartë çfarë ndodhi dhe që kjo ngjarje të hetohet. Në mënyrë që të ketë një hetim gjithpërfshirës dhe të pavarur, dhe kjo është shumë thelbësore dhe shumë e rëndësishme, mbi këtë duhet të punojnë autoritetet e duhura shtetërore, që do të thotë zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Pyetje: A pajtoheni me akuzat që erdhën nga zyra e Kryeministrit, se Prokurorja e Përgjithshme është e njëanshme në këtë hetim?

Përgjigje: Unë vetëm mund të përsëris që këto ngjarje duhet të hetohen nga autoritetet e duhura plotësisht, në mënyrë gjithpërfshirëse e me pavarësi. Dhe është e rëndësishme që autoritetet që po merren me hetimin e kësaj çështjeje të punojnë të lirë nga çdo ndërhyrje politike.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.