Protesta e Vetvendosjes nuk ishte një aksion i mirëmenduar

Postuar në 25 Janar, 2012 08:15

Nuk ka më lajme mbi protestën e lëvizjes Vetvendosje në dy pikat kufitare. E nuk ka se si të ketë, pasi protesta praktikisht është ndërprerë. Ishte e pritshme kjo gjë. Nuk kish asnjë gjasë që ajo protestë (në natyrë, larg qëndrave të banimit, në dimër) të vijonte non stop, natën dhe ditën, derisa qeveria të garantonte reciprocitetin në pikat doganore. E prandaj aposteriori mund të thuhet, se protesta nuk ishte e menduar mirë. Rezultoi se ajo “kish një kuptim” për sa kohë protestuesit u ndeshën me policinë, por në momentin që policia nuk ndërhyri, protesta u fik. Dhe drejtuesit e Vetvendosjes kanë mbetur ligsht, me siguri; nuk kanë gjetur justifikim më të mirë se sa aksionin anti-jorgan të policisë. “Policia na mori jorganët, prandaj po i japim fund protestës”, u tha.”Nuk më ka rënë të dëgjoj arsyetim më banal se sa ky”, shkruante Imer Mushkolaj në artikullin e vet me titull ‘Shëptimi nën jorgan’, të publikuar në gazetën Express. Nuk ngjan ta ketë gabim.

Re.Pu.

Comments

Submitted by dikushi (not verified) on

Imer Mushkol eshte nje nga kritiket me te medhej te VV.

Eshte nje analist qe shkruan per nje gazete qeveritare sic eshte Gazetaexpress.

Eshte si te maresh lajme per PS-ne duke lexuar KohaJone.

Perndryshe, nderprerja e protestes ishte nje gjest human i organizatoreve sepse nuk mund te qendrosh

pa ushqim, uje, tenda edhe jorgane ne -15 grade.

Por pajtohem qe protesta nuk kishte parapare ne menyre adekuate kushtet natyrore.

Edhepse une do ta quaja fitore te madhe ne aspektin qe ariti te shperfaqe fytyren e vertete te Qeverise dhe

sponsoreve te saj nderkombtar.

Pra, "Mbreti i Zi" doli ne siperfaqe!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.