Obama në fjalimin përpara kombit: Përballë rregullave jemi të gjithë njësoj

Postuar në 25 Janar, 2012 02:34

Në fund të janarit, për çdo vit, Presidenti amerikan mban një fjalë përpara të gjithë Kongresit, që quhet State of the Union address. Është një praktikë që buron si detyrim nga kushtetuta qysh në krye të herës. Dhe kjo është një rrethanë, në të cilën Presidenti, duke prezantuar gjendjen e vendit, bën me dije dhe axhendën e vet për vitin në vijim.

Këtë bëri dje Obama. U fokusua shumë tek ekonomia, e në këtë mes iu drejtua sipërmarrësve amerikanë: “Pyeteni veten se çfarë mund të bëni që vendet e punës që keni krijuar jashtë vendit t’i rikrijoni këtu, në vendin tonë, e nëse e bëni këtë, ky vend do bëjë gjithçka t’ju ndodhet pranë”.

“Rregullat e lojës” ishin shqetësimi tjetër i madh i Obama-s, dhe “këto rregulla vlejnë njësoj për të gjithë, nga kreu në fund”. Ndërsa nënvizimi më interesant u duk ky që vijon, të cilin po e sjellim gërmë për gërmë: “Gjëja e sigurtë është se Amerika u ngrit mbi premtimin e shpresën, se nëse dikush nuk rri duarlidhur e derdh djersë, ai mund t’ia dalë ta mbajë familjen, të rrisë fëmijët, t’i dërgojë ata në shkollë e të vërë ca pará mënjanë që t’i ketë pasi të dalë në pension. Dhe kryesfida e kohës që jetojmë është ta mbajmë këtë premtim e të mos e humbasim këtë shpresë.”

E.G.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Sa me shume vjeterohet violina tinguj me te bukur cliron...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.