Vijon jehona e WikiLeaks-it: Prifti Andon Merdani përgënjeshtron një kabllogram

Postuar në 25 Janar, 2012 11:56

Në versionin online të Mapos gjendet një përgënjeshtrim që i bëhet një kabllogrami të Wikileaks-it nga ana e Andon Merdanit, i cili emërtohet si episkopi i Krujës në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Lidhur me këtë kabllogram, ku bëhet fjalë për një bisedë mes Merdanit dhe diplomatëve amerikanë e ku Merdani del të ketë folur mbi një përfshirje të Kishës në punën e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, ka pasur dhe një diatribë të ashpër publike mes historianit Arben Puto e Janullatosit, kryepeshkopit të Kishës sonë ortodokse.

Sipas kabllogramit, prifti Merdani ka folur mbi një takim të Janullatosit me kryeministrin grek Karamanlis, ku është folur dhe për varrezat e ushtarëve grekë; do gazetarë e kanë lidhur këtë takim me faktin që të nesërmen kisha ortodokse lejoi hetuesit e policët shqiptarë të investigonin punën e eshtrave (gjë që e kish refuzuar deri në atë moment), dhe kanë arritur në përfundimin se Janullatosi është një zyrtar i Karamanlisit. At Andoni saktëson prerë e qartë, ndonëse vonë, se personalisht ka mbetur i habitur pas bërjes publike të këtij kabllogrami, pasi në raportin e ambasadës janë shtrembëruar e vendosur në gojën e tij fjalë të cilat nuk i ka thënë, si dhe detaje e informacione, që si atëherë ashtu edhe sot, nuk ka qenë e as është në dijeni të tyre”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by po sikur (not verified) on

diatribe   - te fort jeni .as vangjel dulja nuk do te guxonte te fuste kaq greqizma ne gjuhen shqipe. d.m.th. mbas katharsit te pioner nanos dhe kleptokracise  se fatos berishes  erdhi  ferkimi i res-pub-likes.

Submitted by arnaut (not verified) on

Ou, pse ka qe nuk e dine qe Janullatos eshte punonjes i qeverise greke? Kemi vertet nevoje per kabllograme te na e rrefejne kete gje?

Submitted by raimondi (not verified) on

Ta ndjekin Janullatosin --Shporreni jashte ate gjarper  te grekut. Ai  erdhi perkohesisht dhe po qendron pafund --Ok,Tani eshte koha qe  te ndiqet jashte Shqieprise

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Pse nuk protestoni qe Shqiperine e futi Sali Berisha ne konferencen e vendeve Islamike afro-aziatike ?!? Pse heshtni per kete menxyre ?!?

Greket dhe sllavet kan shume te drejtedhe kan shume arsye te fusin hundet ne problemet shqiptare perderisa shqiptaret u hapin rrugen ne Ballkan vendeve afro-aziatike.

Shikoni ma pare fajet tona para se te shohim fajet e te tjerve.

Submitted by Pena (not verified) on

A nuk jane mjaft (bile teper),20 vjet "ndihme"qe  qeveria greke po na jep per te mekembur hierarkine e kishes ortodokse ne Shqiperi.Tani asaj mund ti thuash pa frike,se e shkuli autoqefaline dhe hodhi rrenje te sigurta helene.E gjithe bota e di,qe Greqia eshte nje shtet-qeveri e perbashket me klerin ortodoks te saj.Prandaj nuk cuditemi qe Karamanlisi dhe gjithe taborri i tyre politik,kane pjesen e tyre ne kete helenizim ortodoks ne Shqiperi.Ndaj ,Janullatosi,duhet te largohet. Nuk ka pse te presim te varroset ne Shqiperi.Keshtu do te krijojme nje pike tjeter pelegrinazhi per  fundamentalizmin ortodoks grek ne vendin tone.Me sa u fol aty para pak kohesh,ne Korce, u prish nje shkolle 9 -vjecare,sepse atje,para 100-150 vjet ishin varrosur eshtrat e nje peshkopi ortodoks grek  (Nga ata qe ndiqnin,helmonin e thernin cdo patriot shqiptar,qe donte gjuhen shqipe) dhe,tani  atje mund te ngrihet  ne vend te shkolles,ndonje kishe me emrin e atij peshkopi.Se cfar roli luan ne te vertete Janullotosi,kete e dine dhe femijet.Vetem te mbyllesh syte me dashje,qe te mos e shohesh.E tille eshte klasa e idjoteve tane politike.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Jashte Shqiperia nga Konferenca e Vendeve Islamike afro-aziatike !!!!!

Tyrqit, arabet dhe iranianet nuk kan vend ne trojet e Gjergj Kastriotit !!!!!

Ateher shqiptaret do te sistemojne problemet me fqinjet.

Submitted by Andoni (not verified) on

Qe kabllogrami eshte teresisht i vertete, kjo nuk diskutohet. Dihet nga te gjithe qe at andoni bente takime te herepashershme ne mitropoli me perfqesues te Ambasades Amerikane. Ai kuptoi se duhet ta zhbente mbeshtetjen e ambasadoreve ndaj Janullatosit, prandaj jepte informacione per amerikanet se anastasi eshte zyrtar dhe sherbetor i grekeve qe te fitonte ai dhe te tijet mbeshtetje diplomatike per planin e shkeputjes se kishes ndaj ndikimit grek dhe marrjen nga ana e shqiptareve.

Tjeter gje qe s'e kishte llogaritur qe ky informacion konfidencial qe dha do t'i dilte ne shesh nga kabllogami i zbuluar nga wikileaksi. I shkreti ai qe po paguan perdite dyshimet dhe mungesen e besimit ne mitropoli dhe urrejtjen dhe percmimin e janullatosit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.