Berisha nuk e di mirë historinë e shpalljes së pavarësisë

Në intervistën me Alfred Pezën në Vizion Plus, Berisha tha: “Nuk duhet të harrojmë se pavarësia e Shqipërisë, nuk ishte një pavarësi pa cen; ishte një pavarësi e shpallur në 1/3 e territoreve shqiptare dhe imagjinoni ju se çfarë dhimbjeje, se çfarë drame, krijoi ajo tek ¾ e shqiptarëve që mbetën jashtë territorit të Shqipërisë, veçanërisht në Kosovë, që bëri luftërat e mëdha, të cilat imponuan pavarësinë.” Në fakt, pavarësia u shpall në vitin 1912 nga përfaqësuesit e të katër ish-vilajeteve osmane me popullsi shqiptare – dhe për të katër vilajetet. Ismail Qemal Vlora ka qenë i vetmi kryeministër që ka kryesuar një qeveri me përfaqësues nga të gjitha trevat ku popullsia shqiptare përbënte shumicën e banorëve të tyre. Ishte vendimi i Konferencës së Londrës një vit më vonë që la 2/3 e territoreve me popullsi shqiptare jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Por Berishës ndoshta nuk i pëlqen fakti që Shqipëria e ka patur një kryeministër të zgjedhur nga përfaqësuesit e të gjithë trevave shqiptare.
E.Zaloshnja
Comments
E pashe intervisten, dhe

E pashe intervisten, dhe ngela shume i trishtuar, i poshteruar e i mpire. Ajo nuk ishte interviste e nje burri shteti!

Aty kishim te benim me dy njerez qe lloqnin, pup ketu e pup ne shkoder me dajre me loder. Me tmerron mendimi dhe semurem ne qofte se ate do ta zgjedhin perseri...

Nga te dy versionet mbi

Nga te dy versionet mbi sjelljen e kryeministrit, pra sipas se cilave ai nuk e di historine e shpalljes se pavaresise apo nuk i pelqen te thote qe kryeministri i pare shqiptar ka qene i zgjedhur nga te gjithe trevat shqiptare, une besoj se qendron e para. Dmth Berisha as e ka haberin e historise se vendit. Po te jete per te vjedhur ndonje truall andej nga bregdeti po, ate di t'a beje.

Tung,

Blendi

Sali Berisha, kerkon te hyje

Sali Berisha, kerkon te hyje ne histori me menyra te ndryshme, pa ditur se ai ne fakt ka hyre ne histori, por vetem me vepra degjeneruse e manipuluse !! Fat i keq i ketij populli qe pas viteve te diktatures ,atij, nga njerez jo dashamires per kete vend i ra ne dore ky shtet e popull i tej lodhur, sigurisht me menyra te flliqura qe ai i kishte fituar gjate jetes se tija!!! Historine e Shqiperis e kane shkruar historjanet dhe vazhdojne ta shkruajne ,ata, por eshte e pa faleshme qe historija te shkruhet nga shpellar qe shteti i asaj kohe ju dha doren e i morri nga mali e me mundesit e asaj kohe i shkolloj , per ti sherbyer ketij populli e jo per ta coptuar e degjeneruar ne kete fare feje sic ne shohim sot. Brezi i historis reale po iken dhe sigurisht qe brezi ku ne jetojme sot e ka shum te veshtire me kete realitet te lodhur e deformuar qe te marre vesh realitetin.

Hë moj Shqipëri si e duronë

Hë moj Shqipëri si e duronë këtë bazhibozhuk këtë plerë sa më shpejtë ta edhësh aq më mirë

Add new comment