Berisha: 21 janarin do ta hetoj unë pas largimit të puçistëve

Ju ftojmë ta ndiqni këtë intervistë të kryeministrit Berisha dhënë Alfred Pezës në Vizion Plus. Kemi hequr nëpër të pjesë të përgjigjeve, por për ta shkurtuar disi, e duke u kujdesur që të mos deformohet konteksti. Biseda tek-tuk duket surreale. Duket qartë se kryeministri është i terrorizuar nga data 21 janar. Respublica.al.
Peza: Ju keni deklaruar se vazhdoni t’i qëndroni mendimeve që keni dhënë më 23 janar të një viti më parë. Eshtë një deklaratë që në fakt më shumë është komentuar si një kërcënim për z.Edi Rama …
Kryeministri: Absolutisht asnjë kërcënim, por thjesht një qëndrim real, nga i cili nuk do të lëviz ndonjëherë.
Peza: Që do të thotë?
Kryeministri: Që do të thotë unë u rrethova njëherë me zjarr, me gurë, me hunj në zyrën tim, unë që isha kryeministri i zgjedhur në mënyre legjitime.
Peza: Mendoni se kishte një skenar për ta marrë me dhunë pushtetin?
Kryeministri: … Në gjithë këto pesë orë [të demonstratës së 21 janarit], kryetari i opozitës u instalua në godinën përkarshi me një megafon me besimin e verbër se do të vinte dhe do të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës sime.
Peza: E keni të saktë këtë?
Kryeministri: Absolute, shumë të saktë dhe shumë të sakta edhe gjëra të tjera; edhe për tjetrën që kishin futur armë në bodrumin e asaj ndërtese ku rrinte kryetari, tek dy kullat. Dhe... këtë e bëri me mbështetjen e fuqishme të atyre të cilët donin mandatin e dytë dhe e dinin se nga unë nuk do të propozoheshin
Peza: Presidenti i Republikës, Z. Topi…
Kryeministri: Absolutisht, me mbështetjen totale të prokurores, të presidentit,etj. dihen tashmë. Këto veprime u bënë në një koordinim makabër. Natyrisht kishte disa opsione; mund t’ua ktheja reston në mënyrën më të vendosur
Peza: Që do të thotë?
Kryeministri: Që do të thotë se mund të merrnin atë që meritonin, por interesa të tjera prevaluan, interesi që e keqja duhet zvogëluar…
Peza: Keni patur plan që edhe ta shkarkonit kryeprokuroren?
Kryeministri: Jo, ajo nuk meritonte shkarkim, ata meritonin shumë më tepër se shkarkim, sepse ata të cilët u angazhuan në një veprimtari antikushtetuese, për të rrëzuar me forcë një qeveri legjitime, për ata ligjet janë të qarta.
Peza: Pra meritonin arrestimin?
Kryeministri: Ata meritonin ligjin dhe nuk e morën ligjin. Unë ato fjalë që iu kam thënë atyre, as nuk i heq, as nuk i kam hequr dhe as nuk do t’i heq. Quaje grusht, apo quaje tentativë për përmbysje pushteti me dhunë…
Peza: Presidenti tha që unë nuk i kam qëlluar me grusht vetvetes
Kryeministri: Tani, është mirë ta lëmë këto 6 muaj, se kam vendosur që këto 6 muaj të rrijë… Kam pranuar një skemë, kam pranuar skemën e hetimit të organizatorëve, kam pranuar skemën e hetimit të vrasjeve plotësisht ...
Peza: Kjo skemë kur është negociuar, kur është rënë dakord për të?
Kryeministri: Pse se ajo nuk negocion se ajo që heton është një organizatore, është pjesë e këtij puçi
Peza: Eshtë akuzë e rëndë për Kryeprokuroren kjo...
Kryeministri: Absolute, janë të verifikuara këto. Ata të cilët organizuan këtë kishin dy skenarë: njëri ishte që natyrisht do pushtonin zyrën dhe do ishin të qetë, në variantin tjetër ishte se do më bënin rreshtore, ata e dinë. Rreshtore kryeministrit të zgjedhur me votën e lirë të shqiptarëve.
Peza: Kush janë organizatorët kryesorë?
Kryeministri: Cili ishte motivi i 21 janarit? Ishte një shirit i transmetuar, një regjistrim në të cilin Kryeministri nëpërmjet manipulimit lidhej me një ngjarje që nuk kishte asnjë lidhje....Nuk i kam thënë z. Rama asnjë kërcënim dhe duhet ta dijë se nuk e kërcënoj kurrë, por duhet ta dijë se i qëndroj fjalës sime në mënyrën më absolute.
Peza: Në fakt nëse e lexon merret si i tillë…
Kryeinistri: Jo nuk është kërcënim, por nuk lëviz nga pozicioni im
Peza: Thoni se do të hetohet, keni parasysh këtu faktin se do të zgjidhet një president i ri dhe më pas kjo mazhorancë për shkak të mbarimit të mandatit do të zgjedhë një Prokurore ose Prokuror të ri, këtë keni parasysh me hetim?
Kryeministri: Ngjarje të tilla të rënda nuk amnistohen kurrë. Jo. Ngjarje të tilla të rënda kanë vetëm një përgjigje hetimin e plotë dhe të vërtetën në shesh.
Peza: Pra keni parasysh me këtë rihetim pas ardhjes së prokurorit të ri të përgjithshëm?
Kryeministri: Ky është një problem i rëndësishëm, është të marrë zgjidhje ligjore. Por të jesh i bindur që ato dy ditë me Bamir Topin dhe Ina Ramën janë zhvilluar, jo nga unë, dhjetëra kontakte, dhe e kanë shitur dhe blerë njeri-tjetrin ata gjatë atyre dy ditëve nja 15 herë.
Peza: Paksan qënë të përgjuar?
Kryeministri: Jo, i bindur të jesh, jo. Nuk ke për të gjetur kurrë, mbaje mend këtë, njeri që të thotë se më përgjoi Sali Berisha
Peza: Çfarë përgjegjësie ndjeni sot pas një viti për 4 të vrarët?
Kryeministri: Absolutisht, ndiej një dhimbje dhe keqardhje të madhe, por në mënyrë absolute, dhe njëherë dhe 100 herë mund të theksoj se një institucion i një vendi të lirë nuk mund të pushtohet.
Peza: Kush ka dhënë urdhër të qëllohej, keni dhënë ju urdhër apo ndonjë vartësi juaj?
Kryeministri: Në mënyrë kategorike dhe absolute as edhe një urdhër. Urdhëri ishte ky, që ta dish ti, ai që do të hynte brenda ai nuk do të mund të dilte më, i vetmi urdhër. Ligji i gardës është ky, po e gjuajte ushtarin me gur, me dru, me çdo gjë tjetër, nuk të gjuan me gur, nuk të gjuan me dru; nuk ka ushtar në botë që po ta gjuash nuk të drejton armën.
Peza: Po thoni se katër viktimat kanë ardhur nga garda për shkak të detyrës?
Kryeministri: Jo, unë them këtë, garda ka qëlluar në zbatim të ligjit, sesi kanë ardhur viktimat kjo do jetë një proces hetimi.
Peza: Keni deklaruar atë ditë se nga protestuesit ka pasur pistoleta armë, çadra armë.
Kryeministri: Të gjitha janë informacionet
Peza: Ka diçka që duhet të ridimensiononi pas një viti nga informacionet që keni thënë?
Kryeministri: Tani, ... në mënyrën më të padiskutueshme kurrë ndonjëherë nuk do të pranoj që kjo çështje të mos zbardhet tërësisht.
Peza: Pra ju i qëndroni deklaratës që keni thënë se ka patur njerëz me çadra-pistoletë?
Kryeministri:Unë i qëndroj informacionit që kam pasur.
Peza: Ka pasur një problem në atë kohë pas firmosjes së urdhër-arresteve për zinxhirin drejtues të Gardës dhe nuk u lejua ekzekutimi i këtyre urdhër arresteve nga ana e policisë.
Kryeministri: Jo, nuk u lejuan nga kryeministri.
Peza: Ju nuk i kini lejuar?
Kryeministri: Jo, nuk u lejuan nga kryeministri, po sigurisht. Po të urdhëroja policinë, unë ajo do të ndodhte; por a mund tua jepnim bandave ne kryeministrinë.
Peza: Ju po thoni që urdhëri për arrestimin e 6 drejtuesve të gardës ishte vazhdim i planit?
Kryeministri: Absolutisht, kryekëput.
Peza: Thuhet se pamjet që janë filmuar nga kamerat e kryeministrisë janë fshirë nga serveri qendror?
Kryeministri: Absolutisht, nuk kam asnjë dijeni se janë fshirë.... Nuk kam dijeni që të jetë fshirë qoftë edhe një segment.
Peza: Ato ditë janë parë ushtarë të gardës të marrin mjekimin brenda territorit të kryeministrisë dhe nuk janë çuar në spital?
Kryeministri: Tani, sesi e kanë rregullin ata, tani unë nuk mund të them se cila plagë shkon në spital dhe cila plagë, kjo është çështje e ekipit. E rëndësishme është se një ambulancë ka ardhur dhe i ka mjekuar.
Peza: Shihni një paralele mes 21 janarit dhe 14 shtatorit 1998?
Kryeministri: Në 12 shtator u vra Valeza i shqiptarëve, Azem Hajdari.... Dhe po t’i marrësh kështu, më 14 shtator ‘ 98 [kryeministria] ishte bosh, ndërsa me 21 janar ishte plot kryeministria, edhe Erla ishte këtu në detyrën e vet, të gjithë ishin.
Peza: Çfarë informacioni keni [që presidenca ëhstë shndërruar në partiçkë]?
Kryeministri: Ashtu, po leje tani…
Peza: Një gjë duhet të na thuash që të na bësh dhe ne të kuptojmë se është e vërtetë.
Kryeministri: Unë jam i sigurt se ti nuk e vë në dyshim këtë.
Peza: Është puna e teleshikuesve kjo, dhe jo puna ime…
Kryeministri: E kanë shprehur ata.
Peza: Ju keni thënë se janë caktuar nënkryetarët.
Kryeministri: Janë caktuar.
Peza: Kush janë?
Kryeministri: Nuk e di ti?!
Peza: Jo.
Kryeministri: Telefonoju dhe do t’i them pastaj. Janë caktuar dy nënkryetarë.
Peza: Dy nënkryetar partie?
Kryeministri: Po, dy janë. Të dy janë aty.
Peza: A janë në Presidencë?
Kryeministri: Një në Presidencë dhe një KLD, dhe kaq, e morën ata, e krijuan ata.
Peza: Po kryetari kush është?
Kryeministri: Kryetarin thanë do e bëjnë me rotacion sa të vijë Bamiri. Është kështu apo jo?
E.G.
Comments
Eshte gjigand, dhe biseda nuk

Eshte gjigand, dhe biseda nuk eshte tek tuk surreale, po eshte magjia vete, eshte cdo e cmendur.

Opsionet jane o vrit veten, o dashuro kete kafshe, o vrit kete kafshe. Per 21 janarin. - Ne menyre te padiskutueshme kurre ndonjeher

nuk do te pranoj qe kjo ceshtje te mos zbardhet teresisht. ska eshte ulerime...

Na mbetet vetem te shpresojme

Na mbetet vetem te shpresojme te Mayat.

21.12.2012.

Ne Shqiperi 'prostituten' e

Ne Shqiperi 'prostituten' e denojne, klientin jo. Si spjegohet kjo ?

A kemi te derjte te

A kemi te derjte te revoltohemi ....? Apo jo..? Kemi sote shqiperin jashte dyerve te bashkimit europian .-Po tani qe u futen te gjithe ne nje these mekatet e keq jeteses se shqiptareve dhe u paraqite nje fature...?! Kushe e paguan...?! Po ,ne rastin me te mire ketu te ne paguan opozita....?! Po si eshte e mundure.....-Po si mundet te perqeshet ne kete menyre ....,ky vend...?! Lirite tona jane tashme ne duart tona .Ne jemi te lire te zgjedhim te verteten dhe te rendim pas saj .Ne jemi te lire te zgjedhim rrugen drejt B.E dhe jo te na terheqin ne B.E .-Kete ne duhet ta kerkojme me force .Por mesa duket, lirite tona nuk i interesojne me drejtuesve tane.Te cilet ne dreke i thone njeri tjetrit HAJDUTE......,VRASES......,HORE ETJ.-Dhe ne mbremje na kthehen ne shpetimtare duke nenshkruar marveshje ne te mire te vendit.Pore ne te njejten kohe na paralajmerojne ne heshtje "kujdes" ,(se ne jemi hora jemi vrases popull i dashur.) -Mirepo. tani. B.E pa lojra fjalesh
i futi te gjithe ne nje these, dhe, uikifiksi, ne thesat reciprok a kemi, te drejte te revoltohemi...? Apo ndoshta duhet te presim qe lirite tona te cilat na kerkohen na B.E te na bien nga qielli....?! Po shtrenjesimi jetes te cilen ne po e vuajme perdite...? Po mohimin e jetes te cilen po e vuajne jetimet e 21 janarit...? Te gjitha keto a duhet te na revoltojne te nderuar POZITAR dhe OPOZITARE.....? -Pore une kote ju pyes juve sepse une jame nje qytetare i thejeshte i republikes qe konsumoje kafe ter diten dhe konsumoje fytyrat tuaja .Te cilat ne disa raste jane me ylle te kuq ne balle dhe ne disa raste vetem te skuqura .Po shohe edhe shume fytyra fukarenjshe qe enden ne kerkime te shpreses ne kerkim te te nesermes,ne kerkime te punes,drejtesis ,prones, ne kerkime te pergjigjeve....Kure te gjithe keta do te kthejne veshtrimin nga fytyrat tuaja ca me ylle te kuq ne ball dhe ca te skuqura ajo do te jete dita......... KUR HYNE NE BASHKIMIT EUROPIAN ME
KOSTUM DOPIO PET DHE KEPUCE LLUSTRANFINE DHE DEL ME KAPARDINE GRI PANTALLONA DOK DHE ZBATHURE. (POR NE DO TE CUDISIM PERSERI BOTEN,SEPSEE.......Sa te jete e mundur do te luftohet ne kete vende qe te gjithe politikanet te pasurohen....?!-Sa te jete e mundur ne kete vend do perpiqen burra ,gra,femije,ojq ,diplomat,patriot,biznesmen ,gjykates,prekurore qe te gjithe, te riciklojne, dhe te riciklohen, ne kete dasem alla shqiptare te quajtur politike.-Ne kete dasem te madhe ne te cilen mos patja e skrupujve, ne drejtim te gjithckaje publike, te ben te famshem, te ben patriot, te ben president, madje kur te zen duke vjedhur te ben te pafajshem, jane te ftuar te gjithe-Ne kete dasem jane te mirpritur te gjithe ata te cilet preferojne te kene nje miniere ne koncesione ku te munde te stermundojne minatore.Te tallen me ta.Te ven baste per ata qe munde te rezistojne me shume nen toke dhe mbi toke me pagat mizerabel.-Ne kete dasem jane te mirepritur te gjithe ata qe jane qites te mire.Jane te mirepritur ata qe te dine te qellojne mbi socislit kure protestojne,demokrate kure protestojne,republikane kur

protestojne ,gazetare kure pasqyrojne lajmin dhe mbi te gjitha, qitja lejohet mbi ciline do grua,burre,femij.-Kjo eshte nje dasem alla shqiptare ku jane te mirepritur te gjithe ata analiste te dashuruar me parat e botusit afer qeveris,botusit afer opozites te mbllaciten ne sofren e mjeruar te medimit dhe opinionit qe japin.-Jane te mirpritur ne kete dasem te gjithe zullumqaret e ndermarjeve publike ashtu te zhgaberyer sic qedrojne zyrave te vine dhe te hane nje cope mishi nga trupi i te mjereve pencionist qe me gjake paguajne faturat e tyre te energjise,ujit te pishem.-Jane te mirepritur ne kete dasem ata qe duan te behen kryetar bashkie sepse, sic e tha dhe nje mendimtare i madhe para komisionit qendrore te zgjjedhjeve, nuk ka rendesi kush voton rendesi ka ai qe NUMERON.-Jeni te mirepritur te gjithe te hapni shampanjen ne kete dasem e cila behet cdo fundviti dhe te ngrini dolli per kombin tuaj per meriqenjen e familjeve tuaje dhe per qenerin e
familjeve te atyre qe su kuptojne .Per ata qe se kuptojne dashurin qe keni per cdo sofer te bashkqytetareve tuaj.-Kjo dasem eshte e madhe dhe ne ketu ne cep te saj, do ngrem dolli asgje kafshe mos tju haj . po, po ne do te cudisim boten ....sepse jemi thjesht frikacak ...,perballe pushtetit -PERSA I PERKET 21 JANARIT 4 SHQIPTARE U PUSHKATUAN PA GJYQE NGA SHTETI.

Gjithnje pyes vehten, "A kane

Gjithnje pyes vehten,

"A kane te bejne me karakterin e popullit shqiptar faktet qe :

-Turqia na nenshtroi pa problem per 500-vjet me rradhe dhe ne ishim te fundit qe shpallem pa-varesine prej saj (Turqise).

-Italia dhe Gjermania hyne ne territorin tone pothuajse si ne bahcen e tyre.

-Enver Hoxha na neshtroi si-dhe-sa donte ai , pa i hyre nje gjemb (sado i vogel) ne kembe.

- Dhe qe nje shpellar shpellash ben cfar te doje me ne per 20-vjet me rradhe ..."

Ndoshta e kemi ne gen ne ADN-tone qe se secili mendon se eshte nje "smart-ass" qe

mendon se te tjeret te zgjidhin problemin tim.

Add new comment