Pse qeveria ‘Thaçi’ ushtroi dhunë ndaj Vetvendosjes?

Pse qeveria Thaçi reagoi dhunshëm kundër protestuesve të Vetvendosjes në Merdare e në Dheun e Bardhë? Një përgjigje e jep opinionisti i Prishtinës, Halil Matoshi, në shkrimin e sotëm të publikuar në Kohën Ditore. Sipas Matoshit, qeveria ka qenë në panik, ngaqë ka besuar se “eventualisht protestuesit mund ta marrin nën kontroll shtetin!?” Në fakt, ka ekzistuar një legjendë metropolitane atë ditë, që thosh se protestuesit do bëheshin të shumtë në numër, e do ktheheshin në Prishtinë për ta marrë pushtetin me dhunë; ose në versionin më të butë të legjendës, për ta rrëzuar qeverinë Thaçi me dhunë. E gjithë kjo të ngjan me një komplot surreal, por ka gjasa që qeveria Thaçi ta ketë marrë për të vërtetë. Ose ka qenë e interesuar (ia ka dashur puna) ta marrë për të vërtetë, me synimin për të legjitimuar dhunën që kish planifikuar të ushtronte mbi djemtë e “Vetvendosjes jashtë kontrollit”.
Vetëm me këtë shpjegohet paralelja tinzare që i pari i Kosovës hoqi me 21 janarin e Tiranës së një viti më parë.
E.G.
Add new comment