Arkiv-Lajme
Procedura e shkarkimit të zv.kryetarit të KLD-së mbetet e paqartë
Nuk kuptohet mirë nëse maxhoranca parlamentare kërkon shakrkimin e Kreshnik Spahiut si anëtar i KLD-së, apo si zv.kryetar i KLD-së. Juristët kanë filluar të shprehen lidhur me këtë çështje, por janë duke mbjellë më shumë konfuzion. Në Kushtetutë tregohet mënyra e emërimit të anëtarëve dhe zv.krytarit të KLD-së, por jo procedura e rrethanat e shkarkimit. Dhe prandaj, Spahiu është kapur fort pas bindjes së tij se “ligji nuk e përcakton konceptin e shkarkimit”. Por anëtarë të KLD-së, të intervistuar nga Gazeta Shqiptare, nuk duken të shock-uar nga kjo iniciativë e maxhorancës.
Studentët kundër Ministrisë së Arsimit
Dje, rreth orës 14:00, qindra studentë të fakulteteve të ndryshme kanë protestuar në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale kundër vendimeve dhe projekteve të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës lidhur me stazhin për profesionet e rregulluara, detyrimin ligjor për të certifikuar gjuhën angleze përmes një testi të njohur ndërkombëtarisht dhe reformën e re financiare të institucioneve të arsimit të lartë.
Çfarë ka Brukseli, Washingtoni, etj, me Hungarinë e Orban-it?
Hungaria po tregohet me gisht si fëmija mistrec i lagjes së BE-së. Nga Brukseli mbërrijnë sinjale kërcënimi, sipas të cilave 15-20 miliardë euro të planifikuara për ekonominë hungareze mund t’mos livrohen. Dhe mujshari Orban ka filluar të tërhiqet. Po çfarë të pabërash ka bërë ky i fundit, që BE-ja s’po ia bën kabull?
Ish-ambasadori Withers: Politikanët shqiptarë nuk e duan/njohin demokracinë
Rishfaqet John L. Withers. Dhe flet për Shqipërinë në radion Zëri i Amerikës, gazetarët e së cilës kanë bërë publike vetëm pak gjë prej intervistës, që do transmetohet e plotë nesër. Ai e krahason Shqipërinë me Hungarinë, ku ka probleme me lirinë e medias, me Ukrainën, ku përdoren gjykatat për të sulmuar udhëheqës të opozitës, apo me Rusinë, ku zgjedhjet manipulohen.
Albin Kurti: Ambasadorët i kanë ulur tonet pas 14 janarit
Albin Kurti flet për herë të parë (për radion Europa e Lirë) pas asaj që ndodhi, dhe pyetja e parë që i bëhet është mbi marrëdhëniet e tij me ambasadorët. Ai thotë në thelb, se qëndrimi kritik i ambasadorëve në adresë të Vetvendosjes para protestës së 14 janarit ka ardhur për shkak të kurthit propagandistik që atyre u kish ngritur Hashim Thaçi me të vetët. Këta të fundit “nuk e hoqën nga goja fjalën dhunë, dhe ngjarjet dëshmuan se ata e kishin një plan të dhunshëm”, saktëson ai, duke lënë të nënkuptohet se më pas ndërkombëtarët duhen të jenë ndjerë të tradhëtuar apo të përdorur.
Ka vetëm një ‘21 janar’ në historinë e Shqipërisë. Kongresi i Lushnjës është mbledhur më 28 janar.
Duke folur për 21 janarin, Berisha tha se nuk ka ndërmend të merret me atë që do bëjë opozita, por “ka ndërmend të merret me ngjarjen historike, që është një ditë e dashur, një ditë e madhe në historinë tonë kombëtare”. E ka fjalën për Kongresin e Lushnjës të mbledhur në vitin 1920. Dhe Berisha duhet të jetë kënaqur që i kanë ofruar këtë përkitje në kohë mes datës kur ka dhënë urdhër të vriten katër shqiptarë në bulevardin qendror të kryeqytetit dhe një kongresi të mbledhur gati një shekull më parë, në të cilin Tirana u shpall kryeqytet.
Punët në Eurozonë janë duke shkuar keq e më keq
Dje, Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, u shpreh se situata ekonomike e Eurozonës dhe e gjithë Europës është shumë dramatike, dhe është përkeqësuar në harkun e pak muajve. Ndërsa sot në mëngjes ka dalë njoftimi i agjencisë së rating-ut, Fitch, sipas të cilit Greqia është praktikisht duke iu drejtuar default-it. Me fjalë fare të varfëra, kjo do të thotë se Greqia do të shpallë së shpejti që ajo nuk do të jetë në gjendje të paguajë interesat që ka prej borxheve.
Ruli saktëson idenë berishiane të dixhitalizimit të bujqësisë
Para disa ditësh, kryeministri Berisha na la pa gojë, teksa foli për dixhitalizimin e bujqësisë. Ai nuk e shpjegoi se ç’donte të thosh me dixhitalizimin e bujqësisë, e për këtë arsye, njerëzit zunë të bënin gallatë në web. Si rrallë herë, në rrjetet sociale plasën komentet satirike dhe batutat përqeshëse.
Ilir Meta në Opinion: në një lokal u gatua ‘pretenca’ kundër meje nga lideri i opozitës
Dalja e Ilir Metës dje në Opinion të jepte përshtypjen sikur donte të thoshte “unë flas ato që dua, ju shkoni ankohuni në Prokurori po s’u pëlqyen”.
“Modeli ekonomik” i Berishës, që disa nuk e kuptojnë ose s’duan ta kuptojnë…
Berisha shpalli dje objektivat e vitit 2012 para deputetëve të partisë që ai drejton. Kriza ekonomike në eurozonë dhe modeli ekonomik i qeverisë së tij kanë qenë boshti kryesor i fjalës së shefit të ekzekutivit para deputetëve demokratë. Pasi u shpiegoi atyre pse eurozona është në krizë, ai tha: “Me gjithë këtë situatë, e sigurt është që modeli ekonomik shqiptar funksionon. Ata të cilët nuk e kanë kuptuar këtë ose nuk e kanë të qartë se ç’do të thotë model ose janë të verbuar nga qëndrime të tjera...