Arkiv-Lajme

Pse nuk mbajnë qëndrim opinionistët e Prishtinës lidhur me protestën e 14 janarit?

Postuar në 13 Janar, 2012 09:25

Data është 13 janar. Për nesër është paralajmëruar protesta e veprimtarëve të Vetvendosjes në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë (Merdare e Dheu i Bardhë kanë qenë toponime të panjohura për ne të Shqipërisë së Poshtme; po na qëllon ta mësojmë gjeografinë e Kosovës edhe nëpërmjet aksioneve apo ngjarjeve politike). Është një protestë që ka shkaktuar frikë, reagime, kundërshtime, interes. Të gjithë e kanë thwnw fjalën e tyre, me përjashtim të .... opinionistëve të Prishtinës.

Socialistët kanë ngut për reformën zgjedhore

Postuar në 13 Janar, 2012 07:59

Rama ka folur në një mbledhje të grupit parlamentar, dhe është fokusuar më së shumti tek reforma zgjedhore. Agjencitë e ndryshme kanë raportuar fillimisht ‘apelet’, që ai u ka drejtuar Berishës e Topallit (Berishës: “100 herë ke deklaruar publikisht se do të pranosh çdo kërkesë që opozita do të bëjë për sistemin; mbaj fjalën tani!”. Topallit: “lëri hartimet për shtypin, merre shtruar dhe mos i fut fare hundët në këtë punë”), dhe më pas diçka për reformën elektorale, që ngjan të mos ketë rrjedhur e plotë për gazetarët.

Vetvendosja ‘shqetëson gjithë dynjanë’

Postuar në 13 Janar, 2012 05:52

Aksioni i Albin Kurtit dhe i lëvizjes Vetvendosje ka provokuar reagime të shumta, e më së shumti negative. Sot janë shprehur kundër protestave në pikat kufitare edhe 5 ambasadat më të rëndësishme perëndimore në Prishtinë (SHBA, Britani, Francë, Gjermani, e Itali), por reagimet më të forta kanë ardhur nga brenda botës shqiptare. Ministria e Jashtme e Shqipërisë e konsideroi këtë nimsë të Vetvendosjes si “imitim të politikave ekstremiste serbe”. Thaçi i quajti në stilin berishian “faqezinj”, dhe më pas i paralajmëroi se “nuk do të lejojë që janarët e Tiranës të imitohen në Prishtinë”.

Kemi qenë “lokomotivë ekonomike në rajon”; tani jemi një nga vagonat

Postuar në 13 Janar, 2012 04:47

Në konferencat për shtypin me ekonomistë të Bankës Botërore – këtë e zbulon Gjergj Erebara në Shqipin e sotëm – gazetarët që kanë simpati për qeverinë janë ngutur shpesh t’u bëjnë të njëjtën pyetje ekspertëve në panel: Si është rritja ekonomike e Shqipërisë në raport me vendet e tjera të rajonit? Dhe përgjigja ishte e njohur (si në një skenar të shkruar): Shqipëria është me rritje më të madhe. Por dje nuk u dha më kjo përgjigje.

Berisha ha darkë demonstrative me Metën, Garda ‘argëtohet’ me gazetarin e Shekullit

Postuar në 13 Janar, 2012 02:40

Ndërkohë që Berisha ishte në darkë te shtëpia e një vartësi të tij (Ilir Metës), hera e parë për të në këto njëzet vjet karrierë, Garda e Republikës ka ndaluar me forcë  gazetarin e “Shekulli”-t, Luis Tanushi, pasi tentoi të fotografonte jashtë vilës së Ilir Metës në Bllok çastin kur  kryeministri Sali Berisha po hynte në vilë.

Oborri i administratës së Bashkisë është kthyer në magazinë hedhurinash

Postuar në 12 Janar, 2012 16:09

Me ardhjen e ekipit të ri drejtues të Bashkisë, një nga të parat vendime ishte vënia e drynit portës kryesore hyrëse të ish-uzinës Enver (ku bashkia e Ramës futi disa drejtori të vetat, si ajo e Taksave dhe Tarifave vendore, Policia Bashkiake dhe Inspektoriati Urbanistik Ndërtimor), dhe asnjë taksapaguesi nuk i lejohet të fusë makinën brenda rrethimit për ta parkuar. Këtë “privilegj” tashmë e kanë vetëm punonjësit e tri administratave.

Partitë e Tiranës po kërkojnë të ngjashmin e vet në Prishtinë; dhe anasjelltas

Postuar në 12 Janar, 2012 12:29

Po ravijëzohen aleanca të qarta politike në aksin Tiranë-Prishtinë. Hashim Thaçi ka kohë që i mban sytë nga kryeministri Berisha. Kanë një të shkuar plot probleme mes tyre, por ka ca kohë që nevoja e interesat për pushtet i kanë afruar me sho-shoqin. Thaçi nuk ka lënë rast pa e demonstruar këtë gjë, dhe Berisha po i jep në këmbim çfarë atij i duhet. Sot, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një deklaratë, me të cilën “dënon thirrjet ekstremiste të disa shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë”.

Berisha thotë se Kushtetuta nuk ndryshohet, edhe kur kjo gjë nuk i kërkohet!!!

Postuar në 12 Janar, 2012 12:26

Në një shënim të mëparshëm në Respublica.al, komentuam përgjigjen që i dha Berisha pyetjes së Sonila Meços në ABC News rreth kontrastit mes qëndrimeve të tij e qëndrimeve të ambasadorëve lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri. Dhe ne ngritëm pyetjen “Berisha ka respekt absolut për kushtetutën, por nuk merret vesh se ku dreqin bie ndesh presidenti konsensual me Kushtetutën?” Po në atë intervistë, Berisha nxorri përsëri Kushtetutën si alibi, kur u pyet për një çështje tjetër -- rreth ndryshimit të sistemit aktual zgjedhor.

Berisha refuzon presidentin konsensual, sepse ka respekt për kushtetutën!!!

Postuar në 12 Janar, 2012 10:56

Kryeministri, i pyetur nga Sonila Meço lidhur me kontrastin mes qëndrimeve të tij e qëndrimeve të ambasadorëve lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, u shpreh: “Kam respekt shumë të madh për ambasadorët, por kam respekt absolut për kushtetutën”. Nuk ka të sharë si frazë, apo jo? S’ke nga e kap. Por puna është se ambasadorët nuk po kërkojnë të dhunohet kushtetuta; përkundrazi, ata po i kërkojnë një president për të gjithë shqiptarët. Foli i pari ambasadori danez, dhe tha se duhet president konsensual. Më pas foli ambasadori i OSBE-së, dhe përsëriti të njëjtën gjë.

Teatri shqiptar rivë në skenë tragjedinë “21 Janari”

Postuar në 12 Janar, 2012 08:20

Sot, sipas mediave, serbët i kanë treguar Qeverisë kosovare se 'ku e ka vendin' duke i ndaluar ministrit kosovar për Diasporën, Ibrahim Makollit, hyrjen në Serbi pasi ka refuzuar të heqë targat e Kosovës nga makina diplomatike. Në të kundërt me vizitën e Tadiç të mbrojtur me policë kosovarë, qeveritarë serbë kishte deklaruar ditë më parë se ministri Makolli nuk ka nevojë të kërkojë leje për ët hyrë në Serbi  pasi “ai është qytetar i Serbisë” por ai nuk është lejuar pasi vizita ka qenë si delegacion zyrtar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme