Arkiv-Lajme

Ishin shumë ata që i dhanë ‘lamtumirën’ Xhevat Hanës; por asnjë prej pushtetit!!!

Postuar në 11 Janar, 2012 04:31

Prokurori Xhevat Hana, që ndërroi jetë më 5 janar pas një sëmundjeje që e rrëmbeu papritur, është përcjellë dje për në banesën e fundit ashtu si asnjë funksionar tjetër shtetëror i këtij niveli më parë. Pjesëmarrësit në homazhet zyrtare që u mbajtën në ambientet e qendrës kulturore të ushtrisë janë befasuar nga numri i madh i njerëzve që kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën prokurorit të pabujshëm.

Për inat të vjehrrës, maqedonasit flenë me… Kosovën!

Postuar në 11 Janar, 2012 03:51

Gjakrat nacionaliste u ndezën kur gjatë ndeshjes së hendbollit Maqedoni-Serbi, zhvilluar në Smederevë, tifozët serbë për të acaruar kundërshtarët valvitën flamuj grekë. Përveç flamujve grekë në tribuna, provokime u bënë nga moderatori zyrtar në këtë takim, e cili e quajti përfaqësuesen maqedonase si përfaqësuese të IRJM (FYROM), gjë që u përsërit dhe në televizionin serb.

Secili ka momentet e veta “të topitjes mendore”; Rush Limbaugh, gjithashtu

Postuar në 11 Janar, 2012 02:30

Rush Limbaugh Show është një program në një radio amerikane, që drejtohet nga, merret vesh prej titullit, Rush Limbaugh. Ky i fundit është, mbi të gjitha për shkak të këtij programi radiofonik, një personazh shumë i njohur në SHBA. Është konservator nga thonjtë e këmbëve deri tek maja e flokëve; dhe është i respektuar e me ndikim mes të gjithë republikanëve amerikanë. Herë pas here këput dhe të forta, të cilat e ndihmojnë të mbetet protagonist i përhershëm në jetën publike amerikane.

Si mund të bëhet korrigjimi proporcional kombëtar i sistemit aktual zgjedhor?

Postuar në 10 Janar, 2012 16:02

Tryeza e opozitës e mbledhur për herë të parë sot për vitin 2012, ka diskutuar mbi reformën zgjedhore, duke tentuar të shkojë drejt propozimeve të përbashkëta. Në gati dy orë diskutime, krerët e partive të vogla opozitare, së bashku me kreun e PS-së Edi Rama, kanë shqyrtuar idetë dhe formulat për një përmirësim të Kodit Zgjedhor. Pas takimit, Preç Zogaj deklaroi se opozita do të ngulmojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke theksuar nevojën e korrigjimit proporcional kombëtar të sistemit aktual zgjedhor.

Britani: studimet e fundit tregojnë që emigracioni NUK e rrit papunësinë!

Postuar në 10 Janar, 2012 13:05

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga një institucion i respektuar, National Institute of Economic and Social Research, i cili arriti në konkluzionin që nuk ka ‘asnjë lidhje’ mes emigracionit të lartë dhe papunësisë – madje edhe në kohërat e recesionit e rritjes ekonomike të ngadaltë që po kalon Ishulli në këtë çast. Aktivistët kundër emigracionit, e sidomos MigrationWatch ka kohë që ka nisur një fushatë për të luftuar emigracionin drejt Britanisë.

“Mercedes”-i i vë sanksione Qeverisë kosovare

Postuar në 10 Janar, 2012 11:36

Gjiganti gjerman i automobilave “Daimler” konfirmon zyrtarisht se as përfaqësuesit e autorizuar nuk mund t’iu shesin vetura “Mercedes” nëpërmjet tenderëve publikë institucioneve të Kosovës prej janarit 2012.

Është gazeta ‘Zëri’ në Kosovë që e bën me dije këtë fakt. ‘Zëri’, edhe para disa ditësh kishte njoftuar se mercedesët mund të blihen vetëm me një leje të posaçme nga prodhuesi, ose në negociata të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e kompanisë nga Gjermania.

Inflacioni dhe interesi i kredive bien. Lajm i mirë?

Postuar në 10 Janar, 2012 09:23

INSTAT-i njofton se Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2011, arriti 111.4 përqind  kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një rritje prej 1.7 përqind në krahasim me dhjetorin e 2010-ës. Ndërkohë rritja vjetore e këtij indeksi një vit më parë kishte qenë dy herë më e madhe –  3.4 përqind. Pra, kemi patur një ulje të ndjeshme të inflacionit. Gjithashtu Banka e Shqipërisë njofton se interesat e kredive të bankave për individët dhe bizneset pësuan rënie të ndjeshme gjatë 2011-ës, duke arritur një rekord minimal shumëvjeçar.

Ambasadorët nuk bien dakord me “Presidentin kushtetues” të Berishës

Postuar në 10 Janar, 2012 05:54

“Shpresoj që një konsensus i ngjashëm [me këtë të Avokatit të Popullit] të arrihet edhe lidhur me kandidatin presidencial”, tha Wolfarth-i dje. Nuk është i pari që ecën kësaj ane. Dy ditë më parë ishte ambasadori i Danimarkës, e cila do të ketë kryesinë e radhës së Këshillit të BE-së në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, që nënvizoi të njëjtën nevojë për një president konsensual: “Ka rëndësi shumë të madhe që Shqipëria të zgjedhë një president të pavarur, të fortë, të panjollosur nga e kaluara apo e tashmja, i pranuar nga të gjithë.

Java, revista që u përpi qysh në numrin e parë. Do ta vijojë këtë sukses?

Postuar në 10 Janar, 2012 04:06

Revista Java, e cila pati numrin e parë të saj në fundjavën e fundit, rezultoi të jetë një risi mediatike. Ajo u zhduk nga kioskat e shitjes në harkun e disa orëve. E blenë pra sa hap e mbyll sytë, aq sa ‘shpikësit’ e saj, Skënder Minxhozi, Lorenc Vangjeli, etj, të cilët kanë pas shpine përvojën e suksesshme me Mapon, duhet të jenë bërë pishman që nuk kanë futur në proces botimi një tirazh më të madh. Kjo është mënyra më e mirë për të startuar me një titull të ri periodiku në treg.

Për emigrantët” Krematorium”

Postuar në 10 Janar, 2012 02:29

“Për emigrantët, duhen furrat ...”. Ky ka qenë komenti skandaloz, që Mauro Aicardi, një këshilltar i  partisë Lega Nord për qytezën e Albengës, ka bërë në faqen e tij Facebook. Më pas ky koment u hoq, por qëndroi aq gjatë sa të krijonte tensionin që pasoi më vonë.

Mauro Aicardi me komentin e tij racist i është shtuar listës së komenteve të ndryshme mbi citimin për emigrantët si “jashtëqitje bastarde”, duke e përkeqësuar edhe më shumë vlerësimin që i bëhet kësaj shtrese nëpër rrjetet sociale.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme