Arkiv-Lajme
U kry, jemi të parët në Europë!!!
Agjencia e lajmeve financiare Bloomberg dhe media e njohur gjermane Handensblatt deklarojnë se, sipas analizave ekonomike të Prof Dr Bernd Raffelhueschen (Freiburg University), borxhi publik gjerman është shumë herë më i lartë se sa deklarohet. Përveç borxhit publik të deklaruar (2 trilionë euro), ka dhe pagesa e detyrime te përllogaritura në 5 trilionë euro shtesë për shkak të sigurimeve sociale dhe fondeve të pensioneve.
Lëvizjet në polici, histori emancipimi, apo ...?
Megjithëse për herë të parë në histori, policia shqiptare ka emëruar një femër zëvendësdrejtore të përgjithshme; ajo është bashkëshortja e deputetit të Partisë Demokratike, Fatos Hoxha.
Të nesërmen e pretencës së prokurorit nëpër gazeta
Prokurori kërkoi dy vjet burg për Ilir Metën. Është interesant fokusi i të përditshmeve shqiptare mbi këtë ngjarje. Shekulli i bën një ‘zoom in’ lajmit: gjithë faqen e parë ia ka rezervuar një fotografie të Metës, mbi të cilën është shkruar titulli “pretenca: dy vjet burg e një milion gjobë Ilir Metës”; lajmi zhvillohej në faqet 4-5. Panorama e kish trajtuar si një lajm dosido, dhe e kish njoftuar në faqe të parë në krye të kolonës me tituj informativë në të majtë; titulli ish “Prokuroria: dy vjet burg për Ilir Metën. Avokatët: pafajësi”; lajmi zhvillohej i plotë në faqet 2-3.
Një version i A. Meksit mbi rënien e Fatos Nanos
Në një intervistë për numrin e parë të revistës Java (Minxhozi e Vangjeli kanë rinovuar idenë e Mapo-s me një titull të ri e me do ide të reja), ish-kryeministri Aleksandër Meksi konfirmon në mënyrë përfundimtare dy lajme, që për një kohë kanë ekzistuar në formën e në spekullimi gazetaresk: 1. Do të ketë një parti të ri të qendrës së djathtë, që do të ketë për leader Bamir Topin, dhe 2.
Grekët e dinin që ka naftë në detin që donin të na merrnin qysh në vitin 1984!
Gjithmonë e më shumë dalin në dritë fakte të reja se qeveria greke ka pasur qëllime të qarta në ndarjen e kufijve detarë me Shqipërinë, për të përfituar sa më shumë në kurriz të Republikës së Shqipërisë.
INSTAT: Ritmi i migrimit neto jashtë Shqipërisë në dekadën e fundit ka qenë 5 shtetas/orë
Tadiç në Kosovën që nuk e njeh për shtet! Policia kosovare: "Ou?"
Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot në mesditë për Kosovapress-in se ende nuk ka ndonjë informacion që presidenti serb Boris Tadiç ka arritur në Kosovë. Ndërkohë që mediat e kanë njoftuar arritjen e tij, policia e Kosovës, nëpërmjet z. Baki Kelani, zyrtar për informim në PK, ka bërë të ditur se nuk kanë informacion që presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka arritur në pikën kufitare në Merdare.
Kuvendi, 7 milionë lekë në muaj karburant, ose “Quo vadis Jozefinë?”
85.6 milionë lekë ka shpenzuar Kuvendi në 2011 për të blerë karburant për makinën e kryetares dhe tre nënkryetarëve. Një pjesë e tij është përdorur edhe për gjeneratorin. Përpjekja e qeverisë për të kufizuar shpenzimet operative të administratës nëpërmjet heqjes së makinave të zyrtarëve të lartë, duket se nuk ka qenë shumë efektive në rastin e Kuvendit të Shqipërisë.
The Guardian shkruan: Sikur Enver Hoxha të ishte gjallë!
Hugh Muir në ditarin e tij në “The Guardian” me ironi për politikën monetare të ndjekur nga qeveritë në Europë shkruan se (marrë nga përkthimi i Mapo-s):
“Mërzia do të na mbajë të gëzuar përgjatë 2012-ës. Sikur Enver Hoxha të ishte ende gjallë për t’u kënaqur me depresionin tonë.
Rezarti, i Biri i Xhevat Hanës: Pritëm 16 ditë më kot ndërhyrjen e Ministrisë
Djali i prokurorit Xhevat Hana, Rezarti, që është student i vitit të tretë në fakuletin juridik, ka dhënë një intervistë për shqiptaren.com disa orë përpara se i ati të jepte shpirt në një spital italian. Ai u bën bisht kurtheve të gazetarit, që kërkon t’i nxjerrë me pahir ndonjë dyshim mbi provokimin nga jashtë të sëmundjes së të atit. Rezarti, ndoshta për shkak të edukatës legale që ka marrë nga i ati, nuk ecën asaj ane.