Arkiv-Lajme

Milionat enigmë të PD-së për lobim në Amerikë

Postuar në 09 Janar, 2012 02:20

Partia Demokratike dhe qeveria shqiptare kanë shpenzuar miliona lekë për të mundësuar thjesht takime dhe shtrëngime duarsh me zyrtarë amerikanë, bën me dije agjensia “Lajmifundit”. Partia në pushtet rezulton se ka nënshkruar disa herë kontrata me kompani amerikane në fushën e lobimit për të “blerë” qëndrimin pozitiv amerikan ndaj reformave të qeverisë dhe situatës politike në vend.

Kandidatët republikanë: jemi kundër martesës mes gay-ve, por jo kundër gay-ve

Postuar në 08 Janar, 2012 15:53

Të martën mbahen të ashtuquajturat primaries (puristët do mërziten sërish që po përdorim një fjalë të huaj, por s’dimë si t’i quajmë me një fjalë të vetme në shqip) në New Hampshire, dhe në këtë kuadër dje ishte një debat midis kandidatëve republikanë për postin e Presidentit të SHBA-ve. Ish-guvernatori i Massachusetts-it, Mitt Romney, doli fitimtar nga ky debat, pasi të tjerët synuan të shqyenin sho-shoqin duke patur si objektiv të identifikohen në këtë fazë si anti-Romney ideal.

PS: Presidenti me curriculum vitae, si avokati i popullit

Postuar në 08 Janar, 2012 11:48

Duket se Socialistët nuk do të jenë të papërgatitur  për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ata duket se kanë programuar një strategji të mirëfilltë, duke kryqëzuar betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e kuorumit të nevojshëm në sallën e Parlamentit për të hapur votimin, me atë të përzgjedhjes së emrit që do të hidhet në votim.

Rritet temperatura patriotike: Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Aleanca Kuqezi në aksion

Postuar në 08 Janar, 2012 09:35

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka deklaruar se më 14 janar do t’i bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë në Merdare dhe Dhe të Bardhë. Sipas deklaratës, në 14 janar, të organizuar, mbështetësit e VETËVENDOSJE!-s do të nisen drejt pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për t’iu dhënë atyre kuptimin e vërtetë që ato kanë, e për të mos i lënë të jenë thjesht pika kalimi. Më 18 dhjetor 2011, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Tobin Tax: Do të bien dakord europianët?

Postuar në 08 Janar, 2012 07:40

Keni dëgjuar të flitet për një taksë me emrin (në anglisht) Tobin Tax? Është një taksë e sugjeruar nga laureati i çmimit Nobel, James Tobin, e prandaj mban atë emër. Më pas, kjo ide është përpunuar e saktësuar, por ende nuk po gjen aplikim. Ç’taksë është kjo? Është një taksë mbi transaksionet financiare që kryhen në botën e sotme. Çdo ditë bëhen spekullime financiare që kapin vlerën e qindra miliarda dollarëve, dhe merret vesh se një taksim shumë i vogël mbi këto transaksione mund të bëhet burim të ardhurash të jashtëzakonshme.

Po fryjnë erëra të nacionalizmit në kufirin serbo-shqiptar

Postuar në 08 Janar, 2012 06:08

Agjencia INA i bën jehonë një apeli të “intelektualëve shqiptarë të Luginës së Preshevës” (ky është emërtimi që kanë parapëlqyer për veten autorët e Apelit në fjalë), të cilët kanë reaguar flakë për flakë ndaj vizitës së Tadiçit në Kosovë dhe ndaj qëndrimeve që ai ka mbajtur.

Eksponentët e së djathtës i japin endorsement Topit

Postuar në 08 Janar, 2012 05:11

Në Shqipin e sotëm ishin intervistuar disa eksponentë të së djathtës shqiptare, të cilët e miratojnë me të dyja duart idenë e “partisë së Topit” edhe si një mënyrë “për të krijuar një të djathtë reale në këtë vend”. “Zoti Topi i jep shpresë një pjese të së djathtës, dhe partia e tij është një lajm i mirë”, thotë anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Besnik Mustafaj, i cili po aty thekson se “lufta që Berisha po bën kundër Topit është një gabim i madh”. Omer Stringa e sheh Bamir Topin si “një nga të paktët politikanë që ka qytetari në këtë vend”.

Rama gjen avokat të vonuar për bojkotin; është ambasadori danez në Tiranë

Postuar në 07 Janar, 2012 15:25

“Alarm i presidencës daneze” është emri që Edi Rama i vë intervistës së ambasadorit danez dhënë Javës së Minxhozit, dhe ka zgjedhur nga kjo intervistë një mesazh për ta nënvizuar në shkrimin e vet të sapopublikuar në agjencitë e gazetat online. Është pjesa ku Karsten Ankjaer Jensen bën një deklaratë aspak ortodokse dhe me vite dritë larg mainstream-it politik, mediatik e diplomatik të këtushëm, me anë të së cilës gati e sublimon bojkotin e qëmotshëm të opozitës (ndonëse pak rreshta më poshtë ngutet për të bërë saktësimin se nuk do donte të keqkuptohej si dashnor bojkotesh).

Ermonela Jaho, e adhuruar nga mediat britanike

Postuar në 07 Janar, 2012 12:44

Tre vjet më parë, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ishte thuajse e panjohur në Britani. Emri i saj filloi të përmendej asokohe kur e thirrën të zëvendësonte Anna Netrebkon me rolin e Violetës te ‘La traviata’, në Covent Garden, vetëm për 24 orë dhe ajo shkëlqeu. E njëjta situatë dhe vjet në vjeshtë kur e thirrën me shumë vonesë të zëvendësonte Anja Harteros në ‘Suor Angelica’, dhe ajo shndriti edhe një herë duke e kënduar rolin e murgeshës që tenton të vrasë veten, pasi i kanë vjedhur të birin, me një performancë më se prekëse.

Berisha, Regani dhe Tien Siao Pini

Postuar në 07 Janar, 2012 11:18

Në ekspozenë që i bëri modelit ekonomik shqiptar në seminarin “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”, të zhvilluar ditët e fundut në Paris, Berisha tha se në bazë të tij është liria. Dhe frymëzimi për lirinë, Berishës, i paskësh ardhur nga idetë e Reganit. Në të njëjtën ekspoze, Berisha lavdëroi edhe arritjet ekonomike të Kinës; madje, deklaroi se Shqipëria do të konkuronte me të ekonomikisht. Por në themel të modelit ekonomik kinez, janë idetë e Tien Siao Pinit, diktatorit komunist që autorizoi vrasjen e protestuesve të paarmatosur në sheshin Tien An Men, në vitin 1989.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme