Arkiv-Lajme

Dhuna kundër protestuesve të Vetvendosjes nuk mund të maskohet më

Postuar në 16 Janar, 2012 02:34

Po dalin në dritë fakte që dokumentojnë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të Vetvendosjes. Dhuna u pa qartë qysh atë ditë, por në tollovinë mediatike të shqiptarëve, ku zhurmën e bëjnë mediat e rreshtuara në krah të pushtetit (në Tiranë e në Prishtinë), nuk u kap e plotë tabloja e protestës. Kamerat ia kanë dalë të filmojnë, sidoqoftë, policë të egërsuar që janë turrur pa mëshirë mbi protestues të pambrojtur, mbi burra të moshuar, mbi djem të rinj, mbi deputetë.

21 Janari në shifra: 41.4% protestuan prej varfërisë, 18% ishin me arsim të lartë ndërsa 72.7% nuk ishin anëtarë të PS

Postuar në 15 Janar, 2012 13:47

Ndërsa Prokuroria ka nevojë për më shumë kohë për të gjetur fajtorët e vërtetë të 21 Janarit, datë që po hyn në fjalorin tonë si 18 Brymeri i L. Napoleonit, JAVA ka gjetur një formë për të hedhur dritë mbi ngjarjen e kobshme të një viti më parë nëpërmjet shifrave. Sekretariati për çështjet ligjore në PS ka marrë në analizë të arrestuarit e të ndaluarit, prej nga del një kampion që mund të shërbejë si njësia më e mirë e mundëshme për të kuptuar kush ishin ata që dolën në demostratë.

Berisha: Rama është kundër rrugës Durrës-Kukës. Rama: Akuzë e ndyrë e shpifje perverse

Postuar në 15 Janar, 2012 11:55

Një artikull i shkruar nga një italian e i publikuar në rrjetet sociale, në të cilin vizatohet si jo efektiv investimi në rrugën Durrës-Kukës, e ka shqetësuar Berishën deri në atë pikë, sa ka urdhëruar zëdhënësen të dalë e të këndojë avazin e njohur, sipas të cilit “Edi Rama ka thënë që kjo rrugë është rruga e asgjësë, rrugë e panevojshme, apo edhe rrënimi i shqiptarëve”. Është e n-ta herë që Berisha i bën këtë akuzë, dhe është e n-ta herë që Rama i bën përgënjeshtrim të qartë e të fortë. “Akuzë e ndyrë nga selia e PD-së ndaj meje e PS-së për Rrugën e Kombit!

Pëllumb Xhufi te Java për LSI-në: “antiligjore”, “antishqiptare”, “antikombëtare”, “antikushtetues”, “paprincipta”, “privatizimet-plaçkitje”.

Postuar në 15 Janar, 2012 09:11

Në një intervistë me Skënder Minxhozin për revistën ‘Java’ që del të dielave, Pëllumb Xhufi, ish-deputet dhe ish-Nënkryetar i LSI-së, thotë: “...në këto dy vjet, duke harruar premtimet e duke shkelur me të dy këmbët programin e saj, drejtuesit e LSI-së kanë marrë përsipër aktet më antiligjore e antishqiptare të qeverisë Berisha: nga marrëveshja antikombëtare e detit me Greqinë, nga regjistrimi antikushtetues e antishqiptar i popullsisë, nga llokoçitjet e paprincipta me klanet e Serbisë, nga privatizimet-plaçkitje të pronave publike e deri tek pushimet masive nga puna të Bashkisë së Tiranës.

Regjimi vrau më 21 janar dhe ... kërcënon familjarët e viktimave më pas

Postuar në 15 Janar, 2012 05:59

Gruaja e Faik Myrtajt, i cili mbeti i vrarë në bulevard më 21 janar të vitit të shkuar dhe e ëma e Bardhoshit, për të cilin u tha se u vetvra muaj më pas, ka dhënë një intervistë për Shekullin, ku shfaqet edhe si një grua që të këput shpirtin, edhe si një grua e fortë. Është një nga intervistat më prekëse që kam lexuar në shtypin shqiptar. “Pata dy djem e tashmë më ka mbetur një. Pata një burrë dhe ma vranë në mes të ditës... Dhe na kërcënojnë, e nuk na lenë të qetë”, thotë ajo në një moment. Dhe më poshtë vijon: “Për ne autori është i ditur.

Ditë trazirash në Kosovë; shtypi i Tiranës bën qokat e përditshme

Postuar në 15 Janar, 2012 04:46

Ndër të përditshmet kryesore të Tiranës, vetëm tri kishin në fokus ngjarjet e djeshme në Kosovë. Shqipi kish për titull kryesor “Përleshje në Kosovë, pranga dhe për vullnetarë nga Shqipëria”, dhe bënte një mbulim disi të balancuar në faqen 5, ndërsa Gazeta Shqiptare kish për titull të madh “Tension në Kosovë, gaz lotsjellës protestuesve nga Tirana”. Tema, që ballinën (kështu thonë kosovarët për faqen e parë; dhe thonë bukur) ia lë rëndom një lajmi të vetëm, për sot e kish atë: reagimin e dhunshëm të policisë ndaj protestuesve.

Jozefina Topalli si kryetare e PD-së

Postuar në 15 Janar, 2012 03:56

Televizionet proqeveritare dje dhe gazetat proqeveritare sot i dhanë një vend të rëndësishëm vizitës së Jozefina Topallit në qarkun e Shkodrës. Ajo mori pjesë në një takim përkujtimor me rastin e 22 vjetorit të demonstratës për rrëzimin e bustit të Stalinit në qytetin e Shkodrës, si dhe në një takim përkujtimor me rastin e 21 vjetorit të themelimit të degës së PD-së në Pukë.

Tirana e ndarë 50 me 50 përballë ngjarjeve në Kosovë

Postuar në 14 Janar, 2012 13:45

Në Kosovë pothuaj të gjithë (bën përjashtim Këshilli i Mbrojtjes së të Drejtave e të Lirive të Njeriut, që ka ndjekur zhvillimin e ngjarjeve dhe ka arritur në përfundimin se “faji është i policisë”) janë rreshtuar në favor të qeverisë në këtë karfosje mes kësaj të fundit e Vetvendosjes. Ndërsa në Shqipëri, maxhoranca e opozita e kanë parë si një rast tjetër për t’u ndarë fort me njëra-tjetrën.

E pabesueshme: Policia kosovare rreh e arreston deputetët

Postuar në 14 Janar, 2012 12:30

Rivënia në skenë e dramës së janarit, por këtë herë në Kosovë, gjë që u paralajmërua prej Hashim Thaçit tri ditë më parë, është bërë realitet. Nuk janë vrarë opozitarë, por ka ndodhur diçka tjetër që, në terma politikë e demokratikë, është shumë më e rëndë: janë rrahur e arrestuar anëtarë të parlamentit të Kosovës; sipas lëvizjes Vetvendosje, njëri syresh, Glauk Konjufca, ‘është rrahur brutalisht’, ndërsa të tjerë janë vënë nën pranga. Këtë e thonë një numër agjencish e gazetash online.

Bilanc i paqartë i ditës së sotme në Kosovë

Postuar në 14 Janar, 2012 10:52

Për një kohë të gjatë, ka patur lajme kontradiktore lidhur me atë që po ndodhte në afërsi të pikave kufitare Merdare e Dheu i Bardhë. Gazetarët, për shkak të faktit që protesta nuk ka qenë e përqendruar, e kanë patur të vështirë të ndjekin copëza ngjarjersh, e më pas të ngjisin këto copa për të dhënë ngjarjen e plotë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme