Arkiv-Lajme
BB-ja ka makth borxhin publik të Shqipërisë, Berisha ka makth Bamir Topin
Kryeministrat, sa herë që dalin në TV, flasin për problemet reale të vendit. Ky i yni ka agjendë tjetër. Berisha shkon nëpër studio për t’u marrë me kundërshtarët. Është qejfi dhe interesi i tij për t’u marrë me ‘problemet e veta’, por është dhe faji i gazetarëve që fokusohen aty ku ai ka qejf. Ja, të njëjtën gjë bëri dje dhe në televizionin ABC. Foli për Topin, pastaj për Topin, më tej për Topin…. e prapë për Topin.
Doris Pack Vetvendosjes: Hiqni dorë nga kjo që po bëni; është çmenduri!
Doris Pack bëhet e gjallë pas një kohe të gjatë heshtjeje. Por nuk e ka me Tiranën. E ka me Prishtinën; më saktë, me Albin Kurtin dhe me tubimin e paralajmëruar prej tij. “Aksioni i Lëvizjes Vetëvendosja, me sloganin ‘Serbia nuk kalon’, duhet parandaluar”, ka thënë ajo për Radio Dukagjinin. “Unë mendoj se kjo është çmenduri. Është çmenduri dhe duhet parandaluar. Ata [të Vetvendosjes] duhet të sillen ndryshe e jo siç sillen serbët në veri të Kosovës. Për mua është e pa pranueshme. E gjitha kjo nuk i ndihmon në asnjë mënyrë zgjidhjes së problemeve në Kosovë.
Ç’kupton PS-ja me proces transparent në zgjedhjen e Presidentit?
Deputeti socialist Erion Braçe duhet të jetë penduar për fjalët që tha në adresë të ish-Presidentit Meidani në momentin që nga selia rozë ka dalë e risaktësuar ideja e ‘procesit konsensual të zgjedhjes së Presidentit’, dhe ka rezultuar që të ketë qenë ajo që ka kuptuar Meidani.
Konsensusi për Presidentin, formë e re e pazarit
Zgjedhja e Presidentit të ri, ngërçi i rradhës në politikë shqiptare, ka frymëzuar zërat që kërkojnë konsensus, nisur edhe nga suksesi ’i papritur’ i zgjedhjes së Avokatit të Popullit me 127 vota.
Njerëzit me pushtet: Pasione në kohë krize
Sarkozy, Obama, Merkel, njerëzit e 'fortë' të botës që vishen me xhaketa e kravata, seriozë, qëllon që kanë dhe pasione njerëzore. Nicolas Sarkozy, është i apasionuar pas serialeve amerikanë që i shikon me orë të tëra në gjuhë origjinale e pa titra, pa u shkëputur nga TV. '24', 'Mad Men', 'Dexter' dhe 'West Wing' janë nga të preferuarat.
Ndërsa Obama është 'fan' i tërbuar i Harry Potter-it! "Unë e Malia (e bija) i lexojmë bashkë e me zë të lartë të tërë librat e serisë 'Potter'", thotë ai.
Gallatë online pas tezës së Berishës mbi “dixhitalizimin e bujqësisë”
Mufka e sotme e Berishës për “dixhitalizimin total të bujqësisë, [me synimin që] fermeri shqiptar të disponojë online gjithçka që i duhet për biznesin e tij”, ka provokuar reagime të shumta në blog-jet, site-et e rrjetet sociale, shumica e të cilave (reagimeve) – merret me mend – janë të natyrës së gallatës.
Varrimi në Kaninë i Ismail Qemalit: fakte interesante
Tri të përditshme, Shekulli, Shqip e Gazeta Shqiptare, kishin publikuar sot të njëjtin material mbi flamurin, me të cilin është përcjellë gjatë funeralit trupi i Ismail Qemalit. Është një material, ku pohohen fakte interesante (veçse s’kuptohet pse duhej publikuar në tri gazeta). Ja disa fakte, një pjesë e të cilave merren vesh për herë të parë:
-Ismail Qemali vdiq në Peruxhia, në hotelin “Brufani”, më 26 janar të vitit 1919, (por ky është një moment i njohur. Re.Pu.).
Albin Kurti kërkon mbështetje e ndikim në Tiranë
Albin Kurti kërkon mbështetje në Tiranë për aksionin e bllokimit të paralajmëruar të së shtunës të pikave kufitare në kufirin me Serbinë. Ky është i pari gjest që e kërkon, ndoshta pa e synuar, shtrirjen e komunikimit e të konsensusit politik në të dy shtetet e të njëjtit komb. Sikur nesër klasat politike të Kosovës e Shqipërisë të shkrihen në një, ky gjest i Vetvendosjes mund të merret si një gjest përurues i një epoke.
Meidani: Konkursi presidencial? Absurde. Braçe: Meidani ka varësi nga maxhoranca
Ish-kreu i shtetit Meidani, i nisur me sa duket nga titujt e gazetave që e kanë nxjerrë propozimin e opozitës për të zgjidhur momentin presidencial në një dritë qesharake (është krijuar ideja e një konkursi për postin e presidentit), e skualifikon këtë propozim si absurd e naiv.
83% e investimeve 6 vjeçare të qeverisë Berisha të mbuluara me borxh
Një nga mburrjet më të mëdha të Berishës gjatë qeverisjes së tij të dytë ka qenë niveli i lartë i investimeve publike. Në fakt, gjatë qeverisjes së Nanos, investimet publike mezi arritën të ngjiten deri në nivelin 15% të buxhetit të shtetit, ndërsa gjatë qeverisjes së Berishës, kanë kapur edhe nivelin 33% të buxhetit në vitin 2008, ndërkohë që ende nuk kanë rënë poshtë 20 përqindëshit. Dhe investimet, sado që mund të shpërdorohen gjatë tenderimeve, trupëzohen në objekte që kanë jetë të gjatë.