83% e investimeve 6 vjeçare të qeverisë Berisha të mbuluara me borxh

Një nga mburrjet më të mëdha të Berishës gjatë qeverisjes së tij të dytë ka qenë niveli i lartë i investimeve publike. Në fakt, gjatë qeverisjes së Nanos, investimet publike mezi arritën të ngjiten deri në nivelin 15% të buxhetit të shtetit, ndërsa gjatë qeverisjes së Berishës, kanë kapur edhe nivelin 33% të buxhetit në vitin 2008, ndërkohë që ende nuk kanë rënë poshtë 20 përqindëshit. Dhe investimet, sado që mund të shpërdorohen gjatë tenderimeve, trupëzohen në objekte që kanë jetë të gjatë. Ndërsa shpenzimet operative treten në xhepat e zyrtarëve, në serbatorët e makinave shtetërore, në impulset e celularëve, etj. etj.
Por kur diskutohet për investimet publike, duhet parë edhe sesi si janë mbuluar ato financiarisht. Për këtë na vijnë në ndihmë të dhënat e Ministrisë së Financave për borxhin publik. Kështu, sipas këtyre të dhënave, rezulton se borxhi publik u rrit me 332 miliardë lekë (rreth 3.3 miliardë dollarë) në periudhën 2006-2011. Ndërkohë, totali i investimeve publike për të njejtën periudhë ka qenë 398 miliardë lekë (rreth 3.9 miliardë dollarë). Pra, i bie që 83% e investimeve publike 6 vjeçare të qeverisë Berisha të jenë mbuluar me borxh.
A ka ndonjë të keqe këtu? Jo, në rastin kur investimet janë bërë në fushat më prioritare dhe me to nuk është abuzuar. Sepse një investim i duhur dhe i paabuzuar, krijon kushte për rritje ekonomike të qëndrueshme në të ardhmen. Por Banka Botërore e ka kritikuar qeverinë shqiptare se nuk ka investuar sa duhet në fushat e arsimit, shëndetsisë dhe bujqësisë, dhe se ka parashikuar investime minimale në këto fusha për vitin 2012. Ndërkohë, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka nxjerrë raporte të përvitshme që tregojnë për abuzime të vazhdueshme me investimet publike. Më i bujshmi ishte ai i bërë me Rrugën e Kombit, që, sipas KLSH-së, kapte shifrën 220 milion euro (rreth 290 milionë dollarë).
E.Zaloshnja
Comments
Pra Berisha mburret me
<p>Pra Berisha mburret me investime me parate te ka marra borxh. Kjo do te thote se dardha e ka bishtin prapa. Ose ndryshe kur te ike Berisha do te na lere prapa borxhin...</p>
Add new comment