Njerëzit me pushtet: Pasione në kohë krize

Postuar në 12 Janar, 2012 02:19

Sarkozy, Obama, Merkel, njerëzit e 'fortë' të botës që vishen me xhaketa e kravata, seriozë, qëllon që kanë dhe pasione njerëzore. Nicolas Sarkozy, është i apasionuar pas serialeve amerikanë që i shikon me orë të tëra në gjuhë origjinale e pa titra, pa u shkëputur nga TV. '24', 'Mad Men', 'Dexter' dhe 'West Wing' janë nga të preferuarat.

Ndërsa Obama është 'fan' i tërbuar i Harry Potter-it! "Unë e Malia (e bija) i lexojmë bashkë e me zë të lartë të tërë librat e serisë 'Potter'", thotë ai.

Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez, si një amerikanojugor i devotshëm dashuron telenovelat, ves që i ka mbetur që nga koha e burgut, më 1992, kur e rrasën brenda për tentativë grushti shteti.

“Tekniku” Mario Monti, ka pasion biçikletat, pasion që e karakterizon edhe Kryeiministrin britanik David Cameron, i cila ka gjithashtu dhe një debulesë për muzikën indie rock, ndaj atë mund ta shohësh dhe në disa koncerte që vështirë të imagjinohen. E vështirë të imagjinohet edhe Merkel duke bërë ski në pista të vështira, pasioni i saj i vjetër. Sa për Vladimir Putinin, brez i  zi në xhudo dhe kampion i Leningradit në mundje sambo, orientimi i tij sportiv nuk habit më njeri. Njeriu i egër i Kremlinit nuk pi as duhan. Ai ka vetëm një kundërpeshë sportive në Ballkan në çështje të notit! Ndërsa një tjetër lider ballkanik dëfrehet duke zhgarravitur mbi broshurat e ftesat e seminareve.

Sado në dukje hobi të padëmshme, pasionet e vogla njerëzore të këtyre liderëve na japin indicie jo të vogla dhe për sjelljen e tyre politike dhe procesin e vendim-marrjes politike të tyre në momente vendimtare.

n.s.

Comments

Submitted by a.g (not verified) on

<p>Njerez jane dhe ata, biologjike e jo te epruvetes. Hobwt si prirje njerezore jo se jane percaktuese, pavaresisht se nje i joni pelqen notin e mund te themi sillet si delfin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.