Arkiv-Lajme
Shkollat e mesme si ndërmarrjet e Enver Hoxhës: me dy turne
Në numrin e djeshëm të së përditshmes Panorama ish kapur argumenti i gjimnazeve të Tiranës, ku mësimi bëhet me dy turne.
Biberaj: nuk po diskutojmë mbi krijimin e partisë, por mbi programin e saj
Aleksandër Biberaj, në ndryshim nga herët e tjera kur ka lënë të kuptohet se pritet të krijohet një parti e re, sot foli si një eksponent i partisë që ka filluar të marrë formë. E bëri këtë në studion e Shqipit të Rudina Xhungës. “Po punojmë me programin; po gjejmë kontaktet në territor; është një grup i madh njerëzish rreth kësaj nisme”, tha ai në thelb, e vetëm në fund, ndoshta ngaqë i është dukur se ka dhënë news më shumë se da duhet e se ka djekur ndonjë etapë në strategjinë e promovimit të kësaj nisme, ai bëri një prapakthehu të lehtë. “Po flas në titull personal”, tha.
Kush është Simone Farina? Çfarë mendojmë në të vërtetë për të?
Ka kohë që në Itali, por edhe në gjithë botën e futbollit, flitet për një futbollist italian 29 vjeçar. Deri para ca javësh nuk e njihte askush. Luante, dhe luan akoma, me Gubbio-n, një skuadër e serisë B në kompeticionet italiane të futbollit. Quhet Simone Farina.
Ardian Hoxha këmbëngul: Vonesa e Gjykatës së Lartë është e qëllimshme
Në fillim ishte Ardian Hoxha, që i bëri një letër publike Presidentit të Republikës, ku denonconte vonesën prej një muaji të zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë e ku bënte një lidhje mes kësaj vonese dhe arratisë së të akuzuarit nr. 1 në këtë proces, Ilir Kumbaros. Pastaj ishte kryegjyqtarja Shpresa Beçaj që u përgjigj duke garantuar se gjykata ka demonstruar maksimumin e korrektesës e të profesionalizmit në këtë çështje, por duke mos shpjeguar arsyet e shkeljes së ligjit lidhur me afatin e zbardhjes së vendimit.
Lajm i rrallë: Ambasadori Wolfarth thotë diçka të ndryshme nga kryeministri
E pabesueshme, por e vërtetë. Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth, ka bërë një deklaratë, me anën e së cilës nuk i ka ardhur pas midesë kryeministrit Berisha. Është hera e parë që ndodh kjo gjë.
Kjo është epoka e Leo Messi-t
Është e pothuaj e sigurtë që Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë. Për herë të tretë. Dhe me hak. Është pa asnjë diskutim futbollisti më i mirë në botë. Në the Guardian bënin një paralele midis lojtarit më të mirë në botë, Messi-t pra, dhe lojtarit më të famshëm në botë, dmth Beckham-it, me anën e së cilës (paraleles) donin të përqeshnin ‘djalin e tyre’ e të ngrinin lart ‘vogëlushin’ nga Argjentina.
Fillon referendumi
Sot Aleanca kundër Importit të Plehrave (AKIP) njoftoi nisjen e fushatës për mbledhjen e 50.000 firmave për mbajtjen e referendumit kundra importit të mbetjeve!
AKIP njofton qytetarët që ka filluar mbledhja e firmave për mbajtjen e referendumit kundër importit të mbetjeve në Republikën e Shqipërisë.
Aktualisht Aleanca ka hapur 4 pika për mbledhjen e firmave në Tiranë dhe dy pika në rrethe përkatësisht në Vlorë dhe Korçë.
Pikat e Tiranës janë:
1. Qendra Sociale tek rruga “Hoxha Tahsin” vila 187/1 200m mbi “Optika Roma”.
Metrotë në Londër, Milano, NY, etj., pushtohen nga njerëz në... brekë!
"Jeta s’duhet marrë shumë seriozisht". Me këtë lejtmotiv ditën e dielë është zhvilluar në shumë qytete të botës lëvizja “Me Brekë në Metro”.
Lëvizja ka lindur më 2002 në ShBA dhe është bërë aq popullore sa në disa vende është dashur ndërhyrja e policisë.
Kleçka e kuorumit të 84 deputetëve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës
Në një intervistë dhënë gazetës Shqiptarja.com, ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, ka deklaruar se “Kushtetuta është shprehur shumë qartë në lidhje me kuorumin në rastet kur ka votim me shumicë të cilësuar prej 84 votash; vetëm nëse duan ta ngatërrojnë vetë me dashje. Kushtetuta është e qartë në këtë pikë, dhe pa kuorum nuk ka votim. Në të gjitha rastet kur nuk plotësohet kuorumi i përcaktuar sipas votimeve, me shumicë të cilësuar apo të thjeshtë, nuk mund të hapet votimi”.
Kamza, një eksperimentim i çuditshëm urban
Në faqet 12-13 të Shekullit të sotëm, me një faqosje të shtendosur, ish publikuar një vëzhgim mbi emrat e rrugëve të qytetit të Kamzës. Mbetesh pa gojë nga ajo që merr vesh. Bashkia, apo këshilli bashkiak, i kësaj qyteze janë shquar për fantazi të ndezur në këtë drejtim; kuptohet, pa i ikur fanatizmit e luajalitetit politik (në të përditshmen e Kokëdhimës kishin publikuar dhe një si album fotografik që e dëshmonte këtë fakt).