Arkiv-Lajme

Borxhi i jashtëm në nivele rekord

Postuar në 06 Janar, 2012 04:56

Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë, ku përfshihen borxhet e qeverisë dhe ato të kompanive private, arritën në 4.16 miliardë euro në shtator të vitit 2011, duke u rritur me 11 për qind në krahasim me fundin e vitit 2010.

Lajmi bëhet i ditur nga raporti statistikor i Bankës së Shqipërisë për muajin tetor dhe i raportuar në faqet e së përditshmes “Shqip”. Shkaqet kryesore të rritjes së borxhit bruto të jashtëm të vendit lidhen me rritjen e huamarrjes së qeverisë me 128 milionë dhe rritjes së huamarrjes së bankave private në vend në 121 milionë euro.

“Zbrazet” Frederik Ndoci; në fund bën një rrëshqitje

Postuar në 06 Janar, 2012 03:59

Këngëtari Frederik Ndoci u kthehet “anktheve dhe hesapeve” të së shkuarës, dhe këtë e bën në një intervistë për Gazetën Shqiptare. Thotë gjëra që s’i ka thënë më parë, sidomos për festivalet e këngës në RTSH. Jep shpengueshëm dhe konsiderata për kolegët, gjë fort e rrallë në mjediset artistike të Tiranës.

Sheshi, Prokuroria le të nisë hetimet, karvani do të shkojë përpara

Postuar në 06 Janar, 2012 03:03

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për ndryshimin e projektit të sheshit “Skënderbej”. Ky është një lajm i mirë, por njëkohësisht lajm pa ndonjë vlerë reale. Prokuroria ka nisur shumë hetime, por rrallë janë bitisur.

Nesër mbyllet gjyqi, por dueli Prifti-Meta do të vazhdojë

Postuar në 05 Janar, 2012 14:23

Cili do të jetë vendimi që do të japë nesër Gjykata e Lartë në ngarkim të të pandehurit Ilir Meta? Për shqiptarët e dhënë pas ‘gossip-it e voyeurism-it’, kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi ‘saga epike’ e përgjimeve do të vazhdojë. Këtë e premtoi sot Dritan Prifti, i cili iu përgjigj në një dalje deklarative për mediat protagonizmit të Metës që ish shfaqur disa orë më parë për ta përqeshur si “ordinere e të së shkuarës” çështjen e marrë në shqyrtim në Gjykatën supreme të Shqipërisë.

Krerët e policisë ndërrojnë vendet; por Kuliçaj nuk lëviz

Postuar në 05 Janar, 2012 12:24

Disa agjenci lajmesh kanë transmetuar sot pasdite një fjalëkryq emërimesh e çemërimesh në policinë e shtetit, të cilat janë të pashpjeguara. Thjesht janë bërë, dhe kaq: “Rasim Boriçi, zv/drejtor i Policisë së Shtetit për shërbimet mbështetëse kalon në drejtorinë e administratës së kufirit, duke u emëruar drejtor i kësaj drejtorie. Dashamir Maçi, drejtor i burimeve njerëzore zëvendëson në detyrë Rasim Boriçin. Zv/drejtori tjetër, Ahmet Haxhia, lë këtë detyrë për t’u emëruar drejtor policie në qarkun e Gjirokastrës.

Shtet ligjor apo Shtet KQZ-je?

Postuar në 05 Janar, 2012 08:47

Kalimi i afateve të marrjes së masës së ndëshkimit për kundravajtje administrative ka detyruar KQZ-në të heqë dorë nga gjobat për 53 partitë që nuk respektuan kriterin e barazisë gjinore. 720 milionë lekë do i mungojnë arkës së shtetit.

Aleanca Kuqezi, 1 milion aktivistë deri në 28 Nëntor?

Postuar në 05 Janar, 2012 08:32

Në një intervistë dhënë Alfred Pezës në Vizion Plus dhe në një tjetër dhënë gazetës Shqip, Kreshnik Spahiu deklaroi se Aleanca Kuqezi do të publikojë emrat e 1 milion aktivistëve të saj në 28 nëntor të këtij viti, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë. Madje, në intervistën me Pezën, ai theksioi se publikimi do të jetë shumë transparent, sepse lista e aktivistëve kuqezi do të jetë e verifikueshme nëprmjet numrit të identitetit, atësisë dhe adresës së çdo aktivisti.

Shqipëria “eksporton” në Maqedoni akademikë falsë

Postuar në 05 Janar, 2012 06:59

Lajmi ka ditë që ka dalë, por nuk i është dhënë shumë rëndësi. Gazeta “Veçer” thotë se kjo rritje e krimit të falsifikimit të diplomave universitare dhe pas-universitare është favorizuar dhe për shkak se këto dy vende (Shqipëria dhe Bullgaria) kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe (me Maqedoninë) për njohje reciproke të diplomave.

Reforma elektorale: Socialistët kanë gati propozimet; por a i kanë menduar mirë?

Postuar në 05 Janar, 2012 05:52

Opozita e ka gati paketën e propozimeve që do të hedhë në tryezat parlamentare lidhur me reformën elektorale. Këtë e thotë një nga eksponentët e PS-së, Vasilika Hysi, në një intervistë për të përditshmen shqiptarja.com. Një nga propozimet synon të marrë me të mirë dhe kërkesat e partive të vogla, sidomos atë të futjes së një korrektimi nacional të sistemit zgjedhor proporcional rajonal, por ka pak gjasa që Berisha ta pranojë këtë gjë.

Kryeministri merr nën varësi 4 institucione të reja

Postuar në 05 Janar, 2012 04:23

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, Kryeministri Berisha ka marrë nën kontroll personal 4 institucione që më parë ishin në varësi të Këshillit të Ministrave. Institucionet që kalojnë në varësi të kryeministrit janë Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, Komisioni i Prokurimit Publik, dhe Instituti i Statistikave.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme