Arkiv-Lajme
Lulzimi i Belle Air-it ta ketë shpëtuar ekonominë nga tkurrja?
Ndërkohë që nuk bëri budallallëkun që të raportonte për tremujorin e dytë të 2011-ës një rritje të shëndetshme ekonomike (në përputhje me vlerësimet optimiste të qeverisë), INSTAT-i raportoi një rritje fenomenale të volumit të transportit. Kështu, sipas tij, rritja reale (pra, me çmime fikse) e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në sektorin e transportit ka qenë pothuaj 15% në tremujorin e dytë të 2011-ës, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Në Iowa u votua. Gara është e hapur.
Anëtarja e Kongresit Michele Bachmann, kandidate për postin e Presidentit në garën mes republikanëve, doli e fundit në votimin që u bë në Iowa, gjë që e bëri atë të merrte vendimin për t’mos vazhduar më tej. “Unë po bëhem mënjanë, pasi zëri dhe mesazhi i zgjedhësve të Iowa-s ishte shumë i qartë”. Guvernatori i Teksasit Rick Perry pritej të bënte të njëjtën gjë, pasi doli i parafundit, por ai bëri me dije se po bëhet gati për garën e ardhshme në New Hampshire e në Karolinën e Jugut, që do të jenë stacionet më të afërta të zgjedhjeve brendapartiake Primaries.
Gjykata e lartë ka përgjegjësi për arratinë e Ilir Kumbaros?
“….Ju drejtohem Juve si …. një nga njerëzit e paktë në skenën politike në Shqipëri që kanë mbetur me dinjitet dhe njerëzi”, thuhet në letrën që Ardian Hoxha, i biri i Remzi Hoxhës të zhdukur pa nam e nishan qysh në vitin 1995 nga – kjo është pista më e gjuajtur mediatikisht – shërbimet sekrete të Gazidedes, i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bamir Topi.
Kush do të zgjidhet President i Republikës?
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha deklaroi: “Ky është viti i zgjedhjes se Presidentit të Republikës. Garantoj se do të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën. Çdo përpjekje për të imponuar dëshira suplementare në raport me Kushtetutën do të pësojë dështimet që kanë pësuar të tjerët.
A jetojmë vërtet mirë?
Duke dëgjuar Kryeministrin e Ministrin e Financave, teksa flasin për shifra rritjeje e stabilitet anti-krizë, duket sikur jetojmë në një ishull të veçuar nga pjesa tjetër e botës. Por sa lidhje kanë shifrat e rritjes ekonomike me mirëqenien reale? Fituesi i Nobelit, ekonomisti Joseph Stiglitz, sugjeron që për të njohur mirëqenien duhet shkuar përtej GDP-së.
Tender në Greqi për naftën dhe gazin në ujërat detare pranë Shqipërisë
Duket se zërat e ekspertëve shqiptarë që deklaronin se në zonën e ujërave midis Greqisë dhe Shqipërisë ka naftë, dhe se kjo është arsyeja e vërtetë e ndarjes së kufirit duke kënaqur vetëm palën greke, kishin bazë vërtetësie
Në një komunikim zyrtar të datës 3 janar 2012, Ministria greke e Energjisë, Mjedisit dhe Ndryshimit të Klimës tha se u jepte gjashtë muaj afat deri në korrik 2012 shoqwrive tw huaja për të ofruar dokumentacionin e aplikimit për të filluar kërkime për hidrokarbure në Janinë, zona në kufi me Shqipërinë, Gjiri i Patrës dhe Katakolon.
Nga ka dalë 3,9 përqindëshi i Bodes?
Në shënimin e Eduard Zaloshnjës, që mund ta gjeni në linkun http://www.respublica.al/artikuj/2011/12/31/bode-apo-instat-rritje-ekonomike-e-shendetshme-apo-anemike, nxirret në evidencë kontrasti midis shifrave të INSTAT-it dhe shifrave të ministrit të financave, Ridvan Bode, lidhur me rritjen ekonomike.
"Fidel Castro vdes". Vrasësi është… Twitter!
“Fidel Castro ka vdekur!” Lajmi fluturoi nga Kuba përmes Twitterit dhe bëri xhiron e botës, duke u cituar nga shumë e shumë burime lajmesh, për t’u marrë vesh më vonë që ishte i rremë. Një natë të tërë lajmi për ikjen e Liderit Maximo, i përgënjeshtruar më vonë, u ripërcoll në Twitter pa pushim.
‘Amerikanët’ i bëjnë Umberto Eco-s një dhuratë për 80 vjetorin e lindjes
Nesër, më 5 janar, Umberto Eco, shkrime të të cilit kemi publikuar herë pas here edhe në site-in tonë, mbush tetëdhjetë vjeç. Do jenë të shumtë ata që do ta urojnë me këtë rast, por amerikanët kanë gjetur mënyrën më të mirë, prej së cilës Eco ndihet i kapur nga një eksitim i lehtë. Do të publikojnë një libër në kolanën e tyre që ekziston prej 60 vitesh e që quhet The Library of Living Philosophers.
Zakaria dyfishon “bastin” për Amerikën dhe Europën
Në fillim të çdo viti, opinionisti amerikan Fareed Zakaria bën parashikime për ngjarjet kryesore të globit. Vjet ai parashikoi se ekonomia amerikane do ta merrte veten mirë në 2011-ën dhe se kriza e euros do të zgjidhej përfundimisht në vitin që kaloi. Në një koment të tij në CNN, ai pranoi që këto parashikime nuk i dolën, por dyfishoi "bastin" e tij për të dyja këto parashikime në 2012-ën.