Arkiv-Lajme

Shtypi kosovar njofton për arrestimin e Albin Kurtit

Postuar në 14 Janar, 2012 08:10

Koha Ditore: Sipas një komunikate të ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka zhvillime të reja në Podujevë dhe pohohet se është arrestuar edhe lideri i saj, Albin Kurti. Ja edhe kronologjia e ngjarjeve sipas Vertëvendosjes.  14:27 -  Policia e Kosovës ka filluar ndërhyrjen me gaz lotsjellës, rrahje dhe arrestime. 14:30 – Në momentin e ndërhyrjes së policisë aktivistët dhe qytetarët kanë qenë të ulur  në tokë, pohon Vetëvendosje. 14:32 – Deri më tani kemi vetëm dy emra të të arrestuarve. Ata janë Hysen Durmishi dhe Fisnik Ismajli. 14: 36 - Arrestohen Albin Kurti dhe Salih Zyba.

Ç’po ndodh në Merdare e në Dheun e Bardhë? Ja ç’thonë gazetat e Prishtinës

Postuar në 14 Janar, 2012 06:37

Zëri i Prishtinës ka një lajm me titull “Rrihen përkrahësit nga Shqipëria”, por ne tekstin e lajmit nuk pohohet kjo gjë (ndoshta janë duke e përditësuar lajmin). Hë për hë, aty thuhet se “aktivistë të Vetëvendosjes raportojnë se në pikën kufitare të Morinit, 2 autobusë që janë nisur nga Shqipëria për t’iu bashkëngjitur protestës së Vetëvendosjes, e kanë kaluar kontrollin kufitar të Shqipërisë, mirëpo janë ndaluar nga Policia e Kosovës dhe nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës.”

Bamir Topi gazetarëve: Stop! Jam President, dhe vetëm President.

Postuar në 14 Janar, 2012 05:22

Më në fund është Presidenti Topi që vendos t’i japë fund lojës që hapi vetë një ditë prej ditësh (në programin e Sokol Ballës, nëse s’gabojmë) e që nuk e kish parashikuar që do zgjaste pa fund. I pyetur në Ersekë, me pamje të bezdisur, dhe i velur prej pyetjeve të kësaj natyre, ai tha se po flet njëherë e mirë: “Deri në momentin që do të jem President i Republikës, unë do të vazhdoj që me shumë seriozitet, me shumë konseguencë të zbatoj të gjitha detyrimet kushtetuese të Presidentit të Republikës…. E thashë dhe besoj që do të vlejë deri në fund të mandatit tim.

I ati i Hekuran Dedës: Berisha kërkoi të blinte me pará një vizitë në shtëpinë time

Postuar në 14 Janar, 2012 03:15

“Sigurisht që do të jem [në bulevard]; se do të përkujtojmë tim bir”, thotë Halimi, i ati 70 vjeçar i Hekuran Dedës, kur gazetari i Shekullit e pyet se a do të marrë pjesë në protestën e 21 janarit. Dhe në këtë bisedë me gazetarin, ai zbulon një fakt interesant: “Më kanë ofruar edhe pará në mënyrë që unë të prisja për kafe në shtëpi kryeministrin Sali Berisha. Në shtëpinë time, as hasmi nuk ndalohet për të shprehur ngushëllime. E unë më 21 janar kam hapur dyert e mortit për djalin. Se ma vranë djalin… Kam pritur në shtëpi këdo që ka ardhur për ta ndarë me familjen tonë dhimbjen.

Rama: Për 100 vjetorin, në çdo zyrë fotografia e Ismail Qemalit

Postuar në 14 Janar, 2012 03:11

Partia Socialiste ka propozuar gjatë ditës së kaluar që me rastin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar të jetë fotografia e Ismail Qemalit ajo që të përfaqësojë shtetin në çdo zyrë të administratës shqiptare. Propozimi është bërë nga kreu i PS, Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar. Edi Rama u shpreh se kjo forcë politike do të ketë planin e saj për kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Kontroll faktesh: Bode dhe borxhi publik

Postuar në 13 Janar, 2012 13:22

Kryeministri takon gazetarët dhe .... Ardi Gjebrenë ne rastin e Vitit të Ri

Postuar në 13 Janar, 2012 13:13

Kryeministri ka pritur sot gazetarët me rastin e Vitit të Ri. Tradicionalisht kjo pritje organizohet në fundviti, por Berisha ka vendosur të ndryshojë dhe ta bëjë pritjen në mesin e janarit.

Por ndërsa përpara tij ishin mbledhur shumë gazetarë, për çudi Berishën e ka frymëzuar për lirinë e medias… Ardit Gjebrea. Duke iu referuar Gjebreas, Berisha tha se fjala e lirë është si dashuria.

Rrufé në qiell të kthellët: Standard & Poor’s ngel në klasë Francën

Postuar në 13 Janar, 2012 12:03

Sot, rreth orës 21, pritet një lajm që do krijojë shqetësime në Europë e për Europën. Pikërisht kur në kontinent po merrnin frymë disi lirisht për shkak të reformave të forta të Mario Montit në Itali, ‘festa’ po prishet. Kush ka fuqi ta prishë ‘festën’? E kush tjetër? Një nga agjencitë që bëjnë klasifikimin e vendeve të ndryshme mbi bazën e shëndetit ekonomnik e financiar, Standard & Poor’s. Kjo e fundit, kështu thuhet, do të bëjë deklasimin e Francës e të Austrisë, të cilat momentalisht janë në gradën AAA.

Tanja Fajon, dhe gogoli i rikthimit të vizave në Mars.

Postuar në 13 Janar, 2012 11:33

Raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon ka deklaruar për mediat serbe se deri në mars do të miratohet vendimi për verifikimin e mekanizmit për pezullimin e regjimit të vizave. Mekanizmi për pezullimin e liberalizimit të vizave për disa vende do të jetë për një periudhë gjashtë mujore, më pas në nëntë muaj dhe në në fund ai shtet të kthehet në listën e ashtuquajtur të zezë.

Kontroll faktesh: Bode dhe borxhi publik

Postuar në 13 Janar, 2012 11:19

Në daljen e sotme publike, Ridvan Bode bëri bilancin e punës së Ministrisë së Financave (drejtuar prej tij). Ai u përqendrua shumë tek menazhimi i borxhit publik, meqënëse edhe kritikat e Bankës Botërore dhe FMN-së janë përqëndruar në këtë drejtim. Sipas Bodes, situata me borxhin është jo fort e keqe, dhe këtë vit do të përmirësohet. Por ç’thonë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme