Arkiv-Lajme

I vëllai i Hekuran Dedës: më kanë ofruar pará që të takohem me Berishën

Postuar në 17 Janar, 2012 01:21

Tri ditë pas vdekjes së Hekuran Dedës (e vranë në bulevard), të vëllait të tij, Sabitit, i bëjnë një vizitë në shtëpi. Ishte natë e vonë, dhe pranë shtëpisë së tij ndalon një fuoristradë e zezë. Nga makina del një person me origjinë nga familja Deda, që shoqërohej nga njerëz me maska. Sabiti nuk e përmend emrin e vizitorit. Dhe Sabiti dëshmon (për programin Xhungël të Artan Hoxhës):

Rick Perry: Ushtarët që urinuan mbi kufomat bënë një çapkënllëk të moshës

Postuar në 16 Janar, 2012 11:31

Ndërsa fotoja e marinsave që urinonin mbi kufoma telebanësh afganë ka marrë dheun, në SHBA ka nisur një debat lidhur me këtë çështje. Pritej që gjesti të dënohej njëzëri, por ka zëra që përpiqen ta minimizojnë atë që duket. Administrata Obama e ka dënuar gjestin pa u menduar dy herë, dhe është duke ndjekur hetimin ushtarak dhe shqyrtimin e rastit ‘në kolektivin’ e trupave të marinsave. Në të njëjtën linjë ka ecur dhe John McCain, i cili njihet për të shkuarën e tij si ushtarak model: “Marinsat janë krenarë për faktin që ata nuk ulen kurrë në nivelin e atyre, kundër të cilëve bëjnë luftën.

PD-ja nis larjen e hesapeve me zv.kryetarin e KLD-së

Postuar në 16 Janar, 2012 10:17

Kryeministri njoftoi Grupin Parlamentar të PD-së, se “Grupi Parlamentar i PD-së ka marrë një vendim, ka paraqitur një kërkesë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së”. Duket si lojë fjalësh, por kështu ish: “i tha Grupit se Grupi ka vendosur ....” Reagimi i nënkryetarit të KLD-së nuk vonoi shumë. K. Spahiu theksoi fillimisht pabazueshmërinë ligjore të këtij aksioni: “Kjo çështje vjen në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe në kundërshtim të hapur me ligjin për organizimin dhe funksionimin e KLD-së.

Ilir Meta flet me tone triumfaliste

Postuar në 16 Janar, 2012 09:28

Ilir Meta reagoi menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Dhe ish në një gjendje të hareshme. Ja disa nënvizime të tij, të marra nga balkanweb.com:

-Dua të falenderoj avkokatët e mi, të cilët nuk e mbyllën procesin, por i shkuan deri në fund, pas akuzave të bëra nga krimi i organizuar, i cili kërkonte të merrte peng jo vetëm Ilir Metën por edhe institucionet.

-Gjykata bëri të qartë se në këtë vend e drejta do të fitojë mbi padrejtësinë, mashtrimin, montimin dhe fabrikimin.

Gjykata e Lartë mbyll çështjen ‘Meta’; por debati mbetet i hapur

Postuar në 16 Janar, 2012 08:59

Pas një vonese prej më shumë se dy orësh, Gjykata e Lartë nxorri vendimin që pritej me kërshëri e interes, me anë të të cilit u tha shqiptarëve se Ilir Meta është i pafajshëm, dhe se vepra penale e korrupsionit aktiv, e mbrojtur nga prokuroria, nuk u provua si e tillë. Ky është një vendim i formës së prerë, që e arkivon njëherë e mirë këtë çështje. Prokurorët nuk kanë se ku ta apelojnë.

Banka Botërore e shqetësuar për skemën e pensioneve

Postuar në 16 Janar, 2012 07:05

Ekspertë të Bankës Botërore ndodhen aktualisht në Tiranë me misione të ndryshme, një ndër të cilët është edhe diskutimi në lidhje me reformimin e skemës së pensioneve. Ekspertja e BB-së që është angazhuar me reformën, Melis Gyven (Melis Güven), i ka deklaruar gazetës Shekulli se, fillimisht, do të bëhet një verifikim i treguesve financiarë të skemës së pensioneve në Shqipëri dhe, më pas, do të vijohet me këshillimin e qeverisë për ndryshimet që duhen bërë. “Për momentin nuk kemi një panoramë të qartë të asaj se ç’ka do të sugjerojmë të bëhet me skemën e pensioneve.

Mundësinë për të zgjedhur president "një të vetin" Berisha e quan detyrim kushtetues

Postuar në 16 Janar, 2012 05:55

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 i kanë njohur Berishës të drejtën për të zgjedhur President një njeri të vetin. Nëse ai e bën këtë gjë, nuk mund të thuhet se ka shkelur ndonjë ligj (të paktën, përsa kohë Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende mbi vlefshmërinë e tre votimeve të para parlamentare në rrethanat kur opozita s’do të marrë pjesë në këto votime). Mirëpo Berisha nuk mjaftohet me kaq. Ai po e shet mundësinë që i kanë dhënë ndryshimet kushtetuese për të zgjedhur një njeri të vetin si një detyrim kushtetues. Kjo merret vesh se është një gjepur me xhufkë.

Në orën 13.00 jepet vendimi: Të gjithë i kanë sytë nga Gjykata e Lartë

Postuar në 16 Janar, 2012 04:44

Në orën 13.00 do të bëhet publik vendimi i Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e videopërgjimit të bisedës mes Dritan Priftit e Ilir Metës. Është një çështje që ka mbajtur të mbërthyer vëmendjen e të gjithëve për një kohë të gjatë, por vendimi është disi i parashikueshëm. Është krijuar tanimë një ide mbi gjyqtarët e çështjes Ardian Dvorani (kryesues/relator), Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani, dhe Guxim Zenelaj.

Bamir Topi është në negociata me të gjithë ish-pd-istët

Postuar në 16 Janar, 2012 04:17

Shqipi kish publikuar sot scoop-in, sipas të cilit ish-kryetari i Partisë Demokratike Eduard Selami, që “është dërguar syrgjyn në Amerikë”, është në negociata me Bamir Topin e me ish-pd-istë të tjerë të rëndësishëm lidhur me krijimin e partisë së re. Raportimi i Shqipit bazohej në të dhëna të marra nga burime të mbajtura të fshehta, e prandaj scoop-i mund të merret për spekullim. Por e vërteta është se negociata të tilla ekzistojnë. Bamir Topi dhe të tjerët janë në kontakt jo vetëm me Selamin, por edhe me Shenasi Ramën.

Murdoch sulmon Obamën: është bërë ‘grup’ me padronët e Silicon Valley

Postuar në 16 Janar, 2012 03:38

Manjati i mediave Rupert Murdoch ka sulmuar në Twitter Presidentin amerikan Barack Obama, me akuzën që administrata e tij po mbështet grupet e mëdha në Silicon Valley me kundërshtimin që po i bën një ligji të piraterisë online.

"Obama u është bashkuar padronëve në Silicon Valley, të cilët kërcënojnë me vjedhje e pirateri të pastër tërë krijuesit e softuerëve", shkruan Murdoch, duke iu referuar një komunikate të Shtëpisë së Bardhë ku administrata Obama ka njoftuar se nuk do ta mbështesë ligjin mbi piraterinë online që po diskutohet në Kongres.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme