Në orën 13.00 jepet vendimi: Të gjithë i kanë sytë nga Gjykata e Lartë

Në orën 13.00 do të bëhet publik vendimi i Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e videopërgjimit të bisedës mes Dritan Priftit e Ilir Metës. Është një çështje që ka mbajtur të mbërthyer vëmendjen e të gjithëve për një kohë të gjatë, por vendimi është disi i parashikueshëm. Është krijuar tanimë një ide mbi gjyqtarët e çështjes Ardian Dvorani (kryesues/relator), Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani, dhe Guxim Zenelaj. Gjatë momenteve të seancës gjyqësore, sidomos kur ka qenë puna për ‘vendimet e ndërmjetme’, secilit syresh i është dashur të ndërhyjë e ta thotë të vetën, dhe kaq ka mjaftuar për të lexuar qëndrimin e tyre. Vetëm Dvorani mendohet se anon nga bindja se në videopërgjim bëhet fjalë për një praktikë korruptive. Katër të tjerët janë “në anën tjetër të llogores”.
Në këtë kuptim janë të paktë ata që besojnë se Gjykata e Lartë do ta gjejë Ilir Metën fajtor. Por ky fakt nuk ka shërbyer për ta shfryrë kureshtjen mbi atë që do ndodhë në orën 13.00. Nuk dihet nëse ata do të lexojnë gjithë arsyetimin, apo thjesht do të japin vendimin. Një gjë dihet: sido që të vendosin, bëhet fjalë për një vendim të rëndësishëm, për të cilin do të flitet gjatë.
Re.Pu.
Comments
Kot i ke shtuar nje hall
<p>Kot i ke shtuar nje hall vetit.Ilir Meta eshte i pafajshem ,kete gje e di dhe e pret edhe ti o Res PUBLICA.Kur e di une ne skajin e fshatit me skajor te Kukesit.si nuk e dike ti qe banon ngjite me pesembedhjetekateshin o i shtirur!Ketu ka dy gjera;po doli e imja,une duhet te hesht,po doli e jotja duhet te heshtesh TI.Une e respektoj kete maxime.Prtes edhe nga ti te njejten gje,ose reflektim.Aurevoir pas ores 13;00.</p>
Dihet si do veje kjo pune.
<p>Dihet si do veje kjo pune. Sot do marri denim, sa te kaloj 21 janari, me pas do ta apeloj dhe do dali i pafajshem. Ne Shqiperi nuk ka drejtesi.</p>
Add new comment