Arkiv-Lajme
Kandidati Newt Gingrich kapet keq me gazetarin e CNN-it. Shkaku? Një pyetje mbi ish-gruan
Debati i mbrëmshëm mes katër kandidatëve republikanë për postin e Presidentit të Shba-ve (kanë mbetur vetëm katër, tanimë) ishte i elektrizuar, por pjesa më e ndezur ishte në momentin kur gazetari i njohur i CNN-it, John King, i bëri një pyetje kandidatit Newt Gingrich lidhur me ish-gruan e tij.
Edi Rama në Top-channel: Demokracia po shndërrohet në formalitet
Një ditë para një vjetorit të 21 janarit, Edi Rama lëshohet në afermacione të forta. Këtë e bën gjatë një interviste për Top-channel-in. “Shqipëria po rrëshqet drejt një regjimi që synon ta kthejë demokracinë në një formalitet dhe jetën e shqiptarëve në një mjedis të kontrolluar forcërisht, me shpërdorimin e të gjitha mjeteve të pushtetit”, thotë ai, dhe pak më poshtë i kthehet lojës së videopërgjimeve, për të cilën është dhënë paralajmërimi se do të vijojë.
Aleanca Kuqezi duket se do të shndërrohet në parti politike më shpejt se sa pritej
Një tryezë e përbashkët me ekspertë të huaj dhe shqiptarë në lidhje me reformën zgjedhore, e mbledhur sot nga Aleanca Kuqezi në Tirana International Hotel, duket si një hap tjetër i saj drejt shndërrimit në parti politike. Në këtë tryezë, përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi theksuan domosdoshmërinë e korrigjimit kombëtar të sistemit aktual zgjedhor, garantimin e së drejtës së votës për emigrantët dhe numërimin elektronik të votave.
Topi ambasadorëve: Është kohë rotacionesh demokratike në pushtet
Presidenti Topi ka organizuar një pritje për trupin e huaj diplomatik. Fjala e tij me këtë rast ka qenë ceremoniale, e dihet që fjalë të tilla nuk bartin ndonjë lajm. Por Topi duket se e ka kërkuar vetë një qëndrim, që përbën lajm.
Ambasadori Arvizu kalibron fokusin për 21 janarin
Në intervistën dhënë për Sokol Ballën, ambasadori amerikan, në ndryshim nga herë të tjera, ka nënvizuar fort katër viktimat e 21 janarit. Ja momentet e intervistës, ku ai ndalet tek viktimat:
Kompanitë e ndërtimit janë shkrehur tërësisht
Sipas të dhënave që dalin nga shoqata e ndërtuesve shqiptarë, rezulton se 84,5% e bizneseve që operojnë në këtë fushë nuk kanë në plan asnjë lloj investimi për gjashtë muajt e parë të vitit të ri. Kur e lexon këtë shifër duket si gabim shtypi, por është tamam kështu: 84,5%. Tetëdhjetë e katër presje pesë përqind. Para gjashtë muajsh, kjo shifër ka qenë në nivelin e 82%-ëshit, gjë që do të thotë se paraliza e këtij sektori ka kohë që ekziston, duke sjellë impakt në terma të punësimit, por edhe të GDP-së. U bënë vite tanimë që ndërtuesit ankohen.
Intervista e Arvizu-së, Shekulli e Panorama
Intervista e ambasadorit Arvizu në Top Story ishte e mbushur me qëndrime, dhe gazetarët e kanë pasur me siguri të vështirë të zgjedhin ndonjë qëndrim për ta nënvizuar në mënyrë të veçantë. Por është interesante të vihen re politikat editoriale të dy të përditshmeve tona më të shitura, gjë që mund të bëhet duke shqyrtuar titujt që ato kanë zgjedhur për ta dhënë këtë informacion (ne të respublica-s e bëjmë shpesh këtë vëzhgim). Shekulli s’i kish dhënë rëndësi fare kësaj interviste (ndoshta për shkak të marrëdhënieve të vështira të njëherë e një kohe?
Spartak Braho na përgatit për “një serial televiziv”: Kam 187 orë filmime
Ish-deputeti i LSI-së dhe avokati mbrojtës i Ilir Metës, Spartak Braho, publikoi mbrëmë në Opinionin e Fevziut një video përgjim, e cila implikon, sipas tij, ish-ministrin e Ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Priftin në afera korruptive bashkë me një tjetër zyrtar. Gjatë emisionit u shfaq transmetimi i videos prej 20 minutash.
21 janari, Arvizu në “Top Story”: Ekspertiza e FBI erdhi
Viti që lamë pas ishte një vit i mbushur me shumë ngjarje politike. 21 janari, videoskandali i ish-Zvs/Ministrit Ilir Meta, sulmet ndaj Prokurorisë dhe Prokurores së Përgjithshme, refuzimi i statusit të vendit kandidat dhe një klimë shumë e tensionuar politike, ishin ngjarje që karakterizuan 2011-n.
Për të gjitha këto, ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, reflektoi në “Top Story” me Sokol Ballën, në një bisedë të lirshme, gjatë së cilës komentoi ngjarjet kyçe
“Atletët” presidencialë po e lënë garën një e nga një
Gara presidenciale brenda partive nw SHBA (e njohur me emrin Primaries) është në një farë mase më interesante se gara e vërtetë. Janë të shumtë ata që vihen në start, dhe është kureshtare të shohësh “atletët” presidencialë që e lënë garën e një e nga një pa pritur të vijë finishi. Nuk është se u mbarojnë energjitë, por ose u dalin pengesa të papritura përpara, ose e shohin të udhës t’mos i çojnë dëm këto energji në rrethanat që të tjerët janë të pakapshëm.