“Atletët” presidencialë po e lënë garën një e nga një

Postuar në 19 Janar, 2012 15:03

Gara presidenciale brenda partive nw SHBA (e njohur me emrin Primaries) është në një farë mase më interesante se gara e vërtetë. Janë të shumtë ata që vihen në start, dhe është kureshtare të shohësh “atletët” presidencialë që e lënë garën e një e nga një pa pritur të vijë finishi. Nuk është se u mbarojnë energjitë, por ose u dalin pengesa të papritura përpara, ose e shohin të udhës t’mos i çojnë dëm këto energji në rrethanat që të tjerët janë të pakapshëm.

Kjo po ndodh edhe në këto kohë me republikanët. Kandidati me ngjyrë, Herman Cain, u tërhoq nga gara përpara se të fillonte votimi në Iowa, dhe shkaku ishin scoop-et mbi lidhje të tij jashtëmartesore. Zonja Michele Bachman iku nga gara pas votimit në Iowa, ku ajo u rendit e fundit. Kandidati Jon Huntsman u tërhoq pas votimit në New Hampshire, duke deklaruar se do të mbështesë Romney-in. Sot është tërhequr dhe Rick Perry, duke deklaruar se tash e tutje ‘kapitali’ i tij elektoral do të kalojë në mbështetje të ‘konservatorit të madh e të vërtetë’ Newt Gingrich. Dhe kështu, në pistën e vrapimit janë Mitt Romney, Newt Gingrich, Ron Paul e Rick Santorum. Ka ende distancë deri në finish.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.