BB-ja ka makth borxhin publik të Shqipërisë, Berisha ka makth Bamir Topin

Kryeministrat, sa herë që dalin në TV, flasin për problemet reale të vendit. Ky i yni ka agjendë tjetër. Berisha shkon nëpër studio për t’u marrë me kundërshtarët. Është qejfi dhe interesi i tij për t’u marrë me ‘problemet e veta’, por është dhe faji i gazetarëve që fokusohen aty ku ai ka qejf. Ja, të njëjtën gjë bëri dje dhe në televizionin ABC. Foli për Topin, pastaj për Topin, më tej për Topin…. e prapë për Topin.
Mirë që janë të huajt që merren me problemet tona. Dje në Tiranë, eksperti i Bankës Botërore, Ron Hood, bëri një short-list problemesh, me të cilat duhet të merremi. “Keni borxhin më të lartë në rajon”, tha ai, dhe paralajmëroi për kujdes. “Merrni masa për rritjen ekonomike dhe mbani nën kontroll deficitin buxhetor”, ishte nënvizimi i dytë. “Kriza rreth jush do të ndikojë se s’bën tek ju”, ishte nënvizimi i tretë.
Re.Pu.
Comments
E cfare pret nga gazetaret e

E cfare pret nga gazetaret e ABC, t'i bejne pyetje ''me spec'' Berishes ??? Gjithsesi, ne nje plan me te gjere, problematika e shenuar me siper vihet re edhe me gazetare dhe politikane te tjere. Mjafton nje zapping neper disa kanale televizive dhe konstatohet leshtesisht se ''te zotet e shtepise'' nuk deshirojne t'i vene ne siklet te ftuarit e tyre.

E cfare pret nga gazetaret e

E cfare pret nga gazetaret e ABC, t'i bejne pyetje ''me spec'' Berishes ??? Gjithsesi, ne nje plan me te gjere, problematika e shenuar me siper vihet re edhe me gazetare dhe politikane te tjere. Mjafton nje zapping neper disa kanale televizive dhe konstatohet leshtesisht se ''te zotet e shtepise'' nuk deshirojne t'i vene ne siklet te ftuarit e tyre.

Ndoshta eshte me e kollajte

Ndoshta eshte me e kollajte te marresh nje politikan, te besh muhabet me te nja nje ore per te bere lajme sesa te marresh nje mal me dokumenta, ti studiosh dhe pastaj te nxjerresh konkluzione.

Pastaj, sa gazetare marrin vesh nga ekonomia dhe nga politikat ekonomike ne Shqiperi?

A keni ndonje vleresim te pergjithshem mbi gjendjen e gazetarise ekonomike ne Shqiperi ju redaksia e Respublica-s (meqe besoj se i njihni koleget tuaj)?

Me beri nje gje pershtypje ne

Me beri nje gje pershtypje ne median e djeshme: Si Topi dhe Berisha ja behen njeherazi ne tv me diference te vogel kohore.Kjo stisje mediatike behet nga beniaminet e pushtetit, pasi vizita e Topit tek "Fiks Fare'' kishte kohe e paralajmeruar, ndersa 'ftesa nga "ABC" u shpernda ne mengjes me urgjence. Aspak diplomatike, aspak respekt per qytetaret, aspak per kedo. Keto fenomene, jo politike, ndodhin ne kuader te konkurences mediatike, ndersa tek ne konkurojne pushtetet, te cilat mundohen ne c'do menyre qe mesazhet te mos transmetohen direkt por te kaluara ne sitat 'redaksionale' te mediave print. Shume te thella e te egra i kemi konfliktet, mbase ne suprine, por 'uthulla' e forte cafte enen e vet sesa pushtetet. Shyqyr qe s'kishte lene dhe Rama gjekundi ndonje interviste televizive e Barrozos ndonje konference shtypi, pastaj si do perfundonte zapingu me mbarim 'baterie'. Asgje nuk eshte e rastesishme, por jane te stisura kaq mire, saqe 'ne qe kemi nje televizor na kallin grindje ne familje'. Ndersa per te tjerat, si e qysh, ku dhemb dhembi shkon gjuha, per te gjithe qe kane dhimbje 'te tmerrshme', 'te paperballueshme','torturuese', 'cfilitese', 'pagjumese' arriviste...Si lart e poshte.

Add new comment