Për emigrantët” Krematorium”

“Për emigrantët, duhen furrat ...”. Ky ka qenë komenti skandaloz, që Mauro Aicardi, një këshilltar i partisë Lega Nord për qytezën e Albengës, ka bërë në faqen e tij Facebook. Më pas ky koment u hoq, por qëndroi aq gjatë sa të krijonte tensionin që pasoi më vonë.
Mauro Aicardi me komentin e tij racist i është shtuar listës së komenteve të ndryshme mbi citimin për emigrantët si “jashtëqitje bastarde”, duke e përkeqësuar edhe më shumë vlerësimin që i bëhet kësaj shtrese nëpër rrjetet sociale.
Kjo ngjarje skandaloze dhe e shëmtuar, e publikuar në mediat italiane, është konsideruar si mjaft serioze prej tyre, duke marrë parasysh se një gjë e tillë është guxuar të shkruhet nga një përfaqësues politik.
Mauro Aicardi jo vetëm që nuk është detyruar të japë dorëheqjen, por është trajtuar si person i sinqertë, me reagime spontane nga kryetari i Bashkisë së Albengës Rosy Guarnieri(Lega Nord).
Italia e prekur nga kriza ka filluar t’i përjetojë gjithmonë e më shpesh aktet e racizmit. Kohët e vështira si në aspektin ekonomik ashtu dhe politik duket se janë terren i mirë për grupet fashiste të cilat kanë filluar të jenë gjithmonë e më shumë aktive.
A.K.
Comments
Le te fillojne me
<p>Le te fillojne me italo-amerikanet ne Sh.B.A.</p>
Add new comment