Secili ka momentet e veta “të topitjes mendore”; Rush Limbaugh, gjithashtu

Rush Limbaugh Show është një program në një radio amerikane, që drejtohet nga, merret vesh prej titullit, Rush Limbaugh. Ky i fundit është, mbi të gjitha për shkak të këtij programi radiofonik, një personazh shumë i njohur në SHBA. Është konservator nga thonjtë e këmbëve deri tek maja e flokëve; dhe është i respektuar e me ndikim mes të gjithë republikanëve amerikanë. Herë pas here këput dhe të forta, të cilat e ndihmojnë të mbetet protagonist i përhershëm në jetën publike amerikane.
Një e tillë duket se ishte ajo e djeshmja, me anë të të cilës ai pretendoi se Obama-t e shohin mandatin presidencial (këtë që kanë e tjetrin që kërkojnë) si një mundësi “për të dëfryer pa hesap e për të bërë pallë e jetë shkapërdare”. Sipas Limbaugh-së, Michelle dhe Barack jetojnë gjithë kohën me idenë se “kjo pallë atyre u takon për shkak të asaj që kanë hequr këta vetë si njerëz me ngjyrë, e mbi të gjitha të parët e tyre”.
Është e sigurtë se Rush Limbaugh mund të thotë gjëra më inteligjente se kaq.
M.N.
Comments
Kur percjell opinione qe nuk

Kur percjell opinione qe nuk jane ne perputhje me ideologjine qe dikton establishment-i qe po behet tashme global, i quan topitje mendore.

Do te ishte me mire te thoje se komentatori Rush Limbaugh ka lakra ne koke !!!

Megjithate jam dakort me

Megjithate jam dakort me frazen permbyllese se ai mund te thote gjera me te zgjuara se kaq !

Limbaugh eshte briliant dhe

Limbaugh eshte briliant dhe idiot.

Eshte komik dhe antipatik.

Eshte republikan po nuk eshte i merzitshem. Ndryshe nga ca kllauna qe vene keta ne radio. Ca debila te tipit Hannity ose Glen Beck.

Njihet si nje njeri qe le bakshishe shume te majme kur shkon ne restorante dhe eshte i apasionuar me Francen dhe kulturen e saj.

Ka obsesion familjen Clinton dhe gjate presidences se tyre harxhoi energji per t'ja prishur qeverisjen. Po Clinton ishte nje politikan i nje kalibri aq te larte se nuk pyeste shume per Rushat dhe bubushat.

Ky bajga Rush Limbaugh

Ky bajga Rush Limbaugh eshte antishqiptar ----dhe eshte shume racist --Me nje fjale ky eshte nje njeri shume i lig dhe eshte edhe shume trap

Si shpjegohet qe shumica e

Si shpjegohet qe shumica e Shqiptareve jane te majte kur e provuan se ku te con e majta???

Ne qe e kemi ngrene ate mut pse duhet ti bejme tehmena prap te njejtit mut???

Po pse keshtu shkruhen artikujt pa asnji pergjegjesi profesionale???

Rush Limbaugh nuk eshte aspak i lajthitur dhe nuk ka patur ndonji here "topitje mendore" por ai ka nji axhende te cilen nuk e fsheh por perkundrazi e thote hapur qe eshte kunder Obames sepse i mendon extrem te majte; sikurse edhe jane. Michele Obama eshte nji grua e ashper,shume e forte dhe me ndjenje te thelle inferioriteti e kjo sepse ne karriere nuk ka ecur sepse ka qene e zoja por sepse ka perfituar nga disa ligje qe perkrahin minoritetet. Pra ajo edhe i shoqi nuk jane ty prej meritokracise por jane aty prej burokracise, qe perkrahe ligje te tilla vetem per perfitime politike.

Zoti Nano, degjojeni ndonje here Rush Limbaugh sepse atehere ndoshta do te keni nje vizion me real per Ameriken.

Add new comment