Teatri shqiptar rivë në skenë tragjedinë “21 Janari”

Sot, sipas mediave, serbët i kanë treguar Qeverisë kosovare se 'ku e ka vendin' duke i ndaluar ministrit kosovar për Diasporën, Ibrahim Makollit, hyrjen në Serbi pasi ka refuzuar të heqë targat e Kosovës nga makina diplomatike. Në të kundërt me vizitën e Tadiç të mbrojtur me policë kosovarë, qeveritarë serbë kishte deklaruar ditë më parë se ministri Makolli nuk ka nevojë të kërkojë leje për ët hyrë në Serbi pasi “ai është qytetar i Serbisë” por ai nuk është lejuar pasi vizita ka qenë si delegacion zyrtar.
Në të njëjtën ditë, Kryeministri Thaçi e ka quajtur aksionin e Vetëvendosjes si ‚21 Janari’ i Tiranës. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Thaçi ka deklaruar „nuk do të lejojmë qëllimin e këtyre krerëve të kësaj partie që janarin e vitit të kaluar të Tiranës ta sjellin këtë janar në Prishtinë.”
Nuk dihet se sa Thaçi e njeh realitetin e Shqipërisë, dhe aq më pak kostot politike që ka një qeverisje së cilës ’i ndodh’ 21 Janari, por qartësisht duket se ai ka vendosur të sillet si Berishë në Kosovë. Madje me krahasimin me 21 Janarin, duket se kërkon të japë dhe mesazhin përkatës.
Ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë “dënon thirrjet ekstremiste të disa shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë“. Bëhet fjalë për një Ministri që nuk dënon dot as thirrjet ekstremiste të deputetëve fqinjë brenda territorit të vet, por që ka merak se mund të bllokohen mallrat serbe në një kufi të huaj.
Jo më kot thonë që politika është një teatër i madh, por ky i yni të bën tërë kohën të qeshësh e në fund të qash. Në fund të shfaqjes, po na paralajmërojnë se ca shqiptarë mund të vriten nga shqiptarë të tjerë, sepse shprehen se duan të mbrojnë interesat shqiptare.
K. Cukali
Comments
Eh more i mjeri Sali ! Nuk tu

Eh more i mjeri Sali ! Nuk tu kujtu te reagosh per denimet qe po ju japin shqiptareve ne Mal te Zi keto jave per mbajtjen e flamurit kombetar apo edhe arestimet nga policia e Maqedonise per te njejtat arsye. Jo, reagon se tu preken interesat nga vizita e Albinit ne Tirane. Cfar marzie.

Mire ja ben Serbi Kosovareve.

Mire ja ben Serbi Kosovareve. Shajne Edi Ramen pa e njoft dhe pa ja pa as turpin e as punen

Add new comment