Kemi qenë “lokomotivë ekonomike në rajon”; tani jemi një nga vagonat

Në konferencat për shtypin me ekonomistë të Bankës Botërore – këtë e zbulon Gjergj Erebara në Shqipin e sotëm – gazetarët që kanë simpati për qeverinë janë ngutur shpesh t’u bëjnë të njëjtën pyetje ekspertëve në panel: Si është rritja ekonomike e Shqipërisë në raport me vendet e tjera të rajonit? Dhe përgjigja ishte e njohur (si në një skenar të shkruar): Shqipëria është me rritje më të madhe. Por dje nuk u dha më kjo përgjigje. Dje ekonomistët thanë se “rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2012, sipas parashikimeve të tyre, do të jetë 2%, ndërsa mesatarja e vendeve të rajonit do ish tek 2,1%-ëshi; përpara nesh do të jenë Maqedonia e Kosova”.
Sipas ekspertëve të BB-së, edhe këto parashikime duhen marrë me rezerva. Kjo rritje për Shqipërinë, por edhe për rajonin, parashikohet në rrethanat, që Bashkimi Europian do të vijojë të rritet. Nëse kjo nuk ndodh, rritja do të jetë më e ulët.
Mirë që janë të huajt, që na japin një panoramë të plotë mbi ekonominë tonë. Sikur të mos ishin këta, sot do të flisnim vetëm për rritjen e eksporteve, për ullinjtë, arrorët, miliona turistë që janë dyndur në Shqipëri, dhe për …. dixhitalizimin e bujqësisë.
E.G.
Comments
Spse me kujton ate kohen e
<p>Spse me kujton ate kohen e "merhumit' , kur naten vone me vesh te mbeshtetur pas autoparlantit te radios 'Orion' degjonim ndonje stacion te huaj ne gjuhen shqipe, te cilit i besonim kaq shume sa e diskutonim me ze peshperites midis miqsh tejshume te ngushte...Pse te jete dhe tani njelloj si ne ate kohe 'fellige', dhembjeprurese, egershane, ferracake, etj? Boll 'na puthi halla ne dy faqet' !</p>
Po ca lokomotive ene vagon
<p>Po ca lokomotive ene vagon thote ky. Ne jena qerre ene shume e lodhur madje.</p>
Add new comment