Socialistët kanë ngut për reformën zgjedhore

Rama ka folur në një mbledhje të grupit parlamentar, dhe është fokusuar më së shumti tek reforma zgjedhore. Agjencitë e ndryshme kanë raportuar fillimisht ‘apelet’, që ai u ka drejtuar Berishës e Topallit (Berishës: “100 herë ke deklaruar publikisht se do të pranosh çdo kërkesë që opozita do të bëjë për sistemin; mbaj fjalën tani!”. Topallit: “lëri hartimet për shtypin, merre shtruar dhe mos i fut fare hundët në këtë punë”), dhe më pas diçka për reformën elektorale, që ngjan të mos ketë rrjedhur e plotë për gazetarët.
Opozita është ende në një fazë diskutimesh, saktësimesh, shqyrtimesh e ballafaqimesh lidhur me reformën zgjedhore, por do ide duket sikur janë pjekur tanimë, gjë që doli dhe nga nënvizimet e Ramës në këtë takim me të vetët. Ky i fundit nuk e ka marrë me nge të madhe këtë radhë (“duam reformë brenda afatit të përcaktuar”, tha ai), dhe ka treguar se përparësi e shqetësim do ketë listat e sakta, numërimin e votave, dhe administratën zgjedhore, për të cilën ai tha se “s’duhet të jetë monopol i dy partive” (sipas Panoramës).
Në fund ai la të kuptohet se synon reformën pa ndryshimin e kushtetutës, por nëse reforma do kërkojë ndryshimin e ligjit themeltar, nuk kemi pse të themi ‘jo’.
Re.Pu.
Comments
Keto jane deklarata ne
<p>Keto jane deklarata ne vazhdimesi te dala nga nje 'fyell' pa vrima.</p>
Add new comment