Punët në Eurozonë janë duke shkuar keq e më keq

Postuar në 17 Janar, 2012 06:12

Dje, Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, u shpreh se situata ekonomike e Eurozonës dhe e gjithë Europës është shumë dramatike, dhe është përkeqësuar në harkun e pak muajve. Ndërsa sot në mëngjes ka dalë njoftimi i agjencisë së rating-ut, Fitch, sipas të cilit Greqia është praktikisht duke iu drejtuar default-it. Me fjalë fare të varfëra, kjo do të thotë se Greqia do të shpallë së shpejti që ajo nuk do të jetë në gjendje të paguajë interesat që ka prej borxheve. Po sot, apelit të kryeministrit italian Mario Monti drejtuar BE-nga faqet e gazetës Financial Times, që t’i gjendet pranë Italisë në këto momente, i është përgjigjur një këshilltar ekonomik i Merkelit: Italia duhet të bëjë çdo gjë vetë.

Duket se perspektiva e krizës europaine do të jetë thellimi i saj.

E.G.

Comments

Submitted by Individi (not verified) on

Qe Greqia do te falimentoje kjo eshte e sigurte. Problemi eshte se cfare impakti do te kete mbi sistemin tone financiar mqs kemi ca banka greke ketu qe zene nje perqindje te konsiderueshme te tregut.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ndikimet e Greqise dhe Italise si edhe mbare ekonomise se Evropes tek je jane ne disa drejtime.

1) Kur besimi i bankave bie tek ekonomite e rajonit atehere kostua e te marrit kredi rritet. Kjo ben qe qeverite te mos pagojne dot kestet e kredive.  Per Shqiperine ky efekt do te jete me i madh se sa per Italine dhe Greqine. Arsyeja eshte e thjeshte, ekonomia e Shqiperise eshte thjesht ekonomi konsumi dhe sherbimesh. Pra ne e kemi shume me te veshtire te gjenerojme te ardhura si shtet se sa ekonomite e tjera.

2) Rrenimi ekonomik i Greqise dhe Italise do te sjelle ne Shqiperi qindra mijra emigrante.  Jo vetem qe kjo do te zvogeloje te ardhurat qe emigrantet dergonin ne Shqiperi, por ata do te jene nje barre e madhe sociale per Shqiperine.

3)  Ne momentin qe Shqiperia nuk pagon dot me kredite bankare te borxheve atehere  qeveria do ta kete te pamundur jo vetem te mbaroje investimet qe ka nisur, por edhe te pagoje pagat e buxhetoreve, pensionisteve, sigurimin e energjise, etj.  Kjo natyrisht do te shkaktoje tension social.

Pyetja nuk eshte ne se kjo do te ndodhe apo jo, por a do te ndodhe perpara zgjedhjeve.  Qeveria do te perpiqet me cdo kusht qe te ruaje stabilitetin dhe ta fshehe krizen deri ne zgjedhje.  Deri tani eshte mbajtur nje fare stabiliteti vetem nga marrja e borxheve pa kufi nga qeveria.  Ka shume mundesi qe zgjedhjet ti fitoje PS dhe pastaj te perballet me nje gjendje te tmerrshme per ekonomine e vendit.  Ne cdo situate Shqiperia do te kete nje shkundje teper te madhe ekonomike ne 1-3 vitet qe vijne.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.