Adi Krasta në Pallatin e Kongreseve: Duam rotacion politik

Adi Krasta përuron erën e show-t politik në shqipëri; dhe tok me të, dhe erën e showman-it të rreshtuar e të angazhuar. E ka bërë në sallën e Pallatit të Kongreseve, nga skena e të cilit është dëgjuar për herë të parë të flitet kundër pushtetit. Në një sallë të mbushur me një publik të zgjedhur prej tij (të zgjedhur, me sa duket, edhe për të mirëkuptuar e pranuar mesazhet që ai do hidhte), showmani i njohur i ka kapur të gjithë në befasi kur ka deklaruar qysh në krye të herës: Duam rotacion të pushtetit. Ky ishte një mesazh, të cilit ai më pas i tha përthyerje të shumta të llojit “PD-ja di ta bëjë mirë opozitën”, apo “kjo qeveri duhet të mësojë nga unë, dmth të mbajë dietë, dmth të mos hajë shumë mut”. E duartrokitën dhe ambasadorët që ishin në sallë (nuk ish e rastit që ishin ftuar Arvizu dhe Sequi, por jo Wollfarth-i). I vetmi politikan i ftuar ish Edi Rama.
Show ishte i ndërtuar në stilin ‘Celentano’, dmth kish monologje ku Krasta kish rast të hidhte spica, të bënte humor e të mbante qëndrime, kish intervista të shkurtëra me të ftuar të ndryshëm (të ftuarit e djeshëm ishin të huaj të lidhur në mënyra të ndryshme me Shqipërinë), kish një skenografi jo shumë të rënduar, që Adit vetë i pëlqente ta kualifikonte si të periudhës Belle Epoque, kish disa monitorë të mëdhej, të cilët ishin edhe dekorativë, edhe funksionalë (ai “dialogonte” vazhdimisht me këta monitorë ku shfaqeshin thënie, batuta, karakterizime, portrete, denoncime, etj), kish një orkestër që luante live (ish ajo me emrin Gaspër Çuçia), etj. Mungonin këngët, por këto i kish zëvendësuar me një trupë të mirë baleti.
Publiku u duk sikur e shijoi show-n, i cili u mbajt nën kontroll gjatë gjithë kohës nga Krasta (duke përjashtuar intervistën me personazhin e televizioneve italiane, Platinette). Shkurt, nëse Krasta duhet të ketë pasur ndonjë merak, s’duhet ta ketë më. Gjëja i shkoi shumë mirë.
Re.Pu.
Comments
Nuk dua te zgjatem me

Nuk dua te zgjatem me percaktimin e termit intelektual. Me shkurt do te thosha se ai eshte ai qe qendron ne opozite te cdo qeverie e pushteti. Vetem keshtu ndihmohen pushtetet nga intelektualet. Pervec prezantuesit e artistit kam pershtypjen se mbreme te Adi Krasta pashe intelektualin.

Ju faleminderit !

Shume shqiptare e

Shume shqiptare e interlektuale ne salle nuk e kane lexuar keshtu. Kush e njeh Adi Krasten e di mire qe I mund te shfaqet i angazhuar sa here vendos ai, por asnjehere i rreshtuar. Me duket naiv ne mos i qellimshmem ky kendveshtrim. Po ndoshta edhe pse jemi te pamesuar me kete lloj show dhe me kesi lloj qasjesh.

o Muç Mjaft me perralla nga

o Muç Mjaft me perralla nga artistet e kushdo tjeter. Rotacioni per Ju opinionistet e analistet kuptohet si nje akt detyrimi per te larguar deshtaket

e te korruptuarit nga pushteti. NEE DEMOKRACI SHERBEN VOTA E LIRE PER KETE ATE NA JEPNI>

Shfaqje e

Shfaqje e jashtezakonshme artistike qe beri diference te dukshme nga gjithecfare shohim ne televizionet shqiptare keto kohe. Sharm dhe permbajtje kurajoze. Vetem ai di gjithmone se si te jete nje hap para ne historine e show-t shqiptar.

Nje skenografi elegante...Orkester qe shoqeronte live si kengetaren e shkelqyer Flaka Krelani ashtu dhe etydet ala "Great Gatsby " ...

Sa per mesazhet e forta politike, ne mos gaboj , Krasta e mbylli me batuten - Jam i lire dhe e dua lirine time .PO. Jam kunder kesaj qeverie. Do te jem kunder te gjitha qeverive qe do te vine. Respektoj dhe dua vetem te persekutuarit dhe te burgosurit politike" Mjaft i qarte per te mos bere aludime si me siper per rreshtime antipatike politike.

tek cili kanal ishte kjo?

tek cili kanal ishte kjo?

Rotacion?!Hem.... iken

Rotacion?!Hem.... iken F.Nano,vjen F. Nano.

Po kush eshte Adrian Krasta

Po kush eshte Adrian Krasta qe kerkoka rotacion politik?!?!Ja per shembull,une nuk dua rotacion politik.Rotacionin e kerkojne dhe e vendosin qytetaret shqiptare dhe jo surrogatet kush do qofshin keta.

Primitivizmi ne te menduar te

Primitivizmi ne te menduar te ka pushtuar i nderuar.Rotacioni eshte norma e pare e demokracise se perparuar ,monarkia njeh pushtet absolut.A e dun njerezit ne Shqiperi rotacioni politik.Respublika e Nanos le te beje nje poll dhe do te shohim se c'fare mendojne njerezit.

O Elmaz.k, zor se je me i

O Elmaz.k, zor se je me i mire se A. Krasta, pavaresisht se une nuk e njoh nga afer. Mos e shperdoro te drejten per te shkruar, o popull.

Epo tani qe edhe Krasta

Epo tani qe edhe Krasta kerkoi rotacion politik jam me i qete. Nuk kane pasur rendesi ato dhjetra protesta ku une kam marre pjese gjithcka qe ne duhet te benim per te rrezuar diktatroin Sali Berisha ishte ti kerkonim Krastes qe te kerkonte rotacion politik.

Faleminderit Krasta.

Nje shfaqje e mrekullueshme

Nje shfaqje e mrekullueshme qe na beri te ndihemi shume mire per dy arsye kryesore: na dha kenaqesi me zgjedhjet artistike fine qe kishte bere, dhe pame, pas kaq kohesh, nje njeri te lire ne skene qe ka guxim te shpreh hapur dhe fort qendrimet e tij. Adi eshte nje gazetar, nje prezentator, nje qytetar dhe nje votues. Me te gjitha keto atribute, ka te drejten, dhe, bravo qe ka edhe kurajon qytetare dhe artistike te kerkoje nje Shqiperi me te mire.

Nuk e pashë shfaqen por jamë

Nuk e pashë shfaqen por jamë i sigurtë që shfaqja ka pasur sukses me një drejtus si Krasta vetëm thënja jam i lirë dhe e dua lirinë i ka thënë të gjitha për ti thënë këtijë populli se duhet të mësojë ta dojë shumë lirinë e tijë se pa atë është i mbaruar. Përshëndetje zoti Kasta

Dhe kerkesa e Adushkes i dhe

Dhe kerkesa e Adushkes i dhe rezultatet.Fatos Nano do rikthehet perseri.Edhe ky nje fare rrotacioni eshte,pavaresisht rrotes qe ka brenda.

Jam dakort per princip me

Jam dakort per princip me cdo kendveshtrim ndryshe, te artikuluar ne cfar do lloj menyre.

Kur e ben Krasta eshte edhe me i vecante, boll me lloj - lloj torrokopi, leckamani qe llomotitin nate e dite per pushtet e per opozite. Kte shoqeri duhet ta marin per "dore" pse jo edhe njerez te kultivuar dhe me nje lloj profili te afirmuar "jo te sponsorizuar" mediatik, intelektual e qytatar si Z Krasta.

Ne nje pamje te pare kausa e

Ne nje pamje te pare kausa e Krastes duket normale per nje personazh publik te llojit te tij, nese e shohim ne aspektin me te ngushte me duket nje pasqyrim i interesave te ngushta personale te tij sic bejne shume te tjere, pra Krasta sben diference nga te tjeret, smund ti them faleminderit qe fole mqs une smund te flas . Mendoj qe ka menyra me te sofistikuara per te bere rotacion politik, mund te trajtohen problem pa fund qe ne i kemi perdite para syve dhe nuk i shohim, ose sna e mban ti pranojme, te cilat Krasta me syrin kritik duhet ti kishte pare, pra te njohim problemet tona dhe te reagojme dhe jo interest e Krastes e te tjereve me rradhe.

Krasta nuk ka kurre

Krasta nuk ka kurre interesa te lidhura me politiken. Nuk ka patur asnjehere dhe nuk do te kete as kur te vine te tjeret ne pushtet. Ata qe e kane ndjekur ne vazhdimesi dhe e njohin e kane fare te qarte kete. Eshte rrahur ne 1995 nga garda e berishes. .. Ka qene opozitar me Fatos Nanon dhe me shume se kunder Berishes ka folur kunder Rames ne daljet e tij ne publik. E mira dhe e keqja e Krastes eshte qe i thote gjerat si i mendon dhe kur i mendon. Historia qe po nuk je me" te parin" - je patjeter me "te dytin" eshte bere banale. Pikerisht nga kjo driteshkurtesi jemi ketu ku jemi. Mesazhi qe duhet marre nga perfomanca e Krastes eshte : " them ate qe mendoj " KAQ. 70 % e atyre qe degjojme ne publik nuk thone ate qe mendojne. Here nga frika, here nga droja , hera nga rruajtja e neveritshme e balancave e me se shumti nga mbrojtja e interesave te pastra e te felliqura personale .

Jam plotesisht dakort me ju

Jam plotesisht dakort me ju por kthehem dhe lexoj kerkesen e Krastes : duam rotacion politik , mbasi te rrotullojme rroten ke sygjeron Krasta qe te veme, eshte i mirepritur te na jape alternativen tjeter se ju siguroja te po presim te gjithe, eshte e lehte te konstatojme, puan eshte te zgjidhim gje, sjemi aspak budallenj e shofim cpo behet po sdime nga te shkojme .

Nje tribun i mendimit te lire

Nje tribun i mendimit te lire per te cilin u sakatua nga bandat e Berishes dhe asnjeri nuk morri pergjegjesi. Me sa duket situta ka mbrritur atje ku nuk mban me dhe para se dikush te shpalle vehten mbret te perjetshem nje ze intelektual thote perseri:Njerz jini vigjilente.

Add new comment