Burimi i remitancave ka zënë të shterojë; 9% ishte rënia e tyre gjatë vitit 2011

Remitancat (paratë që kanë për burim emigrantët tanë e për destinacion Shqipërinë) kanë qenë një burim i mirë rritjeje në ekonomi gjatë 20 viteve të fundit. Është vërejtur në vijimësi, vit pas viti, një trend rritjeje i këtij fluksi parash. Genc Kondi jep diagramën e lëvizjes së tyre në kohë në një shkrim të tijin në shqiptarja.com. Në vitin 2004 remitancat kanë qenë 774 milionë euro, në 2005 në nivelin e 802 milionë eurove, në 2006 kapën shifrën e 937 milionëve, në 2007 atë të 952 milionë eurove, dhe është ky vit që shënon kulmin e remitancave. Mirëpo, në 2007 fillon kriza financiare, dhe prandaj ky moment shënon dhe fillimin e rënies. Në 2008-n remitancat ishin 833 milionë, në 2009-n 781 milionë, në 2010-n 690 milionë euro, dhe në vitin e fundit, 2011-n, remitancat kanë rënë me 9%.
Fullani, guvernatori i Bankës, i ka llogaritur remitancat si një nga tre faktorët kryesorë që ka nxitur rritjen tonë ekonomike në vite. Dy të tjerët janë borxhi publik, dhe investimet e huaja. Duhet të shqetësohemi, thotë gazetari Kondi, pasi këto burime janë duke u tharë që të treja.
E.G.
Comments
Boll me kortizone, se u

Boll me kortizone, se u mufatem si shume! I erdhi koha dhjamit tone !

Jo-jo vetem vazhdoni ta

Jo-jo vetem vazhdoni ta shfryni akoma tollumbacin e shqiptarizmes,se nuk do te ngeleni me 9% renje,por do te ngeleni me 50% e vazhdimisht ne zbritje...!

remitancat! pse me duket

remitancat!

pse me duket vetja si zezak?

Add new comment