Shpërthim militant i Florion Mimës

Postuar në 23 Janar, 2012 04:18

Florion Mima, ish-ministër i financave, ka dhënë një intervistë për Gazetën Shqiptare. Ka një lloj vetëdorëzimi e nënshtrimi në shumë afermacione të tij, dhe është disi befasuese për të gjithë ata që kanë parë tek Mima një njeri të opinioneve racionale e të balancuara. Në një moment thotë, se “[disa kolegë të mij kanë propozuar emrin e Sali Berishës për President, por kjo ka ardhur] nga egzaltimi që ne ndjejmë kur bëhet fjalë për kryetarin e partisë sonë”. Thotë fiks kështu: nga egzaltimi që ne ndjejmë kur bëhet fjalë për kryetarin e partisë sonë. Asnjë militant i PD-së nuk ka arritur ta përshkruajë publikisht raportin e vet me Berishën në terma të një përunjësie të tillë të skajshme. Për ata që nuk e dinë, ‘egzaltimi’ është ndjesia e një gëzimi drithërues e të pamatshëm (anglisht: exultation).

Por në këtë intervistë ka dhe ndonjë moment tjetër disi të turbullt. Kur i duhet të japë një gjykim mbi koalicionin PD-LSI, ai lëshohet krejt papritur me një frazë patetike: “Besoj patundshmërisht se koalicioni aktual ka bërë tok forcën, kurajon dhe energjinë e nëj force të djathtë me dhembshurinë sociale të një force të majtë, dhe këtu qëndron forca e vërtetë e këtij koalicioni”. Ta besojë vetë, vallë, këtë që thotë?

E.G.

Comments

Submitted by gimi (not verified) on

<p>militantet e PD-se i kane fantazite erotike jo me Jenna Jameson dhe Rocco Sifredin por me duon Sali Berisha dhe Jozefina Topalli! Mos te flasim pastaj per treshet!</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

<p>Sa keq me vjen per Flor Mimen. Jo per gje por e njof nga afer&nbsp;dhe kur filloi si zv.minister i financave, rregulloheni kete gje ne shkrimin tuaj&nbsp;se Florjoni nuk ka qene asnjehere minister, shume eksperteve ne lemin e ekonomise dhe taksave ju be qejfi dhe shpresuan shume. Por dalengadale filloi zhgenjimi dhe tani shikon nje njeri pa karakter. Them pa karakter se te dali nje qytetar qe ka punuar ne detyra te ndryshme, qytetar, ka punuar me organizata te huaja dhe di shume nga jeta dhe te thote keshtu brockullash eshte jo turp po shkuar turpit. Ketu e shikon sesi njerezit shesin cdo gje nderin, karakterin e cdo gje qe kane vetem epr te qene nje cop deputet. At the end prape nje cope do ngelesh pro jo me deputet por nje cope m..&nbsp;&nbsp;</p>

Submitted by luani (not verified) on

Shume e turpshme. Kta jane bere te gjithe sahanlepires... Turp.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.