Rama i ka varur shpresat tek Arvizu-ja për zbardhjen e 21 janarit

Postuar në 22 Janar, 2012 06:01

Në shënimin e mëparshëm tonin me titull “Rama flet si mik i ‘miqve të Shqipërisë’; dhe siguron se autorët e 21 janarit do gjykohen” veçonim një përpjekje të udhëheqësit socialist për krijuar idenë, jo pa shkak, se diplomatët e huaj janë në anën e opozitës, tanimë. Në fjalën që mbajti në Akademinë e Arteve ai iu referua disa herë komunitetit ndërkombëtar, sidomos lidhur me kontributin e tyre për zbardhjen e krimit të 21 janarit. E ka përmendur ambasadorin Arvizu me shumë këmbëngulje, aq sa të krijohet përshtypja se hetimin e ngjarjes tragjike të një viti më parë ia ka lënë në derë atij.Ja nënvizimi kryesor i tij që ecën në këtë linjë: “Jam sot i bindur, falë miqve të mëdhenj amerikanë, se 21 janari i ardhshëm, s’do ta gjejë Shqipërinë kaq të trazuar sa sot prej mungesës së drejtësisë për 21 janarin e shkuar, sepse provat e pakundërshtueshme të ekspertizës së lartë të Byrosë Federale Investigative, do të hedhin dritën që do të jetë e pamundur të shuhet nga pushteti i korrupsionit dhe korrupsioni i gjykatave të pushtetit. Mirënjohje dhe respekt për Shtetet e Bashkuara, të cilat me këtë mbështetje të vyer në rrugës e gjetjes të së vërtetës për 21 janarin, po i tregojnë Shqipërisë e shqiptarëve, të gjithëve ne, se rruga e demokracisë, e lirive e të drejtave, e barazisë së të gjithëve para ligjit dhe e drejtësisë së barabartë për të gjithë mund të mos jetë e lehtë kur kërkohet paqësisht, por vetëm paqësisht mund të ndërtohet mbi themele të qëndrueshme.”Re.Pu.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>&nbsp;O do te besosh ne zot o do te besosh ne Amerike. Zoti t&#39;a jep inatin me rrufe dhe Amerika t&#39;a jep inatin me &#39;termet&#39;. Me mire termet sesa rrufe, mbasi eshte mundesia per t&#39;u riperterire!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.