Newt Gingrich pas fitores në Karolinën e Jugut: Poshtë elitat liberale!

Newt Gingrich u duk një kandidat sa për numër në muajin qershor; edhe në fillim të këtij muaji (janar), kandidatura e tij u konsiderua një gjë jo serioze. Por votimi në Karolinën e Jugut e rivitalizoi papritur dhe fort, dhe tani nuk ka gjasa që të dalë shpejt e kollaj nga kjo garë, e cila do të dominohet, kështu duket, nga ballafaqimi i tij me Mitt Romney-n. Në Karolinën e Jugut, Gingrich mori 40.4% të votave republikane, ndërsa Romney vetëm 27.9%. Rick Santorum e Ron Paul ishin nën 20%.
Në fjalën e parë pas kësaj fitoreje (zgjati 23 minuta), Gingrich zuri t’u vinte sipas avazit atyre konservatorëve amerikanë (nuk janë të paktë), që janë të zemëruar me elitat intelektuale e kulturore, të cilat – ky është pretendimi i republikanëve – kanë sunduar, ngjyrosur e intoksikuar hapësirën mediatike, publike e institucionale me idetë liberale. “Janë këto elita”, tha Gingrich, “të cilat kanë më shumë se 50 vjet që s’po lënë gjë pa bërë për t’na bërë neve të heqim dorë prej të qenit amerikan”.
Re.Pu.
Comments
Kjo eshte shume e vertete -
<p>Kjo eshte shume e vertete - nje pjese tejet liberale ne moral e vlera eshte ajo qe po e con drejt prishjes Shba. Jo te gjithe intelektualet jane liberale. Te jesh konservator ne Amerike apo Europe eshte pozitive sepse ka pasur vlera qe duhen ruajtur. Pse perpiqeni ti jepni nje ngjyrim negativ republikaneve ekonservatoreve sikur jane kunder intelektualizmit. Na jeni bere si Enver Hoxha dikur qe cdo gje te lidhur me fene e quante produkt te injorances e cdo njeri fetar ekonsideronte injorant.</p>
problemi me keta republikanet
<p>problemi me keta republikanet eshte qe jane injorante. por jo injorante te pagdhendur, jane injorante te vullnetshem. nga keta tipa duhet pasur frike, pasi perdorin si mburoje dhe justifikim injorancen ne menyren me te rrezikshme: qe thjesht aq dine dhe ajo qe thone eshte e verteta per ta.</p>
Add new comment