Vetvendosja bën të mundur Reciprocitetin. Por për sa kohë?

Postuar në 22 Janar, 2012 08:15

Koha Ditore raporton se “një numër relativisht i madh i protestuesve, por gjithsesi më i vogël se më 14 janar, vazhdon të qëndrojë  në mes të dy urave, në afërsi të Merdarit. Mirëpo edhe një numër, poashtu i madh i protestuesve, ka nisur të shpërndahet. Në mes të dy urave, ku po qëndrojnë protestuesit situata është e qetë dhe nuk ka ndonjë incident, apo provokim nga asnjëra palë-as nga protestuesit, as nga policia.”

Dita e sotme tregon se ndërhyrja brutale e policisë më datë 14 janar ka qenë thjesht një provokacion i panevojshëm dhe i kërkuar i pushtetit. Por dita e sotme bart dhe një të panjohur. Albin Kurti ia ka dalë mbanë për një moment që të vendosë reciprocitet mes Serbisë e Kosovës, por ky reciprocitet i arrirë me ndihmën e protestuesve s’mund të garantohet për shumë kohë. Ç’do të bëjë qeveria në këto rrethana? Po protestuesit si do veprojnë nëse qeveria nuk garanton reciprocitetin e kërkuar nga protestuesit?
Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.