Mero Baze: Berisha vrau më 21 janar 2011, pasi ai s’pranon ngjarje pa bilanc

Mero Baze është një njohës i mirë i Berishës (nëse biem dakord se ka njohës të tij). Në një opinion të vetin të publikuar në Tema, ai bën një përpjekje për të saktësuar (me hamendje) rrethanat, dhe arsyet, pse është qëlluar mbi njerëzit e paarmatosur më 21 janar të vitit të shkuar. Pyetja, së cilës Baze tenton t’i përgjigjet, është: Pse i vrau Berisha ata njerëz? Dhe ja se ç’thotë:
“Kjo ishte një pikëpyetje e madhe jo vetëm për kundërshtarët e tij, por dhe për ata që e njihnin nga afër Berishën. Ne që pamë si u rrëzua nga tavolina e gazetarëve Hekuran Deda, apo si u këput Ziver Veizi me duar në xhepa në bulevard, e kishim të qartë se po qëllohej me vetëdije. Kur protesta ra, kur njerëzit thuajse ishin shpërndarë, kur policët thuajse ishin shpartalluar dhe njësitë speciale zyrtare dhe jo zyrtare të Berishës ishin brenda oborrit, u qëllua me vetëdije për tu vrarë. U qëllua kur vdekjet nuk trembnin dhe nuk frymëzonin askënd. U qëllua kur askush thuajse nuk e mori vesh nëse ata vdiqën apo u plagosën. Askush në bulevard nuk ishte i vetëdijshëm se kishte viktima. Lajmi erdhi pas orës 16 nga Spitali Ushtarak dhe sërish nuk ndikoi mbi ata pak vetë që kishin mbetur në rrugë. Pra, nuk u vra as për të trembur turmën, as për të trembur opozitën, as për të inkurajuar forcat e mbrojtjes. U vra me ligësi dhe urrejtje, u vra me burracakëri, ndërsa gjithçka po përfundonte si një demonstrim i ashpër me episode dhune të zakonshme këto për çdo protestë të tillë, ai vrau. Tek rrija përballë dritares së zyrës së tij në kullat binjake, kur më erdhi lajmi se dy vetë kishin vdekur, (i treti u njoftua pak më vonë) mu shfaq tërbimi i tij, pikërisht kur gjithçka po mbaronte. Si një njeri që nuk pranon të ketë një betejë pa bilanc, ai nuk mund të pranonte në karakterin e tij një demonstrim force nga opozita. Mijëra njerëzit e grumbulluar kundër tij, fuqia e tyre për të shpartalluar policinë me duar në xhepa, bënin kontrast të madh me krekosjen e tij publike. Nuk mund ta pranonte dot këtë. Jam i sigurt se vendimin për të vrarë nuk e ka konsultuar me askënd. Njerëzit afër tij ma përshkruan Lulëzim Bashën thuajse të lebetitur nga frika dhe hutimi. Komandanti i Gardës, i cili mund të përfundojë në qeli, është po ashtu një ushtarak i përmbajtur, edhe pse besnik i tij. Ai u detyrohet shumë fëmijëve të vet që e kanë emëruar aty, por ka një raport me ligjin dhe një distancë të fshehur nga gjestet e rrëmbyera të Berishës. E kam parë me sytë e mi kur ka kundërshtuar urdhrin që Berisha i dha në vitin 2006 për ta nxjerrë zvarrë Ilir Metën nga salla e parlamentit pasi hipi mbi tavolina. Refuzoi dhe ishte gati të ikte. Ç’kish ndodhur me të? Mund të ishte kompromentuar gjatë rrugës, mund të kishte detyrime ndaj një rrethi më të afërt të familjes Berisha, por jo deri tek vrasja. Si mirditor, ai ka dhe peshën e Kanunit mbi supe për çdo gjak të hapur. As me atë nuk e ka konsultuar. Me Gjergj Lezhën jo e jo. I gjori Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, kushedi sa përpjekje ka bërë mos t’i shfaqej përballë atë ditë… I sillja të gjithë ndërmend dhe bindesha më shumë se e kishte marrë vetë atë vendim. Përfytyrova si ka thirrur “dikë të vetin” në zyrë, ka ngritur pak zërin e televizorit nga ideja se përgjohej dhe i ka dhënë shenjë të qëllonin. Pak më vonë është qëlluar. Momenti kur filloi të qëllohej mbi turmë ishte episod gati dhjetë minutash. Vetëm në ato dhjetë minuta tytat e armëve u drejtuan mbi qytetarët dhe kangjellat e Kryeministrisë janë sharruar nga brenda nga plumbat. Ata që kanë qëlluar ishin qitësa special të Gardës. Në mendjen e tij të hallakatur dhe dalldisur nga ideja se Edi Rama i “kishte bërë rreshtore”, vërtitej ideja e hakmarrjes. Mendimi se ata mund ta përsërisnin këtë gjë vazhdimisht derisa ai të rrëzohej nga pushteti e tmerronte. Nuk jam i sigurt se bashkë me idenë se duhet të vriste, kishte ndërmend dhe mënyrën se si do t’i fshihte, por pak pasi i vrau, duket se e kishte fiksuar skenarin A: Viktimat i ka vrarë vetë opozita. Pasi kjo u hodh poshtë, lindi skenari B: U vranë se ishte grusht shteti.”
Re.Pu.
Comments
Mero Baze eshte i vetmi qe

Mero Baze eshte i vetmi qe ben nje analize korrekte te politikes shqiptare. Shume analiste te tjere mendojne se duke goditur vetem Berishen humbin paanesine e tyre dhe keshtu here pas here duhet ti bien edhe Rames duke krijuar pershtjellim ne popull dhe duke krijuar idene se te gjithe jane ne nje thes. Kjo dukshem con uje ne mullirin e Berishes. Diktatorit te fundit ne vendet qe aspirojne per BE.

mero baze eshte gazetar i

mero baze eshte gazetar i vertete se i analizon gjerat siç jane dhe jo si duhet te jene

Vrau per frike. Dhe u

Vrau per frike. Dhe u frikem...

Berisha e quan

Berisha e quan opoziten armike dhe kur tjetri te konsideron armik, ai kerkon te te vrase .

Menyra si i vrau Sala ata te 4 vertetoi supozimin se ai e konsideron opoiten armike ....Vrasjet u kryhen mbi njerez qe nik ishin aspak aktive ne proteste ,kjo tregonse ata jane vrare me urdher per te vene ne jete ndonje skenar te pregatitur ....nga Sala sigurisht, ne menyre qe te azgjesonte opoziten politkisht .

Add new comment