I ka kopsitur mirë Berisha deklaratat e veta mbi 21 janarin?

Postuar në 23 Janar, 2012 03:48

Sali Berisha ka bërë një deklaratë të qartë më 23 janar 2011: “Pas konferencës së shtypit i kam kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave [Gjergj Lezhjes] të vërë në dispozicion të Prokurorisë të gjithë videon e kryeministrisë. Kryeministria ka një sistem videosh te vetin, përveç asaj që ka Garda, përveç asaj që vendos policia. Kamerat tuaja ishin të plota. Në këtë kontekst, me bindjen time kishte një material të plotë për të saktësuar se nga erdhën plumbat, si u vra dhe ku u vranë, pra të gjitha rrethanat.”

Mero Baze i kthehet kësaj deklarate, dhe arsyeton: “Këtë e thoshte më 23 janar. Hm. Siç doli më vonë nga ekspertiza amerikane, serveri i Kryeministrisë është fshirë rreth orës 1 të natës duke u gdhirë 22 janari. Pra i bie që Gjergj Lezhja e ka marrë porosinë, ka kontrolluar pamjet filmike, është tmerruar nga ato çfarë ka parë, ka bërë një kopje, ia ka çuar Berishës në zyrë dhe kanë fshirë serverin. Djallëzia e Berishës shkon në ekstrem. Ai qëllimisht flet më 23 janar për server të paprishur të Kryeministrisë që sot të ketë alibi se ai nuk dinte gjë që ishte prishur. Që atë ditë ai ka menduar si ta fusë në burg Gjergj Lezhën, si bedelin e parë të këtij akti kriminal. Ligësia e kësaj deklarate tani duket më e plotë. Një vit më pas, kur FBI ka sjellë ekspertizën në Tiranë dhe paraqet si problem faktin se ky server është fshirë natën e 21 janarit, shihet qartë se Berisha çdo hap drejt alibisë së tij e ka bërë me vetëdije. Siç bëjnë vrasësit profesionistë.”

Një vit më pas, më 19 janar 2012, Sali Berisha bën një deklaratë disi të çoroditur, e kundërthënëse, lidhur me të njëjtin argument: “Absolutisht nuk kam asnjë dijeni se janë fshirë [pamje nga serveri qendror], qoftë edhe një gjë. Ajo që unë kam bërë që në orën 7 të darkës është se kam urdhëruar që gjithçka, ne nuk kemi një sistem kaq të përsosur por diçka kemi, për rrethimin unë them se duhet të jetë i Gardës. Grupi im nuk ka sistem. Grupi im ka detyrat e veta. Unë kam një grup si çdo kryeministër dhe ai ka detyrat e veta. Kështu që gjithçka ka ndodhur para kamerave. Nuk kam dijeni që të jetë fshirë qoftë edhe një segment. Kam dijeni që nuk ka qenë i gjithë territori i survejuar dhe prapë mund të mos jetë i tërë territori, varet nga mjedisi, kjo është çështje ekspertësh dhe jo çështje të miat.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Ky Gjergj Lezhja, duhet te kete kujdes e te mos shkoje per gjah se eshte dimer e rruget jane te ngrira dhe maqinat shkasin kollaj.

Submitted by Rimi (not verified) on

Nje deklarat e avokat Ngjeles te publikuar se fundi eshte shokuese. Ai ka siguruar nje kopje te ekspertizes se FBI-se. Ne te cilin thuhet se me rikthimin e serverave eshte arritur te zbulohet nje britme te Berishes i cili ju bertet gardisteve " qelloni mbi turme per te mos hyre askush ne kryeministri. Madje me pamje shfaqet edhe vete me automatik ne dore.

Ky lajm nese eshte i vertete eshte shokues ?!

Submitted by Albani (not verified) on

Si ka mundesi qe thot berisha ne nuk kemi kamera te nje cilesie te mire per te kontrolluar kryeministrin, ky esht budallalleku me i madhe, mos po flet per vitet .45ne 2011 ishim,kush mund ti besoj ketyre , nderhyrja ne to esht 100%

Submitted by Leonardo (not verified) on

Në qoftëse Enver Hoxha është diktatorë se vrau dhe burgosi në emër të popullit po këtijë bazhibozhugu çfarë duhet ti bëjmë që vretë dhe dënonë në emër të tijë

Submitted by Saimir (not verified) on

Eshte e frikeshme dhe etrishtueshme qe dikush e krahason te ashtuquajturin kryedemokratikas S.B. me Enver Hoxhen, por eshte fatkeqesisht nje krahasim te cilit nuk mund t'i shpetohet. Tesh pyes vedin, po kur te nderroje jete ky a do ja bejne njelloj si Enverit, apo do te kufizohen me nje pshurrje bedele?
Kur do te krijojne shqiptaret shtet qe te gjykojne realisht kriminelet? T'i japin secilit mundesi te jetoje i lire, i paneperkembur e i pafrikesuar ng shteti i dhunshem? Kur do te vije koha qe cdo punonjes i shtetit, cdo qytetar, e cdo drejtues me cfaredo niveli te pranoje se shteti fillon te respekti per ligjin?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.