Dy shinat e aksionit politik të PS-së: Drejtësi për të vrarët e 21 janarit dhe drejtësi ekonomike

Postuar në 22 Janar, 2012 14:06

Në fjalën e mbajtur gjatë hapjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, Edi Rama ka falënderuar qytetarët shqiptarë që morrën pjesë në homazhet e zhvilluara dje në kujtim të 4 të vrarëve gjatë protestave të 21 janarit 2011. “Ne nuk do të rreshtim kurrë së kërkuari drejtësi për jetët e të pafajshmeve dhe për gjithçka të padrejtë që është bërë nga kjo qeveri,”- tha Rama. Lideri i opozitës theksoi se programi i partisë së tij e ka respektimin dhe vënien e drejtësisë në themel të vet, pasi pa drejtësi nuk mund të qeveriset.  “Shpreh mirënjohje ndaj SHBA dhe ndaj ambasadori Arvizu për angazhimin këmbëngulës të një hetimi të thellë dhe deri në fund të 21 janarit për të zbardhur të 4 vrasjet dhe për të ndëshkuar vrasësit. Për interesin kombëtar dhe publik në funksion të një shteti të mirëfilltë të së drejtës, ne nuk jemi të interesuar të dalë në dritë vetëm dora e ekzekutuesve, por të vihen përpara drejtësisë edhe urdhëruesit e tyre”, - theksoi Rama.

Në lidhje me drejtësinë në fushën ekonomike, Rama theksoi se politika e PS-së nuk është një politikë e diskriminimit, por është e vetmja politikë që sot mund të garantojë drejtësi në konkurrencë, ndershmëri dhe vlerësim të secilit sipas meritës. Ai ka kërkuar nga deputetët të nisin rrugën e sqarimit të programit qytet më qytet dhe fshat më fshat, për të komunikuar me shqiptarët, me çdo grup interesi për alternativën socialiste.

Pra, për vënien e drejtësisë në vend për të vrarët e 21 janarit, PS-ja duket se do të bazohet tek ndihma amerikane, ndërsa për vendosjen e drejtësisë ekonomike duket se do të bazohet tek aftësia e drejtuesve të saj për të bindur mjaftueshëm shqiptarë se progarami socialist është ai që mund të vendosë drejtësinë ekonomike.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

Edi Rama duhet te mbeshtet fuqimisht nga populli shqiptar ne betejen e tij per rrezimin e diktatures qe gjithmone e me shume po hedh rrejnje. ne Shqiperi.

Nje largim i tij nga politika do te thoshte dhe shuarjen e shpreses se fundit per kete popull.

Submitted by Albi (not verified) on

Askush nuk eshte i pazevendesueshem, aq me teper nje njeri te cilit ka filluar ti ngrihet nje kult individi sic e tregon dhe vete ti.

Submitted by Ilir (not verified) on

Te gjiths as thote jane Demagogji vecanerisht per  21 Janarin......Ne rast se fiton mot ......Saliun nuk e  nxjerr dot ne gjyq pasi eshte Opozite dhe do merret si gjyq Politik , Ne rastin tjeter nqs prape Rama fiton , Saliu bashke me Ilirin do tia kthejne me te njejten monedhe... me greva demostrata, rremuja ......si ato te Saliut......nuk do ta lene te punojne.Deri mot eshte edhe nje vit, tani zgjidhet Presidenti ku Saliu do mundohet te ver nje Kukull te vet....dhe me kete shtie ne dore edhe Prokurorine.....dhe rrjedha e ngjarjeve dihet se si merr....Saliun me Rruge ligjore nuk e fut dot brenda........e vetmja zgjidhje eshte vetgjyqesia e familjareve.......por qe jane te dobet ekonomikisht dhe praktikisht Saliut nuk i bejne  dot prape gje......

Submitted by raimondi (not verified) on

Nje opozite qe ka ndermend te  drejtoje nje shtet ,  duhet te kete  edhe nje shine te trete ,  nuk ka vetem  ekonomine qe  eshjte primare ,por edhe politken

Dhe politika permbledh politken e jashtme dhe te brendeshme, se ne jemi nje shtet me probleme ne  maredheniet me fqinjet tane.....

-Dhe  nga ana tjeter ne kete ceshtje te politikes, Pushteti  eshte totalisht i diskretituar -------Atehere perse te mos shfrytezohen keto gabime skandaloze te pushtetit ne kete fushe  ,ne menyre qe te pershpejtohet rrezimi i ketij pushteti ??

--Pra PS-ja duhet te kete tre drejtime kryesore  ne luften e saj opozitare

1-Ekonomine, 2-politken ,3- Drejtesia per 21 Janarin,,  e cila duhet perfshire ne Luften kunder korupsionit   ne sistemin  te drejtesise

Ndaj ,PS-ja duhet ta  axhustoje njecike programin e saj te punes  qe te duket tamam  si program i nje partie politike  ,se ashtu  sic e ka ,pa perfshire politken  ne te ,duket si program i ndonje OJQ-je

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.